AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ekzekutohet tregtari 31-vjeçar në pazarin e Shkodrës

Anila DushingaAnila Dushi
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative

Një tregtar është ekzekutuar dhe një i afërm i tij u plagos nga dy persona të maskuar në pazarin e qytetit të Shkodrës. Fatos Ferracaku dyshohet si viktimë e një cikli krimesh me rreth 6 të vrarë dhe dy të zhdukur, të gjitha pa autorë.

Foto ilustrative

Një 31 vjeçar u bë viktima e 6 e një cikli vrasjesh, që bashkë me disa atentate dhe zhdukjen e dy personave dyshohet se janë të lidhura me njëra tjetrën, që filloi 6 muaj më parë në qytetin e Shkodrës. Fatos Ferracaku i afërm i Arjan Ferracakut i vrarë më 1 shtator të këtij viti, u qëllua sipas policisë mëngjesin e të mërkurrës në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’.

Policia njoftoi se “dy persona me motoçikletë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve”.

Dëshmitarët thanë se Ferracaku ishte duke punuar kur u qëllua rreth orës 11.15 sëbashku me kunatin e tij i cili u plagos nga të shtënat. Një dëshmitare i tha BIRN se kishte ndaluar për të blerë peshk te tezga e viktimës dhe pasi ishte larguar disa metra ka dëgjuar zhurmën e motorit dhe të shtënat.  “Kam bërë 6-7 hapa, kur kam dëgjuar motorin që u ndal. Kam dëgjuar të shtënat. E tronditur kam vrapuar për tu larguar si të tjerët dhe kam kthyer kokën instiktivisht nga të shtënat, kam parë një me skafandër me xhakovento të zezë që ka hipur në motor dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të unazës”, tha gruaja.

Burime të policisë thanë se viktima nuk kishte precedentë penalë. Policia njoftoi se pas ngjarjes ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Vrasja edhe për shkak të lidhjes së gjakut të viktimës me Arjan Ferracakun, i cili u qëllua në një atentat më 1 shtator është lidhur me një seri krimesh që dyshohet se filluan në qershor pas një atentati me eksploziv ku u plagosën 7 persona.

Vrasjet u pasuan me ekzekutimin e një ish-oficeri policie dhe bashkëshortes së tij, zhdukjen e dy personave dajë e nip, vrasjen e Fatbardh Licit i dënuar më herët për vrasje, dhe krime të tjera për të cilat ende nuk ka autorë të ndaluar apo të akuzuar.

Krimi i fundit vjen pasi Policia e Shtetit arrestoi, duke e parë edhe si përgjigje ndaj krimeve,  një dyzinë personash të akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Të arrestuarit me akuza për vrasje, trafik narkotikësh dhe fiksim ndeshjes, janë në masa sigurie në burg në Shqipëri, Hollandë dhe Spanjë.

Policia dhe prokuroria e Shkodrës lanë të kuptohej pas arrestimeve  në njoftimet për shtyp se ato kishin lidhje me serinë e krimeve të fundit në qytet, por për këto nuk është ngritur ende ndonjë akuzë. Një prej të arrestuarve Astmer Bilali ishte sëbashku me Arjan Ferracakun ditën kur ky i fundit.

Etiketa: AkuzaAstmer BilaliatentatAtentatiBajriBilaliBIRNBurgdëshmitarëKrimekrimiMasaMjekmjekëNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSHShkodërshqipShqipërishtatortë zhdukurTrafikviktimaVrasjavrasje
Tjetri
Refugjati kosovar ‘zbërthen’ sekretin e orës zvicerane

Refugjati kosovar 'zbërthen' sekretin e orës zvicerane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.