AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fluks uljesh dhe amnisti: Skema e lirimit nga burgu të Endrit Dokle

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë një seance gjyqësore te Krimet e Rënda. Foto:LSA

Përmes një morie vendimesh për zbritje dënimi, përfitim nga 3 amnisti radhazi dhe kohë paraburgimi shtesë, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha shtroi rrugën e lirimit për drejtuesin e fundit të mbetur në burg të Bandës së Durrësit- vendime që sipas Prokurorisë janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë procesit gjyqësor te Krimet e Rënda. Foto:LSA

Pas shtatë seancash, shumica e të cilave kanë zgjatur rreth 20 minuta, gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha vendosi të martën të lironte me kusht Endrit Doklen, të dënuarin me burgim të përjetshëm si anëtar i Bandës së Durrësit për një sërë akuzash.

Më herët, e njëjta gjyqtare përmes 7 vendimesh të tjera i ka llogaritur Dokles kohë paraburgimi shtesë nga viti 2012 deri në vitin 2014, i ka njohur atij përfitimin e 4 viteve ulje dënimi nga 3 amnisti radhazi dhe një ulje tjetër dënimi, për të cilin në sistemin online të gjykatave nuk është njoftuar koha në muaj apo vite.

Gjyqtarja Hoxha po ashtu ka gjykuar dhe pranuar kërkesat e Dokles për të përjashtuar në dy raste kolegen e saj Engjëllushe Tahiri, në çështje që kishin të bënin me kërkesa të ngjashme të të dënuarit. 7 kërkesa të tjera të bëra gati paralelisht dhe që u shortuan në gjykatës të tjerë, u rrëzuan apo u braktisën prej vetë kërkuesit.

Skema të ngjashme janë hasur më parë në lirimin nga po e njëjta gjyqtare e Ilir Pajës në vitin 2017. Një skenar i tillë është përdorur po ashtu nga gjyqtarë të ndryshëm për lehtësimin e dënimeve për një sërë të dënuarish për vepra të rënda penale, përfshi rivalin e Dokles, Lulzim Berisha në fund të vitit 2016.

Prokuroria e Krujës në një komunikatë zyrtare për mediat të martën denoncoi vendimin e lirimit të Endrit Dokles si të marrë në shkelje të procedurës dhe në zbatim të gabuar të ligjit ndërsa shtoi se do ta apelonte atë.

Prokurorja që ndoqi rastin në gjykatë pati kërkuar në një prej 7 seancave edhe përjashtimin e gjyqtares Hoxha nga çështja, për shkak se ajo kishte gjykuar më parë një sërë kërkesash penale të Dokles, por kërkesa e prokurorisë është rrëzuar.

Gjyqtarja Hoxha nuk ishte e arritshme për koment. Po ashtu, nuk qe i arritshëm as mbrojtësi ligjor i Dokles.

Endrit Dokle është i fundit prej 4 anëtarëve drejtues të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit” që lirohet nga gjyqësori, ndonëse ndaj tij rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda i vitit 2012.

Pas një vendimi kontravers të Gjykatës së Lartë në vitin 2014, e cila prishi dënimet me burg e përjetë për Lulzim Berishën, Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullain, të tre këta të fundit u liruan njëri pas tjetrit pas vendimesh gjyqësore të dyshimta.

Lirimi i Dokles

Dispozitivi i vendimit për lirimin e Endrit Dokles u bë publik nga prokuroria e Krujës. Sipas njoftimit për shtyp “Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/123 datë 14.01.2020  vendosi : “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, duke e vënë në provë për një periudhë  prej 5 (pesë) vjetësh”.

Dispozitivi po ashtu përcakton se Dokle nuk duhej të shoqërohej me bashkëpunëtorët në vepra penale, nuk duhet të mbajë armë dhe se duhet të mbajë kontakt me “Shërbimin e Provës”.

BIRN mësoi ndërkohë se për të marrë lirimin me kusht, Dokle kishte përdorur një premtim kontrate pune me kompaninë “Mateo Konstruksion”, ndërsa ka pretenduar se ka vuajtur tashmë 25 vite burg dhe arsye të tjera personale.

Prokurorisë së Krujës nuk i kanë dalë të njëjtat llogari. Prokuroria, që shpërndau bashkë me vendimin edhe qëndrimin e saj kundër lirimit, pretendoi se kërkesa e Dokles “jo vetëm që nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma”. Ligji kërkon që të dënuarit me burgim të përjetshëm të mund të aplikojnë për lirim me kusht pasi të kenë kryer 25 vjet prej dënimi.

I arrestuar në nëntor të vitit 2005, Endrit Dokle ka vuajtur fizikisht në qeli rreth 14 vite e tre muaj burg. I pyetur nga BIRN në një bisedë telefonike, drejtuesi i kësaj prokurorie Petrit Çano tha se prokuroria kishte kundërshtuar llogaritjen e kohës së dënimit të bërë nga gjykata.

Çano tha se Dokle nuk kishte vuajtur 25 vjet që të përfshihej në personat që mund të aplikonin lirim me kusht. Ai po ashtu tha se vitet e përfituara si ulje me aminsti nuk mund të numëroheshin si dënim i vuajtur.

