AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Meta rikthen ligjin për teatrin me pikëpyetje mbi kushtetutshmërinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Presidenti i Republikës Ilir Meta ftoi Kuvendin e Shqipërisë “të rishqyrtojë në tërësi” ligjin e shumëdebatuar të teatrit kombëtar, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi se dekreti i Metës do të rrëzohet në Kuvend në shtator.

Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Meta renditi nëntë argumente, mes të cilave, pikëpyetje mbi kushtetutshmërinë e ligjit të shumëdebatuar të 5 korrikut në dekretin e tij për rikthimin e ligjit për shqyrtim në parlament, përfshirë argumente ekonomike, juridike dhe shqetësimin për ruajtjen e memories historike të Tiranës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili në bazë të këtij ligji bëhej kryenegociator për dhënien e pronës publike për përdorim privat e konsideroi dekretin një pengesë në punën e tij për zhvillimin e qytetit dhe paralajmëroi se maxhoranca socialiste mund ta rrëzojë atë në shtator kur të fillojë sezoni i ri parlamentar.

Maxhoranca socialiste miratoi tre javë më parë ligjin në fjalë mes protestave të shumta të opozitës politike dhe të qytetarëve që synojnë mbrojtjen e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe vlerësojnë se plani i qeverisë, i cili synon dhënien e një pjese të tokës publike për ndërtim pallatesh në shkëmbim të një ndërtese të re për teatrin, mbart humbje ekonomike për qytetin, përveç humbjeve në memorien historike.

Por mënyra e propozimit të ligjit, i cili paracakton se kompania Fusha sh.p.k duhet të jetë zhvilluesja e zonës prej rreth 10 mijë metrash katrorë në qendër të Tiranës si dhe fakti që projektligji anashkalon kuadrin ligjor ekzistues të menaxhimit të pronës publike dhe prokurimeve publike.

“Duke mbajtur në vëmendje shkeljet kushtetuese dhe ligjore në miratimin e këtij ligji të vëna në pah më sipër, në krahasim me argumentet ekonomiko-financiare, mbi të cilat është propozuar nisma, rezulton se ligji nr. 37/2018, paraqet mangësi të theksuara, dhe paqartësi në aspektin e leverdisë ekonomike dhe financiare, në raport me interesin publik,” shkruhet në argumentimin e dekretit të Metës.

“Mungesa e një gare ku të paraqiteshin projekte alternative është e pajustifikuar nga ana ekonomike dhe financiare, përveç se është antikushtetuese, siç është arsyetuar më sipër në këtë dokument. Pra, në këtë mënyrë dhe në këto kushte siç është vlerësuar ky propozim, cilido autoritet që ka përcaktuar a priori se propozimi i “Fusha sh.p.k” është alternativa më e mirë e mundshme, nuk mbështetet në asnjë vlerësim objektiv, sidomos në mungesë të një masterplani apo projekti konkret mbi zhvillimin e zonës,” vijon më tej argumentimi.

Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë ligjet për rishqyrtim në kuvend vetëm një herë. Kuvendi ka të drejtë ta rrëzojë dekretin e presidentit dhe rrjedhimisht ligji i teatrit mund të hyjë në fuqi në shtator.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një grupim artistësh dhe aktivistësh që po protestojnë kundër planit të qeverisë, e përshëndeti dekretin e Metës si një fitore.

“Qëndrimi i sotëm i Presidentit rikonfirmon edhe rishtazi vlefshmërinë dhe saktësinë e argumenteve të paraqitura nga Aleanca, të reflektuara tashmë edhe në 15 pyetjet që Komisioni Evropian i ka dërguar Qeverisë shqiptarë në lidhje me këtë ligj”, deklaroi Aleanca në faqen e saj në Facebook.

Nga ana tjetër, Veliaj e konsideroi dekretin zhgënjim dhe sabotazh. “Ata që shkatërruan Zogun e Zi apo Sheshin Skënderbej para një dekade, janë po ata sot. Të gjithë bashkë kundër zhvillimit”, shkroi ai në rrjetet sociale, por pa iu përgjigjur shqetësimeve për antikushtetutshmërinë e ligjit.

Dokumente të marra nga BIRN tregojnë se plani i qeverisë për teatrin parashikon ndërtimin e rreth 90 mijë metrave katrorë zyra, dyqane, apartamente e parkingje për përdorim privat dhe ndërtimin e një teatri 9 mijë metra katrorë në një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë në qendër të Tiranës.  [Link]

Synimi i aktivistëve duket se është vonesa e zbatimit të planit të qeverisë në pritje të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese ku mund të kërkohet pezullimi i ligjit dhe shqyrtimi i kushtetutshmërisë së tij në themel.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur aktualisht me dy anëtarë nga 9 ndërsa asaj i nevojiten 3 anëtarë për të krijuar kolegjin që mund të shqyrtojë paraprakisht kërkesën. Asaj i duhen së paku gjashtë gjyqtarë që të organizojë seancë plenare. Vakancat në Gjykatën Kushtetuese janë shpallur por plotësimi i tyre pret vetimin e funksionarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një institucion tjetër që do të bëjë analizimin dhe renditjen paraprake të kandidatëve para emërimit të tyre. Procesi i vetingut të listës prioritare pritet të mbyllet në shtator.

Etiketa: aktivistAktivistëAleanca për Mbrojtjen e TeatritBIRNDekretiErion VeliajFacebookfitoreFushaFusha sh.p.kGjykataGjykata KushtetueseGjykatëgjyqtarIlir MetaKomisioni EvropiankushtetueseKuvendKuvendiLigjMaxhorancaMetanismaParaparlamentProcesi i vetingutProjektligjiPunëraportRrjetet socialeSHshqipshtatorTeatri KombëtarTiranë
Tjetri
Prokurori Rreshka akuzon ILDKPKI për manipulim të raportit të vetingut

Prokurori Rreshka akuzon ILDKPKI për manipulim të raportit të vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.