AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Komisioneri apelon prokurorin Besnik Muçi, probleme me huatë dhe tokë bujqësore e padeklaruar

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Lajme, KP, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Besnik Muçi pas seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Komisioneri Publik arsyeton se huatë dhe kursimet e Prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi nuk ishin të provuara e për pasojë të ardhurat e tij duhej të konsideroheshin të pajustifikuara. Në kërkesën për të ndryshuar vendimin e KPK-së, komisioneri thotë se toka bujqësore e përfituar nga e shoqja duhej të konsiderohej “mosdeklarim”.

Prokurori Besnik Muçi pas seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e fokusoi kritikën e tij për Prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi në kriterin e profesionalizmit, Komisioneri Publik që njoftoi se do të apelonte dosjen e tij pretendon se prokurori është i shkarkueshëm për shkak të kriterit të pasurisë.

Ankimi për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga Komisioneri Darjel Sina, kryesisht është fokusuar në mosverifikimin e plotë nga KPK të ligjshmërisë së të ardhurave nga huatë e deklaruara prej Muçit dhe në faktin që është përdorur një standard i ndryshëm në çështje të tjera të ngjashme.

Komisioneri po ashtu pretendon se KPK nuk ka vlerësuar drejt sa i përket mosdeklarimit nga bashkëshortja e Muçit të tokave arë dhe një pjese takuese truall në shtëpinë e prindërve. “Komisioneri Publik, ndryshe nga përfundimet e Komisionit për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, bazuar në aktet e administruara për këtë qëllim, vlerëson se subjekti nuk arrin të justifikojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të tyre”, thuhet në ankimin e Komisionerit Publik.

Muçi u konfirmua në detyrë nga KPK në gusht 2018, pas hetimit administrativ nga treshja e kryesuar nga Lulzim Hamitaj me relator Olsi Komicin dhe anëtare Brunilda Bekteshin, e cila arriti në përfundimin se ai mund të konfirmohej, megjithëse u gjetën disa pasaktësi në deklarimin e pasurive. Besnik Muçi ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e krimeve të rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar. Ai është kandidat për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ankimi i Komisionerit

Komisioneri Publik është fokusuar kryesisht në problemet e pasurisë së prokurorit Muçi, duke cilësuar se ato që KPK i kishte parë si pasaktësi pa pasoja, ishin shkelje që duhej të ndëshkoheshin me shkarkim.

Komisioneri arsyeton në një rast duke iu referuar kursimeve prej 200 mijë lekësh të deklaruara nga Muçi në vitin 2005 si burim për blerje apartamenti, se ato nuk duhej të ishin konsideruar të ligjshme. Sipas Komisionerit argumentet e prokurorit se kishte pasur regjim të rreptë kursimi dhe se ishte ndihmuar nga familja nuk mund të justifikonin pasurinë.

Po ashtu Komisioneri thotë se shuma nuk duhej të konsiderohej e ligjshme pasi provat për të “mbeten thjesht në nivel deklarativ, të paprovuara”. Ai rrëzon arsyetimin e KPK-së se diferenca është e vogël dhe e papërfillshme. “Në përfundim të hetimit, Komisioni justifikon ligjshmërinë e shumës së kursimit nga subjekti  në vlerën 200.000 lekë, edhe pse nga analiza financiare për vitin 2005, e bërë nga vetë Komisioni rezulton me një balancë negative”.

Qasje të ngjashme Komisioneri ka për huatë e marra prej subjektit nga të afërm në vitin 2006, nga babai 5 milion lekë, nga xhaxhai 3 mijë euro dhe nga motra 6 mijë euro. Në arsyetimin e tij Komisioneri shprehet se KPK nuk kishte hetuar mjaftueshëm në ligjshmërinë e të ardhurave të personave të lidhur. Sipas Komisionerit KPK kishte cilësuar të mjaftueshme dokumente pa vulë apostile dhe të panoterizuara edhe pse vinin nga jashtë vendit.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit për të provuar aftësinë huadhënëse të babait dhe xhaxhait, Komisioni nuk ka hetuar mbi vlefshmërinë ligjore dhe provueshmërinë e tyre, por i ka marrë të mirëqena ato”, thuhet në ankimin e Sinës.

