AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra prokurorin Ramadan Troci, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa Bungo, kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare, i komunikuan mesditën e sotme shkarkimin nga detyra prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci.

Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor Adrian Leka. Pas dhënies së vendimit për shkarkimin e tij,Troci ka preferuar të mos japë koment për këtë vendim, ndërsa avokati Leka u shpreh se do të ndjekin gjithë procedurat për të kryer ankim duke besuar se do të fitojnë në Apel.

Prokurori Ramadan Troci u përball me KPK-në më datë 9 nëntor 2018, kur u zhvillua seanca dëgjimore për rezultatet e hetimit administrativ të zhvilluar për të tre kriteret e vetingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektit profesional.

KPK ngriti dyshimet për pasuri të fshehura; një makinë e blerë nga vëllai, targat e së cilës përkojnë me të dhënat e tij “AA 077 RT” si dhe aksionet në një kompani minerare në emër të baxhanakut.

Sipas trupës gjykuese, prokurori Troci rezultoi me probleme në dy nga tre kriteret e rivlerësimit që lidhen me pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Troci, i cili e kryen aktualisht detyrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme zotëron si pasuri të deklaruar një apartament rreth 100 metra katrorë në Kashar dhe një depozitë bankare me vlerë 2.5 milionë lekë në bankë. Por, ishin pasuritë e padeklaruara në emër të miqve apo familjarëve ato që ngritën dyshime rreth integritetit të prokurorit Troci, i cili nga ana e tij këmbënguli se nuk kishte pasuri të fshehura apo ndonjë lidhje me to.

Akuza për fshehjen të pasurisë ishte ngritur edhe në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, lidhur me një objekt 32 metrash katrorë të ngritur mbi një sipërfaqe toke pranë shtëpisë së prindërve të tij në Paskuqan.

Për legalizimin e këtij objekti ishte dërguar në ALUIZNI një kërkesë në emër të Ramadan Trocit, por ky i fundit pretendoi se nënshkrimi ishte falsifikuar dhe ia faturoi këtë veprim të atit, që sipas tij kishte për synim të legalizonte sipërfaqen prej 1 mijë metrash të truallit të blerë në vitin 1997 në Paskuqan.

Ndërkohë, relatorja Pamela Qirko, theksoi gjatë seancës dëgjimore se; Troci jeton prej dy vitesh në një apartament me pronësi të paqartë në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, që i është dhënë atij me qira pasi janë shpenzuar rreth 30 mijë euro për mobilim. Sipas saj, prona është fituar me klering nga A.Sh, ortak i një kompanie. Ajo shtoi se kjo pronë është identifikuar përmes denoncimit të një qytetari dhe ngrihen dyshime të arsyeshme mbi mënyrën e marrjes së saj me qira. Ndërkohë, vlera shumë e ulët e qirasë dhe investimi 30 mijë euro për mobilim në një pronë, që A.Sh nuk e përdor, është dukur mjaft i çuditshëm për trupën gjykuese.

Troci mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës nga DSIK dhe për aftësitë profesionale nga Prokuroria e Përgjithshme, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një analizë të thelluar të shtatë aksidenteve me vdekje në minierën e Bulqizës, të ndodhura në vitet 2006-2011 dhe arriti në përfundimin se prokurori Troci kishte kryer hetime të cekëta dhe jo efektive, duke mos filluar procedime penale si dhe duke ua lënë fajin viktimave.

Në fjalën e tij para Komisionit gjatë seancës dëgjimore, Ramadan Troci shprehu dakortësi për procedurën e ndjekur, por kundërshtoi gjetjet që e ngarkojnë atë me përgjegjësinë e fshehjes së pasurisë. Ai u ndal pothuajse në të gjitha dyshimet e ngritura dhe tentoi t’i zhvlerësojë ato, duke mohuar të kishte lidhje me pronat e vëllezërve apo aksionet e baxhanakut.

Ramadan Troci e nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Etiketa: 1997aftësitë profesionaleAkuzaAnkimApelBulqizëDSIKEuroGenta Tafa BungohetimeILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMjaftPamela QirkoParaPiSProcedimeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmepronaRamadan TrociSeancaSHSuela ZheguvdekjeVendimVlorë
Tjetri
Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj shkarkohet nga detyra për fshehje pasurie

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj shkarkohet nga detyra për fshehje pasurie

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.