AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-kryeministri Gruevski “kërkon azil në Hungari”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Foto: AP Photo/Boris Grdanoski

Një mesazh në faqen e Facebookut të ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, subjekt i një kërkimi në nivel kombëtar për mosparaqitje për kryerjen e dënimit të tij me dy vjet burg, thotë se ai është në Budapest duke kërkuar azil politik.

Nikola Gruevski | Foto nga Boris Gradanovski/AP

Pas një kërkimi të vazhdueshëm policor për Nikola Gruevskin në Maqedoni, një mesazh i postuar në faqen në Facebook të ish-kryeministrit të martën thotë se është në Budapest duke kërkuar azil politik nga autoritetet atje.

“Ditët e fundit unë kam marrë kërcënime të shumta për jetën time,” thoshte mesazhi.

“Aktualisht, jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Unë do t’i qëndroj gjithmonë besnik kauzës maqedonase. Nuk do të tërhiqem kurrë,” vazhdonte mesazhi.

Policia maqedonase, e cila lëshoi një urdhër arresti për Gruevskin të hënën pasi ai nuk u paraqit në një burg për të vuajtur dënimin me dy vjet burg, tha se po kontrollon vërtetësinë e mesazhit ndërsa vazhdojnë kërkimet e tyre.

Megjithatë, kërkimi po kryhet vetëm në Maqedoni pasi policia ende nuk ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Gruevskit.

Hungaria ishte një nga vendet që u përmend në spekulimet në rrjetet sociale si një vend i mundshëm në të cilin Gruevski mund të fshihej, pasi gjatë kohës së tij si kryeministër, ai u pa se kishte marrëdhënie sidomos të ngushta me homologun e tij hungarez Viktor Orban.

Herën e fundit që Orban vizitoi Maqedoninë ishte në shtator 2017 për t’u takuar me Gruevskin, i cili ishte kryetari i partisë opozitare VMRO DPMNE në atë kohë, në fillim të një fushate zgjedhore lokale ku partia e Gruevskit humbi.

Sipas ligjit shumë të kritikuar të azilit në Hungari, një kërkesë për azil duhet të dorëzohet ekskluzivisht në zonat e tranzitit kufitar, ku aplikantët ndalohen derisa të merret një vendim përfundimtar për kërkesën e tyre.

Gruevski u dënua me dy vjet burg në çështjen gjyqësore të koduar me emrin “Tanku”, ku u gjet fajtor për blerjen e paligjshme të një Mercedesi prej 580,000 eurosh në vitin 2012 nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, të cilin ai planifikonte të përdorte për të qëllimet e veta.

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e tij me dy vjet burg më 5 tetor.

Gruevski ka insistuar që kjo dhe raste të tjera gjyqësore kundër tij janë një sajesë politike nga qeveria e re e udhëhequr nga Bashkimi Social Demokrat, SDSM.

Ai shërbeu si kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 deri në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponim të sundimit autoritar dhe përfshirje në korrupsion.

Etiketa: azilBurgFacebookGjykataGjykata e ApelitGjyqGruevskiHungariKorrupsionkrizeLokaleMaqedoniNikola GruevskiOrbanPartiaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRrjetet socialeSHshtatorVendimViktor OrbanVMRO DPMNE
Tjetri
Vajza e artë e Kosovës triumfon në Rio 2016

Ndalimi i flamurit në Spanjë thekson disavantazhin sportiv të Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.