AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Ekonomia sipas këndvështrimit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, duke fotografuar me telefonin e tij celular, gjate takimit informal te kryeministrave te rajonit, me teme "Integrimi i Ekonomise Rajonale", ne rezidencen Qeveritare ne qytetin e Durresit. Kryeministrat nga vendet e Ballkanit Perendimor jane mbledhur ne nje takim joformal per te diskutuar thellimin e bashkepunimit ekonomik rajonal si pjese e procesit per t’u anetaresuar ne Bashkimin Evropian. /r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, take pictures with his mobile phone during an informal meeting at the Albanian western port city of Durres. Prime ministers from Western Balkans countries have gathered for an informal meeting to discuss deepening regional economic cooperation as part of the process for joining the European Union.

Duke iu referuar emetimit të bondeve sovrane të Shqipërisë ditën e martë, kryeministri Edi Rama sugjeroi se ky është një test që tregon gjendjen e mirë të ekonomisë kombëtare. Në fakt, çdo shqiptar apo i huaj që ka interesa në ekonominë shqiptare e sheh gjendjen ekonomike nga këndvështrimi i vet.

Kryeministri, Edi Rama, duke fotografuar me telefonin e tij celular. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama duket i bindur se emetimi i bondeve sovrane në euro nga Shqipëria në vitin 2018 me një interes shumë më të ulët se sa tre apo tetë vjet më parë, është një tregues i suksesit të pretenduar prej tij për reformat ekonomike. Kjo është një nga ato lloj krahasimesh që ekonomistët i quajnë “krahasimi i mollës me portokallin“.

Ja të japim një krahasim tjetër të paarsyeshëm: Në janar 2018, Maqedonia emetoi 500 milionë euro bonde 7 vjeçare me interes 2.75%. A do të thotë kjo se Maqedonia është ekonomikisht më mirë se sa Shqipëria, ose që tregjet besojnë më shumë te stabiliteti makroekonomik e politik i fqinjit tonë lindor se sa te ne? A mos vallë Zaevi lëvdohet nga tregjet si udhëheqës edhe më vizionar se sa Rama? Faktet bazë tregojnë të kundërtën. Maqedonia është një vend multietnik, me tensione që shfaqen në dhunë një herë në disa vjet. Ajo nuk është një vend anëtar në NATO, si Shqipëria dhe nuk ka as potencialin për rritje ekonomike si Shqipëria, p.sh., Maqedonia nuk ka det ndërsa ne kemi det. Këto fakte të sugjerojnë se interesi i bondeve të Maqedonisë, nëse shihet nga pikëpamja e rrezikut për faliment, të ishte më i lartë se sa interesi i bondeve shqiptare.

Në prill, Mali i Zi, emetoi një bond të ngjashëm me interes kuponi 3.375. Kjo ishte pak më e ulët se sa Shqipëria dhe ndjeshëm më e lartë se sa Maqedonia. A mos kjo do të thotë se rreziku në Malin e Zi është më i lartë se sa në Maqedoni?

Në të dyja rastet krahasimi nuk është i vlefshëm dhe kjo për shumë arsye. Tregu financiar ndërkombëtar ka edhe faktorë të tjerë përveç rrezikut ndaj falimenti që ndikojnë normën e interesit të bondeve sovrane në një kohë të caktuar kur këto bonde emetohen. Janë këto faktorë të tjerë pa lidhje me gjendjen e vendit që emeton bonde që përcaktojnë interesin.

E para, është çështja e këndvështrimit: kur e sheh ekonominë e botës nga pikëpamja e një menaxheri fondesh investimesh me zyrë në Londër, Nju Jork apo Dubai, vështirë se arrin ta bësh dallimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e aq më pak të vlerësosh me detaje se cili vend ka qeveri më të mirë. Një investitor ka një sasi parash për të investuar. Ai mund të zgjedhë në një periudhë të caktuar të investojë në bonde të vendeve të ndryshme sipas mundësisë. Bondet 10 vjeçare gjermane japin interes prej 0.4% ndërsa bondet dhjetëvjeçare italiane japin interes 3.44%. Kërkesë-oferta për investime me interes fiks është ajo që përcakton mundësinë e një vendi për të marrë hua me të lirë apo me të shtrenjtë.

E dyta është koha: Maqedonia emetoi bondet e veta në janar ndërsa Mali i Zi në Prill. Shqipëria i emetoi në tetor. Gjërat ndryshojnë me orë në tregjet e bondeve dhe nëntë muaj diferencë janë mjaftueshëm për ta bërë krahasimin të paarsyeshëm.

E treta, një blerës i bondeve e sheh ekonominë nga pozicioni i blerësit të bondeve. Ai nuk është as punëtor, as sipërmarrës, as politikan shqiptar. Investitori e diversifikon portofolin e investimeve të veta në bondet e vendeve apo kompanive të ndryshme në të katër anët e botës. Ndryshe nga ne shqiptarët, investitorët mund të mbijetojnë në rastet kur një nga investimet e tyre falimenton. D.m.th., nëse Shqipëria nuk arrin të shlyejë interesin apo principalin e bondeve sovrane me vlerë 500 milionë euro, menaxherët e fondeve të investimit me vlerë prej miliarda dhe dhjetëramiliarda eurosh vështirë se do të bien në dëshpërim. Ndryshe ndodh me ne shqiptarët. Nëse shteti falimenton, ne humbasim investimin tonë të vetëm.

E katërta, një mbajtësi të bondeve shqiptare nuk i intereson dhe nuk ka pse t’i interesojë nëse shqiptarët jetojnë mirë apo keq. Atij i intereson vetëm një gjë: aftësia paguese. Nëse Shqipëria ka një rezervë valutore prej 3 miliardë eurosh sot, akumuluar përgjatë 20 viteve të fundit, kjo mjafton për të garantuar shlyerjen e detyrimeve të borxhit. Është njësoj si ta shohësh ekonominë nga pikëpamja e koncesionmarrësit. Nëse qeveria të jep asete publike falas, ky është vend i shkëlqyeshëm për një koncesionmarrës, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë nga  pikëpamja e atyre që e paguajnë faturën e koncesionit.

Rezultati i emetimit të bondeve sorvane në euro të një vendi të vogël si Shqipëria varet para së gjithash nga gjendja e përgjithshme e tregut në çastin kur ky vend del në treg. Nëse Shqipëria do të ishte një vend i madh, fjala vjen, si Turqia, me 80 milionë banorë dhe me miliarda euro bonde sovrane, atëhere mundej që gjendja politike e vendit të jepte ndonjë ndikim. Pretendimi se ‘tregu financiar botëror’ ka vlerësuar lartë reformat e qeverisë përmes blerjes së bondeve me një interes më të ulët se sa tre apo tetë vjet më parë është i ngjashëm me pretendimin se Shqipëria është qendra e botës dhe se Parisi, Londra e Hong Kongu janë duke diskutuar gjithë zili mbi arritjet e Rilindjes.

Nuk besoj se ndonjë nga blerësit e bondeve sovrane shqiptare e di se kush është kryeministër në Shqipëri.

Etiketa: bondetDubaiEdi RamaEkonomiaEuroEurobondehuainvestimeKryeministri Edi RamaLondërMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaNATOndikimParaPunëPunëtorQeveriaRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretensioneTregTreguTurqia
Tjetri
Votat e shqiptarëve jo thelbësore në dështimin e referendumit në Maqedoni

Votat e shqiptarëve jo thelbësore në dështimin e referendumit në Maqedoni

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.