Në një prej çështjeve të ngritura nga Dokle në Gjykatën e Krujës për të përfituar ulje dënimi,  e cila u pushua nga gjyqtarja Alma Kolgjoka në prill 2019, rezulton se deri në maj 2018 prej kur është bërë kërkesa për ulje dënimi Dokle kishte kryer vetëm 16 vjet e 2 muaj burg. Vendimi i gjyqtares Hoxha për ta liruar atë me kusht nënkupton që prej majit 2018, Dokle “ka kryer” edhe  9 vite të tjera burg.

Fluks kërkesash

Duke filluar prej prillit 2018, Endrit Dokle rezulton se ka nisur 15 procese të ndryshme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Krujë me kërkesa të ndryshme penale, përfshi atë të fundit për lirimin me kusht.

Në sistemin online të gjykatës rezulton se Dokle kishte kërkuar fillimisht t’i uleshin 45 ditë për çdo vit burg, për shkak të sjelljes së mirë, kërkesë e cila është rrëzuar nga gjyqtarja Alma Kolgjoka.

Por pas kësaj kërkese, e cila është shqyrtuar për gati 1 vit në gjykatë, Dokle ka hapur një sërë procesesh të ngjashme. Sipas sistemit të gjykatës ai ka kërkuar 8 herë përfitim nga amnisti të ndryshme që prej vitit 2012, një kërkesë për rillogaritje të kohës së paraburgimit, dy kërkesa për ulje të dënimit dhe 2 herë përjashtim të gjykatëses Engjëllushe Tahiri.

Dy kërkesat e fundit u bënë në shtator dhe tetor 2019, për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit dhe një  kërkesë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut si dhe kërkesa e fundit e Dokles ishte ajo për lirimin me kusht. Të dyja të gjykuara nga Enkeleida Hoxha dhe të dyja të pranuara.

Ajo që bie në sy nga vendimet e zbardhura pjesërisht në faqen e gjykatës është fakti se Dokle ka qenë i sukseshëm vetëm në gjykimet e bëra nga Hoxha. Në të gjitha gjykimet e tjera, ai ose është tërhequr ose kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjyqtarët e tjerë.

Si në raste të ngjashme, Dokle duket se ka aplikuar disa herë thuajse në të njëjtën kohë me të njëjtën kërkesë pranë Gjykatës së Krujës. Nga vendime rezulton se ai është tërhequr apo nuk ka qenë i pranishëm kur çështjet janë gjykuar nga gjyqtarë të tjerë, ndërsa gjyqet që i janë shortuar Hoxhës kanë shkuar deri në fund.

Amnisti dhe ulje dënimi kontraverse

Përndryshe nga koleget e saj, vendimet e të cilave janë të zbardhura dhe gjenden në faqen online të gjykatave të Shqipërisë, vendimet e Hoxhës mbi Doklen janë pa përmbajtje dhe vetëm në disa prej tyre mund të gjendet dipozitivi. Në disa raste, BIRN mundi të shihte vetëm që ajo kishte pranuar kërkesën.

Kështu vendimi për “ulje dënimi” i marrë më 21 maj 2019, i cili rezulton se është pranuar, nuk ka në brendësi asnjë përmbajtje dhe nuk është e qarta së muaj apo sa vite nga dënimi i mbetur ishin ulur.

Por vetë pranimi i i uljes së dënimit, duket se bie në kundërshtim me një vendim mbi një kërkesë të ngjashme gjykuar nga e njëjta gjykatë, por me gjyqtare Alma Kolgjokën.  Kolgjoka  ka vendosur rrëzimin kërkesës së Dokles që kërkonte ulje dënimi nga 45 ditë për çdo vit prej vitit 2005 kur ishte arrestuar, me arsyetimin e sjelljes së mirë në burg.

Gjyqtarja arsyeton ndër të tjera se “Një i dënuar me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojë ulje dënimi, pasi nuk mund t’i llogariten tek koha e mbetur për të vuajtur, pasqyruar kjo edhe tek dinamika e vuajtjes së dënimit. Ky është shkaku që sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit ai nuk përfituar asnjëherë ulje dënimi me vendim gjykate”.

Nga ana tjetër, ndërsa çështjet e nisura prej kolegeve të saj janë pushuar në mungesë të Dokles apo pas tërheqjes së tij, Hoxha ka pranuar edhe të gjitha kërkesat për përfitim nga amnistia. I pyetur nga BIRN, prokurori Çano tha se “nuk ishte i sigurt nëse Dokle përfitonte nga amnistitë”. Ligjet për amnistitë përjashtojnë nga përfitimi të dënuarit për pjesëmarrje në organizatë kriminale apo ato të dënuar për vrasje, akuza të cilat rëndojnë mbi Doklen, duke ngritur dyshime të tjera për vendimet e gjyqtares Hoxha.

 

Etiketa: AkuzaAlma KolgjokaBandaBanda e DurrësitBIRNBurgEndrit DokleEnkeleida HoxhaGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKodit PenalKrimeKrujëLulzim Berishaorganizatë kriminalePetrit ÇanoProkuroriProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëSHshqipshtatoruljeVendimVendimetVendimivrasje
Tjetri
Vrasja e Ivanoviçit tregon se Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë

Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për vrasjen e Ivanoviçit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.