AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Artistët denoncojnë si farsë konsultimet me bashkinë për Teatrin Kombëtar

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Teatri Kombëtar. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Një grup artistësh të njohur, të cilët prej disa muajsh i kanë dalë kundër planeve të qeverisë për partneritet publik-privat me tokën e Teatrit Kombëtar, denoncuan të hënën si manipulime publike dëgjesat e bashkisë së Tiranës ndërsa kërkuan tërheqjen e projektligjit dhe ndërhyrjen e Ramës në diskutimet për fatin e Teatrit.

Teatri Kombëtar. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Ndërsa Bashkia e Tiranës po çon përpara një seri dëgjesash me grupet e interesit për fatin e Teatrit Kombëtar për të përmbushur detyrimin ligjor të konsultimit publik dhe kryebashkiaku Veliaj ka përçuar në media optimizëm të arritjes së një kompromisi me palët,  artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhanë të hënën një deklaratë të fortë ku i cilësuan dëgjesat si farsë dhe kërkuan nisjen e një dialogu real me kryeministrin Rama, i cili sipas tyre ka legjitimitetin e negocimit.

Artistët këmbëngulën se asnjë diskutim me ta nuk do të vazhdonte pa tërheqjen e projektligjit që i jep një pjesë të tokës së teatrit kompanisë Fusha shpk për ndërtime kullash, në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri.

“Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve, të qartë se interesi jonë është publikja dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për çfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të Pronës Publike,” deklaroi përfaqësuesi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj në dëgjesën mes Bashkisë, urbanistëve, arkitektëve dhe artistëve.

“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i bën thirrje Kryeministrit të vendit të dalë në shesh e të përballet, ai duhet ta dijë mirë kë ka përballë, ai duhet ta dijë se i vetmi dialog që mund të zhvillohet, do zhvillohet me qeverinë, dhe në kushtet e tërheqjes së projekt-ligjit,” shtohej në deklaratë.

Artistët gjithashtu i quajtën “manipulime publike” dhe “goditje nën brez” dëgjesat e organizuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shprehën se ata nuk e njohin Veliajn si autoritetin e ligjshëm të negocimit të çështjes për sa kohë projektligji që do t’ia ngarkonte atij këtë detyrë nuk është miratuar ende.

“…ju përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim [nga Bashkia Tiranë] por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez… Ne si artistë nuk e njohim Kryetarin e Bashkisë si autoritetin e ligjshëm me të cilin mund të negociojmë për këtë çështje…” thanë artistët.

Përpara se të largohej nga seanca, aktori Liçaj përsëriti këmbënguljen e komunitetit të artistëve për ruajtjen e teatrit aktual, ndërtimin e një teatri të ri modern diku tjetër dhe planet për mbrojtjen e integritetit territorial të Teatrit Kombëtar.

“Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shembullore. Mos sepse do ketë kosto të pakthyeshme për marrëdhënien mes komunitetit tonë dhe politikës,” përfundoi Liçaj fjalën e tij.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili luan rolin e moderatorit të “dëgjesave publike” e shpërfilli deklaratën e Liçaj si përpjekje të Partisë Demokratike në opozitë për të prishur mbledhjen dhe tha se do të jepte prova për këtë degjenerim në ndikim partiak të elitës së artistëve.

Dëgjesa, ku morën pjesë edhe një grup i vogël artistësh të shpallur pro shembjes së teatrit kombëtar dhe që mbajnë poste menaxhuese në fushën e artit, vazhdoi ndërsa arkitektë dhe urbanistë mbrojtën argumentet e qeverisë se ndërtesa aktuale është e degraduar dhe se duhet prishur, ku Shqipëria si vend i varfër nuk i përballon dot kostot e restaurimit dhe një teatër i ri është pamundësi ekonomike.

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) dhe Sindikata e Pavarur e Artistëve të Teatrit Kombëtar (SPATK) lëshuan një deklaratë për shtyp një ditë përpara organizimit të dëgjesës së të hënës, ku e quajtën atë një farsë dhe bënë thirrje për bojkot nga palët.

“Sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe i bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës ta bojkotojnë këtë farsë,” thanë artistët ndërsa konfirmuan vendosmërinë për dialog por në kushte të tjera.

Ata gjithashtu mohuan raportimet se Bashkia dhe artistët ishin pranë një kompromisi për teatrin dhe e ftuan kryebashkiakun Veliaj dhe ministren e kulturës Kumbaro të merrnin pjesë në një dëgjesë të organizuar nga ata me një panel të ftuar nga sindikatat.

“Nuk ka në horizont asnjë kompromis, madje asnjë afrim në pozicionet e palëve. Sindikatat mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre, se ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental duhet të shpallen monument kulture dhe, … të merret vendimi nëse ato duhet të rikonstruktohen, apo restaurohen. Çdo opsion tjetër, është i panegociueshëm për ne!” thuhej në deklaratë.

Në dëgjesën e parë të organizuar me aktorët, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje artistëve të tregohen të zgjuar dhe “të kapin zogun që u ka ardhur në dorë” duke pranuar teatrin e ri modern në këmbim të dhënies së tokës ndërtuesit të pasur privat, si në rastin e stadiumit të ri, i cili ka në krah një kullë shumëkatëshe.

Prej 11 ditësh, nën shoqërinë e shumë qytetarëve, artistët në krye të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, si Robert Budina, Arben Derhemi, Robert Ndrenika, Alert Çeloaliaj, Mirush Kabashi, Alfred Trebicka dhe të tjerë janë mbledhur në shenjë protestë pranë godinës së Teatrit Kombëtar dhe i kanë kërkuar qeverisë të braktisë planet për ndërtimin e një teatri të ri falë një partneri publik privat që do t’i falte tokë të teatrit dhe bashkisë një kompanie private për ngritjen e kullave.

 

Lexoni gjithashtu: 

Dëgjesa e vonuar për Teatrin Kombëtar pritet me mosbesim nga artistët

 

Artistët kërkojnë tërheqjen e projektligjit për Teatrin, shpallin protesta të përditshme (Video)

 

Artistët kërcënojnë qeverinë me “luftë” për çështjen e Teatrit Kombëtar

 

Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

Etiketa: BashkiaBIRNdialogErion VeliajFushaGjergj ErebarahaskostoKultureKumbarombrojtjeMediaMonument KulturendikimNeritan LiçajPartisë DemokratikeProjektligjProjektligjiProtestaRamaSeancaSHshqipShqipëriasindikataTeatri KombëtarTiranëVendimivideo
Tjetri
Ministri i jashtëm i Hungarisë: “Ne jemi një vend anti-emigracion”

Ministri i jashtëm i Hungarisë: “Ne jemi një vend anti-emigracion”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.