Sipas Komisionerit konkluzioni i KPK  është i pabazuar, pasi ai “nuk mbështetet në asnjë analizë financiare”.  Komisioneri thotë se KPK duhej të kishte dokumentuar që personat huadhënës ishin në gjendje të jepnin shumat e përmendura si hua.

Të njëjtin arsyetim Komisioneri ka edhe për një hua të marrë nga Muçi nga baxhanaku dhe motra e bashkëshortes në vitin 2016 në shumën 15 mijë euro. Ndërsa KPK ka kontrolluar se çifti që kishte dhënë huanë kishte likuiditete në llogari bankare që ia mundësonin këtë hua, Komisioneri e quan jo të plotë hetimin sa i përket ligjshmërisë së këtyre të ardhurave.

“Komisioneri Publik çmon se pasja ose jo e likuiditeteve në llogari bankare apo transferta bankare nuk janë fakte që legjitimojnë burimin e të ardhurave”, thuhet në ankim.

Po ashtu Komisioneri thotë se ishin disa lëvizje bankare të cilat KPK nuk i kishte hetuar në mënyrë shteruese. Sipas tij, ndërsa kishte marrë hua nga motra në vitin 2006, në të njëjtën periudhë (2005-2007) Muçi ka derdhur në llogari të kësaj të fundit me përshkrimin “pagesë për studime” 11 mijë euro, ndërsa më vonë ishin tërhequr me prokurë 5 mijë euro.

Sipas Komisionerit, KPK “nuk ka pyetur subjektin për shumat me të cilat ka kredituar llogaritë e motrës së tij, ndërkohë që kjo e fundit i ka dhënë huan në shumën 6.000 euro, fakt i cili në optikën e Komisionerit Publik do të duhej të hetohej në mënyrë shteruese”.

Mosdeklarimi i tokave të përfituara me ligjin 7501

Ndryshe nga KPK që ka pranuar arsyetimin e Besnik Muçit, se tokat e bashkëshortes nuk ishin deklaruar pasi ajo ishte martuar dhe nuk kishte më të drejta mbi ato prona, Komisioneri pretendon se kjo është një shkelje që duhet të ndëshkohet me shkarkim.

Komisioneri thotë se arsyetimi i KPK-së që bashkëshortja s’kishte pasur të drejtë mbi këto prona nuk qëndronte dhe se “ata (Muçi dhe e shoqja) kanë pasur detyrimin ligjor t’i deklaronin këto pasuri dhe të drejtat reale mbi to”.

Sipas Komisionerit Publik nuk ka asnjë rrethanë ligjore që “subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të të mos deklarojnë saktësisht dhe mjaftueshmërisht pasuritë e tyre në pronësi dhe bashkëpronësi”.

Sipas Komisionerit në rastin në fjalë, mosdeklarimi i një sipërfaqe prej 2 mijë metrash tokë bujqësore dhe një pjese takuese në truallin e shtëpisë së prindërve të ndërtuar në vitin 1985 në një fshat të Pogradecit nga bashkëshortja e Muçit ishte “mosdeklarim”.

Pasi rrëzon huatë si të ardhura të ligjshme Komisioneri arsyeton se Muçi nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të jetuar në vitet  2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2016. Sipas tij prokurori në këto vite “gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, duke rezultuar kështu për këto vite me pasuri apo të ardhura më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht sipas nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës”.

Në fund Komisioneri thotë se “nuk krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e kriterit të pasurisë” dhe se kërkonte ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe “shkarkimin” e prokurorit Muçi.

Etiketa: Analiza financiareAnkimAnkimiBesnik MuciblerjeDarjel sinaEurohuaKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrijonLigjlulzim hamitajMosdeklarimOlsi KomicinParapasojaPiSProkurprokurorProkuroriProkuroria e TiranëspronaSHShkarkimtë drejtaTokaTransferta
Tjetri
Transfertat bankare drejt Kinës vënë në dyshim “të ardhmen” e ndihmësit ligjor Artor Ylli

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli, ndërpritet edhe shkollimi në magjistraturë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.