AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy organizata kërkojnë hetim për kushtet e punës pas helmimit të 20 punëtoreve në Shkozet

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një biznes fason në Durrës | Foto nga : Gëzim Kabashi

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Qendra për të Drejtat në Punë denoncuan të hënën kushtet e këqija të punës së punonjëseve të fasonerive në Shqipëri, ndërsa i bënë thirrje autoriteteve të hetojnë rastin e helmimit në Shkozet dhe të zbulohen personat përgjegjës.

Foto ilustruese nga një biznes fason në Durrës | Foto nga : Gëzim Kabashi

Duke e konsideruar rastin e helmimit të 20 punonjëseve të një fabrike tekstile në Shkozet të Durrësit në fundjavë, si shembullin flagrant të shkeljes së të drejtave të punonjësve dhe Kodit të Punës, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, (GADC) dhe Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), i bënë thirrje autoriteteve të hetojnë kushtet e punës në fabrikën në fjalën dhe të nxjerrin para ligjit përgjegjësit.

“Ne kërkojmë të hetohet dhe të bëhet transparencë lidhur me faktorët që helmuan mbi 20 gra e vajza në shoqërinë “Lovers Albania” në punë e sipër; [të kryhet] hetim i kushteve të punës dhe pagesës së grave të kësaj shoqërie, situatën e respektimit të kontratës së punës dhe zbardhjen e mbrojtjes ligjore apo sociale që gratë do të përfitojnë si rrjedhojë e aksidenteve me pasojë cenimin e shëndetit në punë, siç përcaktohet nga ligjet në fuqi,” thuhet në deklaratën për shtyp të së hënës, drejtuar kryeministrit Rama, ministrave Ahmetaj dhe Manastirliu, Av. Popullit Ballanca, si dhe autoriteteve përgjegjëse për hetim.

Qendrat gjithashtu kërkuan  të zbardhen inspektimet e punës dhe ato shëndetësore të kryera në këtë shoqëri dhe ekzaminimin e dokumentit të vlerësimit të riskut dhe personave përgjegjës për hartimin e tij, si dhe hetimin e funksionimit të aktivitetit të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë brenda kësaj fabrike dhe hetimin e aktivitetit të sindikatës  që vepron në këtë fabrikë dhe të përmbajtjes së kontratës kolektive të lidhur me punëdhënësin.

Rreth 20 punonjëse të një biznesi fasonerie në Durrës u paraqitën me shenja helmimi ditën e shtunë në urgjencën e spitalit të Durrësit. Në mëngjesin e asaj dite punonjëset nisën të shfaqnin shenja këputje, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje vetëm pak kohë pasi kishin shkuar në punë dhe shkuan në urgjencë për ndihmë mjekësore njëra pas tjetrës.

Punonjëse të ndryshme të kompanisë, që kërkuan të mos identifikoheshin, i thanë BIRN të shtunën se shqetësimet ishin të përsëritura dhe se çdo javë kishte raste “të fikëti” në vendin e punës. Ato thanë po ashtu se ndërsa vendi i punës ishte i pajisur me kondicioner dhe freskuese, një pjesë e grave ndjeheshin nën presion dhe stres për shkak të normës.

“Ne po ndjekim hap pas hapi, zbardhjen e plotë e të shpejtë, të ngjarjes duke pasur parasysh që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës,” tha GADC dhe CLR, organizatat mbështetëse të lëvizjes sindikale në vend.

Ato gjithashtu ngritën shqetësimin se gratë dhe vajzat e këtij sektori vazhdojnë të punojnë në kushte të rrezikshme, të ekspozuara ndaj lëndëve kimike, fizike e biologjike për të cilat nuk informohen dhe për rrezikshmërinë e të cilave nuk kanë dijeni.

Organizatat po ashtu denoncuan se këshillat e sigurisë e shëndetit në punë në shumë fasoneri ose nuk ekzistojnë ose janë fiktive për të përmbushur dokumentacionin.

“Sipas raportimeve të grave e vajzave punonjëse në fabrikat e tekstileve e këpucëve ato bëjnë rreth 300 – 400 orë shtesë në vit dhe mezi marrin pagën minimale. Ato deklarojnë pothuajse të gjitha që nuk e shohin kurrë pushimin vjetor me sy,” thuhej në deklaratën e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Qendrës për të Drejtat në Punë.

Qendrat denoncuan kontratat kolektive si një padrejtësi ndaj punëtoreve dhe akuzuan sindikatat që kanë legjitimitetin e rregullimit të marrëdhënieve të punës me punëtorëve dhe punëdhënësve se veprojnë në keqbesim dhe për interesa të ngushtë vetjakë.

“Gjithë sa më sipër, ka krijuar terren që punëdhënësit e këtij sektori të vazhdojnë me abuzimet dhe me padrejtësitë ndaj punëtoreve duke përfituar nga statusi i tyre i brishtë ekonomiko-social dhe edukimi i tyre i pamjaftueshëm,” thanë organizatat.

“Rasti i helmimit të grave punonjëse  të shoqërisë “Lovers Albania” është një ndër shembujt flagrantë të gjithë problematikave të shprehura më sipër. Në mbrojtje të vajzave dhe grave të lënduara në këtë fabrikë, ne kërkojmë të hetohet dhe bëhet transparencë,” përfunduan ato.

Etiketa: AhmetajBIRNDurrësfasonFasonerigraHetimmbrojtjeMjekmjekëParaPunëPunëtorPunëtorëRamaSHShkozetshqipShqipërizhvillim
Tjetri
Përplasje fizike në protestën kundër serbëve të Kosovës

Përplasje fizike në protestën kundër serbëve të Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.