AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I akuzuar për plagjiaturë, zv. ministri i Arsimit jep dorëheqjen

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë. Foto:LSA

Zv. Ministri i Arsimit, Ervin Demo lajmëroi dorëheqjen nga posti në ministri pasi përgjatë dy javëve të fundit u vendos në qendër të akuzave për plagjiaturë në artikujt shkencorë të publikuar prej tij.

Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë. Foto:LSA

Zv. Ministri i Arsimit, Ervin Demo lajmëroi të premten përmes një statusi në Facebook se ka dhënë dorëheqjen nga posti si zëvendës ministër në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Vendimi i Demos erdhi rreth dy javë pas një denoncimi të publikuar nga mjeku dhe kërkuesi shkencor Taulant Muka, i cili më 6 dhe 7 tetor publikoi krahasime të artikujve të publikuar nga zv. Ministri i Arsimit përballë librave dhe artikujve të studiuesve ndërkombëtarë, ku nënvizoheshin ngjasimet e shumta.

Në një artikull të vitit 2011, me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, zv. ministri Demo shkruante “Nuk ka dyshim se aktivitetet e transferimit dhe komercializimit të teknologjisë në universitet po ndikojnë në ekonomitë lokale, rajonale dhe kombëtare”. Në një raport të vitit 2005, studiuesja Diana Palmintera shkruante: “Nuk ka dyshim se aktivitetet e transferimit dhe komercializimit të teknologjisë në universitet po ndikojnë në ekonomitë lokale, shtetërore dhe kombëtare”.

Deputetja Blerina Gjylameti renditet gjithashtu si bashkëautore e këtij artikulli, krah Ervin Demos.

Sipas Mukës, punimet e zv. Ministrit përveç plagjiaturës që përmbanin ishin publikuar në revista shkencore të dyshimta, duke hedhur poshtë titullin e tij si profesor i asociuar në 2012, që ka si kriter publikimin në revista me ndikim dhe të autorizuara.

“Duke kopjuar në Shqipëri mund të bëhesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Ministër i Arsimit.,” ironizoi studiuesi Muka, duke kërkuar dorëheqjen e zv. ministrit.

Pas bërjes publike të dy shembujve të plagjiaturës, akuzat morën vëmendje mediatike dhe u intensifikuan ditët e fundit edhe nga opozita që denoncoi heshtjen e qeverisë për atë që e quajti “skandal”.

Në deklaratën e dorëheqjes, zv. Ministri Demo i konsideroi akuzat si “baltë politike” dhe tha se kishte vendosur të hiqte dorë nga posti, duke “vënë interesat e kabinetit qeveritar mbi ato personale”.

“Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim,” shkroi zv. Ministri Demo në Facebook.

“Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste,” shtoi ai.

Në një intervistë për Report TV më 10 tetor ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se po kryente verifikime për artikujt objekt i akuzave për plagjiaturë të zv. Ministrit të saj dhe tha se nëse do të zbulohej se Demo kishte bërë plagjiaturë ai do të shkarkohej.

Demo u emërua si zv. Ministër i Arsimit në vitin 2017, ndërsa më parë mbante postin e Zv. Rektorit të Universitetit të Tiranës. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor, ngarkuar me politikat e kërkimit shkencor dhe atyre të arsimit të lartë.

Etiketa: Blerina GjylametiErvin DemoFacebookLindita NikollaLokalendikimOpozitaPartisë SocialisteraportReport TvRinisë dhe SporteveshqipShqipëriTaulant MukaTiranëuniversitetVendimi
Tjetri
Fjalimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes ndez debatin mbi ushtrinë e Kosovës

Lëvizjet e Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë alarmojnë Serbinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.