AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BSH bleu sasi rekord eurosh ndërsa leku vijoi të forcohet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje ballore e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Tiranë, fotografuar më 31 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë mbi operacionet e saj në tregun e këmbimit valutor tregojnë blerje të mëdha të euros gjatë vitit 2017 dhe tremujorit të parë 2018, por këto blerje nuk e penguan vijimin e forcimit të lekut në shkallë të gjerë.

Pamje ballore e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Tiranë, fotografuar më 31 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Larg vëmendjes së publikut, ndërsa leku u forcua gradualisht gjatë vitit 2017 dhe fillimit të këtij viti, Banka e Shqipërisë e shumëfishoi veprimtarinë e saj duke blerë euro në sasitë më të larta të regjistruara në shumë vite, por sërish leku vijoi të forcohet. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2017 u blenë përmes ankandeve te bankat e nivelit të dytë 71.2 milionë euro në shtatë ankande, nga zero blerje që ishin bërë në vitin 2016 dhe 22 milionë eurove të blera gjatë të gjithë vitit 2015. Në vitin 2014 BSH bëri vetëm një blerje në masën 10 milionë euro. Në tremujorin e parë të këtij viti, BSH bleu 19.3 milionë euro, shumë kjo gjithashtu e pazakontë, por blerjet nuk mjaftuan.

Banka e Shqipërisë është përballur me kërkesa të ndryshme gjatë muajve të fundit për ndërhyrje në treg dhe për stabilizimin e kursit të këmbimit. Por fakti është që BSH ka blerë sasi të konsiderueshme eurosh në treg dhe këto blerje duket se nuk kanë mjaftuar për të sjellë stabilizim.

Zyrtarisht Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg jo për të ndryshuar kursin e këmbimit valutor por për të “plotësuar objektivin e rritjes së rezervave valutore”. Megjithatë, ajo që dallohet qartë është që shuma e blerë në ankandet e vitit të kaluar dhe të këtij viti është shumë më e lartë se sa objektivi i blerjeve i deklaruar në kalendarin e ndërhyrjeve.

Ndërhyrjet e BSH në treg

Zyrtarisht Banka e Shqipërisë ndjek politikën e kursit të lirë të këmbimit valutor dhe rezervon të drejtën për ndërhyrje në kurs vetëm në situata anormale. Ndërhyrjet e BSH i nënshtrohen një rregulloreje e cila sanksionon procedurën e ndërhyrjes. Sipas rregullores, BSH publikon fillimisht kalendarin e ndërhyrjeve dhe pastaj organizon ankandet e blerjes. Rezultatet e ankandeve të BSH publikohen një herë në tre muaj, me tre muaj vonesë nga ndërhyrjet. P.sh., të martën më 3 korrik u publikua rezultati i ankandeve të zhvilluara në periudhën janar-mars të këtij viti.

Në janar 2017, BSH publikoi kalendarin e blerjeve për vitin në vijim, ku parashikohej të kryeshin shtatë ndërhyrje për blerjen e shumave nga 3 deri në 8 milionë euro. Por në gjashtë nga shtatë ankandet, BSH bleu shumë më tepër euro nga sa ishte objektivi maksimal i deklaruar prej 8 milionë eurosh.

Sipas deklaratës për ndërhyrjet në treg, blerja më e madhe u zhvillua në dhjetor 2017 në masën 12.4 milionë euro. Blerjet u bënë kur euro gjendej në kuotën 133.6 lekë dhe leku pësoi një nënçmim të lehtë gjatë ditëve të fundit të vitit (ndërhyrja u bë më 15 dhjetor). Por shpejt pas ndërhyrjes, leku vijoi të forcohet. Në janar 2018, BSH publikoi kalendarin e ndërhyrjeve për vitin aktual në të cilin parashikohen dhjetë ndërhyrje me objektiv për të blerë 3 deri në 6 milionë euro për ndërhyrje. [Link kalendari]

Por në ankandin e parë të vitit të zhvilluar në shkurt, BSH bleu 13 milionë euro me kurs mesatar 131.9 lekë. Në ankandin e dytë të zhvilluar në mars u blenë 6.3 milionë euro të tjera.

BSH deklaroi ndërhyrje të jashtëzakonshme në muajin qershor, duke synuar ndalimin e forcimit të mëtejshëm të lekut si dhe ndryshimin e pritshmërive të publikut, por ndërhyrja e saj me deklaratë nuk e ndryshoi tendencën. Gjatë muajit qershor, leku pësoi një forcim të ri në kursin mesatar të këmbimit.

Blerjet e BSH gjatë vitit 2017 në masën 71 milionë euro, shumë më e lartë se sa ndërhyrjet e zakonshme në vitet e mëparshme si dhe vijimi i forcimit të lekut pavarësisht këtyre blerjeve janë një tregues tjetër i bollëkut të euros në tregun shqiptar. BSH bleu edhe 20 milionë euro përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, por leku jo vetëm që nuk u dobësua, por ritmi i forcimit u përshpejtua. BSH kishte në kalendar ndërhyrje të planifikuara në prill, maj dhe qershor, por rezultati i këtyre ndërhyrjeve pritet të bëhet i ditur në deklaratën e ardhshme në fillim të shtatorit.

Prej muajsh në Shqipëri është debatuar mbi shkaqet e forcimit të lekut përgjatë viteve 2016, 2017 dhe 2018. Banka e Shqipërisë është përballur me kërkesa të përsëritura duke filluar nga ky vit për ndërhyrje në tregun valutor dhe ndalim të forcimit të lekut. Por blerjet e mbi 90 milionë eurove gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti sugjerojnë se në fakt BSH ka ndërhyrë në treg për blerjen e valutës dhe përmasat e ndërhyrjes janë gjithashtu të konsiderueshme. Fakti që leku ka vijuar të forcohet pavarësisht ndërhyrjeve, si faktike, ashtu edhe me deklarata nga ana e BSH sugjerojnë se në fakt, tepria e euros në tregun shqiptar është shumë më e lartë nga sa mund të menaxhohet nga BSH.

Etiketa: Banka e ShqipërisëBankatBIRNblerjeEkonomiaEuroIvana DervishiKursiMASndalimSHshqipShqipëriTreg
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alma Brati-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.