AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Çfarë është SLAPP?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Media Watch
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur kundërshtarët apo kritikët e tij me “gjoba të majme” në rastet kur ai gjykon se ndaj tij dhe qeverisë së tij po shpifet. Kërcënimi apo proceset gjyqësore civile apo penale për shpifje nuk janë të reja në Shqipëri dhe as nëpër botë, ku akademikët i kanë vënë edhe një emër “Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike.”

Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke folur), ku përshkruan se si në historinë e Amerikës, të famshmit, të fuqishmit dhe të pasurit, individë apo korporata, kanë abuzuar me të drejtën për të ngritur padi në gjykatë me synimin e shtyrjes së kritikëve drejt heshtjes. SLAPP është një akronim për StrategicLitigationAgainstPublicParticipation, (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një fenomen ku një individ me pushtet apo një korporatë synon të shtyjë kritikët (ose jokritikët) drejt heshtjes përmes kërcënimit për pasoja të rënda financiare apo ngritjen e padive civile, ndjekja e të cilave mbart kosto të lartë e shpesh të papërballueshme për kritikët (ose jokritikët që japin raportime faktesh që të pushtetshmëve nuk u pëlqejnë).

SLAPP hyri kështu në terminologjinë juridike si rasti kur pushteti padit për shpifje apo dëm moral apo dëm jopasuror, pavarësisht nëse padia ka apo jo shanse për të fituar në gjykatë, por me arsyetimin se vetë procesi gjyqësor shkakton frikë dhe frika shkakton heshtje.

Duke qenë se padi të tilla zgjasin me vite, korporatat e kanë gjetur SLAPP si një zgjidhje të parapëlqyer për çështje aktuale. Fjala vjen, nëse dikush proteston kundër ndërtimit të një pallati, ndërtuesi ngre padi, (zakonisht për shpifje) për ta frikësuar protestuesin. Edhe nëse padia rrëzohet në gjykatë, gjyqi ka gjasa do të zgjasë muaj me radhë ndërkohë që protestuesi është i frikësuar nga rreziku për gjobë dhe pallati vijon të ndërtohet.

SLAP konsiderohen një problem i madh për demokracinë për shkak se janë një teknikë shumë efikase, veçanërisht në duart e korporatave të mëdha, të cilat i përdorin për të frikësuar kritikët. Nëse një qytetar ankohet ndaj një korporate, kjo e fundit ka para për të paguar avokatë për të ngritur padi. Ndryshe nga korporata, qytetari shpesh nuk i ka mjetet financiare apo vihet në vështirësi ekonomike për të paguar një avokat. Pavarësisht nëse korporata e fiton apo jo gjyqin, të gjithë të tjerët që kanë menduar të kritikojnë korporatën, do të tremben nga ideja se mundet edhe ata të hidhen në gjyq. Me pak fjalë, pabarazia e armëve në një proces gjyqësor përbën thelbin e ekzistencës së SLAP.

Paditë civile apo akuzat penale të ngritura nga politikanët ndaj gazetarëve apo qoftë edhe vetëm kërcënimet për padi apo akuza, kanë gjithashtu edhe efektin negativ në imazh, pasi vetë akuza për shpifje përbën një sulm verbal në të cilin politikani përdor fuqinë e tij mediatike për të sharë një gazetar që nuk ka të njëjtën fuqi mediatike.

Në Shtetet e Bashkuara një numër shtetesh, mes të cilave, Kalifornia është më e përparuara, kanë miratuar ligje-antislapp. Logjika e këtyre ndërhyrjeve ligjore është e thjeshtë. Pala e paditur për shpifje, apo shkelje tëtë drejtave të autorit, nëse e gjykon se ka të bëjë me SLAPP, mund të ngrejë një kundërpadi duke argumentuar se çështja që ai po mbron është njëçështje e interesit publik.

Në këtë pikë, gjykata ka për detyrë të ndërpresë gjykimin në rast se çështja gjykohet si interes publik. Në Europë nuk ka ende një përpjekje sistemike për të trajtuar një problem të tillë. Megjithatë, që nga viti 2018, një grup europarlamentarësh i ka kërkuar Komisionit Europian të krijojë një direktivë për mekanizëm  kundër gjyqeve të tilla, ose për të ngritur mekanizma të asistencës ligjore falas në rastet e akuzave për shpifje.

Lexo më shumë: SLAP

Etiketa: AkuzaArmëEdi RamagazetarGjykataGjyqGjyqiKEkostoKryeministri Edi RamaLIBPabaraziapadiParapasojaRamaSHShpifjeshqipShqipëriShtetet e BashkuaraSLAPPSulm
Tjetri
Rama vë në zbatim ligjin kontrovers të koncesionit të teatrit pavarësisht akuzave për antikushtetutshmëri

Rama vë në zbatim ligjin kontrovers të koncesionit të teatrit pavarësisht akuzave për antikushtetutshmëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.