AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko | Foto nga : LSA

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të blejë në treg euron e tepërt për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut, një lëvizje e mirëpritur nga një pjesë e operatorëve, por që ngre dilema të tjera për autoritetin monetar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko | Foto nga : LSA

Banka e Shqipërisë njoftoi një vendim të paprecedent për ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke blerë euron e tepërt në treg me synimin e shmangies së forcimit të mëtejshëm të lekut.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi ndërhyrjen në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas Sejkos, forcimi i tepërt i lekut po ndikon në rënien e çmimeve në ekonominë shqiptare.

Krahas vendimit për ndërhyrje në tregun valutor, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25% në masën 1% si dhe normën e depozitës njëditore me 0.15% dhe atë të kredisë njëditore në masën 0.35%. Që të gjitha këto ndërhyrje supozohet se lehtësojnë qarkullimin e lekut në ekonomi dhe kanë për rrjedhojë efekt nënçmues për monedhën kombëtare.

“Operacionet e blerjes së valutës do të synojnë eliminimin e tepricës së përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit, forcim i cili do të dëmtonte përmbushjen e objektivit tonë për stabilitetin e çmimeve,” deklaroi Guvernatori Gent Sejko. “…operacionet do t’i shërbejnë plotësimit dhe përforcimit të stimulit monetar, të transmetuar nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë tregun për të gjetur çmimin e drejtë të këmbimit të lekut kundrejt valutave, në linjë me raportet e qëndrueshme dhe afatgjata të kërkesës dhe ofertës për të” vijoi Sejko duke shtuar se ndërhyrja do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Qëllimi i ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor, sipas Sejkos, është ndikimi negativ në inflacion, i shkaktuar nga forcimi i lekut. Po sot, Instituti i Statistikave publikoi Indeksin e Çmimeve të Importit, ku bëhet e qartë se çmimet e importit kanë rënë me 0.7% në tremujorin e parë në  bazë vjetore. Raporti përfshin një periudhë të hershme, kur leku nuk e kishte marrë vrullin e forcimit të shpejtë të muajve prill dhe maj.

Sejko foli gjithashtu edhe për disa faktorë që mund të kenë shkaktuar forcimin e shpejtë të lekut gjatë majit, si dhe nuk e fshehu faktin se forcimi i lekut ishte tema kryesore e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës. Sipas Sejkos, forcimi i majit erdhi si pasojë e “pritshmërive” të operatorëve ekonomikë për forcim të mëtejshëm, ndërkohë që ndërhyrja e tij me deklaratë më 2 maj duket se nuk dha efektet e pritshme.

“Në deklaratën për shtyp të datës 2 maj, bazuar në analizën e faktorëve mbështetës, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se ritmet e forcimi të kursit deri në muajin prill do të kishin një efekt të kufizuar dhe kalimtar në inflacion”, tha Sejko.

“Megjithatë, ecuria e kursit të këmbimit gjatë muajit maj tregoi një forcim të mëtejshëm dhe më të shpejtë të tij. Ky mbiçmim ka shkuar përtej trendit forcues të dy viteve paraardhëse dhe duket se pasqyron krijimin e pritjeve të njëanshme – në kahun forcues të kursit të këmbimit – nga operatorët e tregut valutor,” shtoi ai.

Sipas Sejkos, operatorët e tregut kanë pasur informacion për rritje të ofertës valutore dhe kjo ka qenë shkaku i mbiçmimit. BSH identifikoi tre burime për këtë tepricë të euros në treg: konvertimin e një sasie kapitali nga sistemi bankar në lekë, disbursimin e një kredie në valutë në favor të një kompanie publike, si dhe pritjeve për sezon më të mirë turistik.

“Si rrjedhojë, pritjet kanë sjellë njëkohësisht rritje të ofertës dhe reduktim të kërkesës për valutë”, tha Sejko.

Deklarata e Sejkos u bë pas mbylljes së ditës së punës në sistemin bankar dhe pasojat e saj në kursin e këmbimit valutor pritet të bëhen të qarta nesër.

Etiketa: AnalizëekonomiForcimi i lekutGent SejkoInstituti i StatistikaveKapitaliMASPunëRaportiSejkoSHshqipshqiptareSistemi bankarTregVendim
Tjetri
Komisioneri Publik: Dorëheqja e Llallës nuk është “formalisht e ligjshme”

Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.