AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryeministri Rama hedh në gjyq për cënim imazhi gazetarin Ylli Rakipi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari Ylli Rakipi. Foto: LSA

Një avokate e kryeministrit ngriti padi ndaj Rakipit në Gjykatën e Tiranës duke pretenduar se një koment i tij tetorin e kaluar i ka shkaktuar dëm imazhi Ramës dhe duke kërkuar 1 milionë lekë dëmshpërblim. Rakipi iu përgjigj me një kundërpadi duke kërkuar nga Rama 2 milionë lekë dëmshpërblim.

Gazetari Ylli Rakipi. Foto: LSA

Padia e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës më 30 janar i referohet një komenti të gazetarit Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, i cili u ripublikua në shumë media në internet dhe ndaj të cilit, kryeministri ka pretendimin se i ka cënuar imazhin para publikut “në mënyrë të pakthyeshme”.

“I padituri, në një shkrim të gjatë e të artikulluar si qëndrim-vlerësim të vetin personal jashtë çdo elementi provues apo baze objektive, merr përsipër të etiketojë paditësin publikisht e në mënyrë të vazhdueshme gjatë të jgithë shkrimit me shprehjet më fyese, përçudnuese e diskretituest që njeh fjalori i gjuhës shqipe si “Palaço”, me një “sëmundje të përparuar…”, me “deformim të madh të personalitetit” apo me “…një personaliteti të deformuar“, duke vijuar me goditjen në adresë të Paditësit duke përdorur shprehjet tejet banale e të rënda si “gjysmaku që dita ditës vret veten pak nga pak” e më tej me deklarimin e Paditësit si “gjysmak me inteligjencë poshtë mesatares“, shkruhet në padi.

Në padi Rama ankohet gjithashtu për komentet e Rakipit mbi aktivitetin e tij si artist, veçanërisht për shprehjet “paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina e përpiqet të vjedhë postin e piktorit“.

Rama beson se opinioni i Rakipit, i shpërndarë në media në 15 tetor 2018, ka “cënuar perceptimin e Paditësit në publik në mënyrë të pakthyeshme” dhe për këtë arsye kërkon përgënjeshtrim dhe dëmshpërblim në masën 1 milionë lekë.

Gjykata e Tiranës e shqyrtoi kërkesën paraprakisht më 26 shkurt dhe njoftoi të paditurin. Ky i fundit iu drejtua gjykatës të martën më 9 prill me një kundërpadi, në të cilën argumentohet se fyerjet e shumta dhe të përsëritura të kryeministrit në adresë të tij si dhe aludimi për gjobëvënie përbëjnë shpifje dhe cënim të dinjitetit të gazetarit dhe si të tilla duhet të dëmshpërblehen në masën 2 milionë lekë.

“Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë,” deklaroi Rakipi para gazetarëve në dalje të gjykatës.

“Unë dua t’ju them, se kjo është një padi e ngritur nga regjimi, i cili thjesht ndryshon në formë nga diktaturat e mëparshme,” shtoi ai.

Rama ka akuzuar në shumë raste median për shpifje, por kjo është hera e parë që dërgon në gjyq një gazetar. Më herët Rama i është drejtuar gjykatës për të kërkuar dënime penale për shpifje të politikanëve të opozitës apo kundërshtarëve të tij politik, gjyqe që në përgjithësi i ka humbur kur ka qenë në opozitë dhe i ka fituar kur ka qenë në qeveri.

Etiketa: avokategazetarGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqKoncesionetLiria e MediasMASMediapadiParaRamaShpifjeTiranëYlli Rakipi
Tjetri
Protestuesit në Serbi mund të përsërisin gabimet e vjetra në lidhje me Kosovën

Protestuesit në Serbi mund të përsërisin gabimet e vjetra në lidhje me Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.