AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

“Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Byroja e Kuvendit ka miratuar shtatorin e kaluar një komentar të Kodit të Etikës Parlamentare, në të cilën, aludohet se imuniteti parlamentar që gëzojnë deputetët është “filtër” për të parandaluar rrezikun e një komploti nga prokurorët për destabilizimin e parlamentit.

Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë më 20 tetor 2017. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Në prill 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një “kod sjelljeje” për deputetët e vet, në të cilën shkruhet se deputeti nuk duhet të abuzojë me imunitetin parlamentar, duke e përdorur atë për të penguar një arrestim të mundshëm.

Gjashtë muaj më vonë, shumica socialiste në Byronë e Kuvendit ka miratuar një komentar mbi këtë kod sjelljeje, ku neni i ndalimit të abuzimit me imunitetin duket se interpretohet në mënyrë krejt ndryshe.

Komentari i quajtur “Udhëzuesi i Detajuar për Sjelljen në Kuvend” është miratuar nga Byroja me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm Genc Gjonçaj pa shumë zhurmë shtatorin e kaluar dhe në tëaludohet se një kërkesë e mundshme nga prokuroria për arrestimin e një deputeti mund të përbëjë edhe një komplot për destabilizimin ose cenimin e pavarësisë së kuvendit.

Dokumenti merr përsipër të interpretojë legjislacionin aktual dhe procedurën e ndjekur deri tani mbi heqjen e imunitetit parlamentar me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, duke deklaruar se procedura “përbën një filtër verifikimi” për të shmangur rrezikun që kërkesa për arrest të jetë komplot për destabilitet.

Kjo duket se është tentativa e dytë e socialistëve në pak muaj që synon forcimin e imunitetit parlamentar që kur shumica socialiste refuzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa earrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës ngaorgani i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit”, shkruhet në dokument.

“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera tëpavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit,” vijon më tej argumenti.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
Kufizimi i imunitetit
1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës. Neni 19. Link

Komentari mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit. Neni 15 Link

Në janar të këtij viti, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, propozoi një amendim në rregulloren e Kuvendit me argumentin se procedura e heqjes së imunitetit ndaj arrestit ishte e paqartë. Sipas ndryshimit të propozuar, Prokuroria duhet të shoqërojë kërkesën për lejim arresti me “prova” ndërsa Kuvendi (d.m.th. shumica parlamentare) fiton të drejtën të gjykojë mbi vlefshmërinë e provave.

Socialistët duket se u tërhoqën nga propozimi pas kritikave të opozitës, e cila e shpalli atë një nismë që synon ta kthejë kreun e shumicës parlamentare në gjykatës të provave të prokurorisë.

Socialistët janë forca e parë politike që u përball me një kërkesë të drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin jashtë kushteve të flagrancës së një deputeti, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në atë kohë, ishte nën hetim si në Shqipëri ashtu edhe në Itali për bashkëpunim me organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës të njohur si “Vëllezërit Habilaj”.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit është një dokument i miratuar në prill të këtij viti, në të cilin, në lidhje me imunitetin shkruhet se deputeti nuk duhet të “abuzojë” me imunitetin “për të penguar veprimet e drejtësisë”.

Rastet e abuzimit me imunitetin parlamentar nuk është se nuk ekzistojnë. Në tetor 2014, policia shqiptare ishte duke kryer një operacion kundër trafikut të drogës i njohur me kodin “Laguna e Vilunit”. Dokumente të zbuluara më vonë nga media treguan se ish-deputeti MarkFrroku kishte përdorur imunitetin parlamentar për të ndaluar policinë në arrestimin e një të dyshuari.

Ndryshe është rasti i supozuar nga komentari mbi kodin e etikës parlamentare. Deri tani nuk njihet ndonjë rast në të cilin, prokuroria të ketë kërkuar arrestimin e një deputeti si pjesë e një komploti kundër stabilitetit të kuvendit.

Etiketa: ArrestArrestimByroja e KuvenditdeputetGenc GjonçajGjykatëGjykatësHabilajHetimImunitetiImuniteti parlamentarItalikrimiKuvendKuvendiMasaMasa e arrestitmbrojtjeMediaoperacionPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSaimir TahiriSHshqipShqipërishqiptareTaulant Balla
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Sokol Stojani

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Sokol Stojani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.