AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kruja bëhet qyteti i tretë më i prekur nga COVID-19

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një vatër infeksioni e zbuluar në një fabrikë fason  në qytetin e Krujës solli shumicën e rasteve të reja të të prekurve nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë që vatrat e infeksionit në pesë qytete konsiderohen të mbyllura pas shërimit të të gjithë të prekurve.


Qeveria shqiptare ka vendosur të ecë përpara me planin për rihapjen e aktivitetit ekonomik të bllokuar në shumicën dërrmuese që në mes të muajit Mars pasi infeksioni duket se është kufizuar në pjesën më të madhe të vendit, por një vatër e madhe infeksioni në një fabrikë fason në qytetin e Krujës rrezikon të kthejë përmbys situatën.

Në Shqipëri u kryen gjatë 24 orëve të fundit deri në mesditën e së Mërkurës 252 testime të personave të dyshuar nga të cilët, 25 rezultuan pozitivë. Por 18 nga këto raste të reja i përkasin Krujës dhe 1 rast Kurbinit. Kruja u ngjit në vend të tretë në listën e qyteteve më të prekura pas Tiranës dhe Durrësit me 58 raste në total ndërsa zona e Kurbinit shënoi në total 28 raste. Megjithëse statistikisht të prekurve në rrethin Kurbin i referohen si të tillë, në fakt shumica e tyre i përkasin fshatit Borizanë, i cili është fare pranë Krujës dhe të prekurit lidhen me po të njëjtën fabrikë fason. [Lexo më shumë investigimin: Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19]

Në total në Shqipëri numri i të prekurve me COVID-19 arriti në 634 raste, nga të cilët, 356 vetë janë shëruar dhe 27 kanë humbur jetën. Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri kanë humbur jetën edhe tre qytetarë të tjerë të infektuar me COVID-19, por Ministria e Shëndetësisë i ka përjashtuar nga statistikat e COVID-19 me argumentin se kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe jo nga komplikime të shkaktuara nga koronavirusi i ri.

Ndërsa numri i rasteve të reja në Krujë po rritet me shpejtësi, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli theksoi të Mërkurën se në pesë qytete të prekura më herët nga pandemia nuk ka më raste aktive, duke dhënë shpresa për eliminimin e infeksionit në këto zona.

“Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit janë shëruar,” deklaroi Rakacolli ndërkohë që edhe në qytete të tjera nuk janë shënuar infektime të reja prej shumë ditësh.

Shqipëria vendosi mbylljen e pjesës më të madhe të aktivitetit ekonomik në vend nga mesi i Marsit dhe mbylljen në shtëpi të popullsisë me qëllim që ruajtja e distancave shoqërore të pengonte përhapjen e koronavirusit të ri. Mbyllja e aktivitetit ekonomik jothelbësor për disa javë bëhet me synimin që të sëmurit e prekur nga koronavirusi të mund të shërohen pa shkaktuar infektime të mëtejshme.

Megjithatë kryeministri Edi Rama refuzoi mbylljen e të gjithë aktivitetit ekonomik, përfshirë industrinë e ndërtimit, fabrikat dhe minierat, me argumentin se kostoja ekonomike do të bëhej tepër e lartë.

Shumë prej fabrikave fason në Shqipëri, të cilat realizojnë mbi 900 milionë euro eksporte në vit, u mbyllën pavarësisht lejes për të operuar për shkak se kërkesa për krahun e lirë të punës të punëtorit shqiptar nga Italia e vende të tjera ra me shpejtësi. Por në disa raste, puna nëpër këto fabrika vijoi. Modeli i punës në fabrika të tilla mbart rreziqe të shtuara për shkak se punëtorët rrallëherë banojnë pranë fabrikave dhe në shumë raste, fabrikat organizojnë transport për ta nga zonat e varfra nga ku furnizohen punëtorët, për te fabrikat.

Krahas fasonerisë së Krujës, një rast tjetër në Elbasan raportohet nga media si rast i lidhur me një fabrikë tjetër fasonerie, duke rrezikuar çuarjen dëm të afro 6 javëve izolim dhe paralizë ekonomike të vendit.

Etiketa: COVIDCOVID-19Edi RamaelbasanEurofasoninfektimeItaliaizolimKrujëKryeministri Edi RamaKurbinMediapandemiaPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareStatistikattestimeTiranëTropoja
Tjetri
Europës nuk i nevojitet solidaritet

Europës nuk i nevojitet solidaritet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.