AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministria “mban në sirtar” vendimin e refuzimit të azilit për gylenistin

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Edhe pse ka vendosur që në mars për të refuzuar kërkesën për azil të Selami Simsek, Drejtoria e Azilit në Ministrinë e Brendshme akuzohet se nuk i ka njoftuar palët, duke bllokuar për disa muaj të drejtën e Simsek për të apeluar këtë vendim.

Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Për muaj me rradhë Ministria e Brendshme duket se ka “mbajtur në sirtar” vendimin për refuzimin e azilit për shtetasin turk Selami Sismsek. Avokati mbrojtës i Simsek, Elton Hyseni tha se vendimi nuk i është bërë me dije megjithëse kishte bërë një sërë kërkesash.

40-vjeçari mbahet në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të kryeqytetit, ndërsa avokati tha se atij i ishte mohuar për muaj të tërë të drejtën për të apeluar vendimin. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij Harun Çelik që u deportua në janar në Turqi në mënyrë kontraverse, ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup pune i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Vendimi i refuzimit të azilit që rrodhi në media të mërkurën i firmosur nga Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë Sokol Sheti dhe tre specialistë është marrë sipas datës  më 9 mars, vetëm pak orë pasi Sismsek, i sapo liruar nga burgu ku po vuante një dënim për falsifikim, depozitoi kërkesën për azil në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit.

Në vendim thuhet se Simsek “nuk parashtron në pretendimet e tij asnjë element që lidhet me statusin e refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese, sipas parashikimeve ligjore”. Por megjithëse vendimi ishte marrë në mars, avokati i Simsek tha se ende nuk kishte zyrtarisht një kopje të tij. Hyseni tha se megjithatë do të bënte apelim të vendimit  qoftë edhe nisur nga fakti i njohur tashmë botërisht.

I pyetur për afatet e apelimit në vendim. Hyseni tha se “për sa kohë nuk e kishte pasur vendimin, koha për apelim nuk kishte filluar”.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike se Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit kishte vizituar dhe takuar Sismsek në Karreç sëfundmi.

Ajo tha se pas një kërkese të tyre për të mësuar statusin e tij Ministria e Brendshme u kishte bërë me dije më 25 qershor se Simsekut i ishte refuzuar kërkesa për azil, por se ai kishte të drejtën e apelimit. Përgjigja lë të kuptohet se afatet e apelimit nuk kishin kaluar, ndërsa tërthorazi ministria duket se ka pranuar se “kishte harruar”  vendimin për refuzim.

Ballanca tha se në përgjigjen e ministrisë për Avokatin e Popullit nuk ishte shënuar data kur ishte marrë vendimi i refuzimit, duke thënë se përgjigja ishte “tricky” (hileqare). Ajo megjithatë tha se ankimi duhet të bëhej edhe mbi “faktin e njohur botërisht” pranë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Avokati i Popullit në një hetim të tij gjeti një sërë shkeljesh të policisë në trajtimin  e çështjes së Harun Çelik.

Selami Simsek, u arrestua korrikun e kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas sëbashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Shqipëria dëboi fillimisht në janar bashkëudhëtarin e tij Çelik pavarësisht thirrjeve të tij për azil.  Ky i fundit u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku është përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Ndërkohë Simsek, në një proces të ndarë u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se ka pranuar fajin dhe ka shprehur pendesë.

Ai u lirua në 9 mars rreth orës 4 pasdite nga burgu pas përfundimit të dënimit dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Atë ditë, ndërsa pritej nga babai dhe të afërm Simsek u shëtit në Tiranë me një furgon të policisë pa shenja dalluese. Babai i tij dhe të mbështetës të lëvizjes Gylen në Shqipëri, i thanë BIRN atëherë se ai frikësohej se do të dënohej njësoj si Çelik dhe përshkak të njohjes me këtë të fundit.

Por vendimi i refuzimit i marrë nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, pavarësisht fatit të Çelik, mohon që ndaj Simsek që kishte ndonjë rrezik. “Për sa më sipër Drektoria e Azilit dhe Shtetësisë vlerëson se kërkesa për azil nga z.Selami Simsek nuk plotëson kriteret për njohjen e azilit në Republikën e Shqipërisë pasi në pretendimet e ngritura nga ky azilkërkues nuk vërehet asnjë element persekutimi, apo cënimi serioz të ushtruar nga shteti turk”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit pretendimi kryesor që Simsek kishte parashtruar lidhej me dënimin e xhaxhait të tij “si përfaqësues i lëvizjes Gyleniste, dënim të cilin xhaxhai e ka kryer dhe tani ndodhet në Kanada”. Në vendim thuhet se Simsek kishte pretenduar që ishte larguar “se kishte frikë mos më dilte emri për shkak të lidhjes me xhaxhain”. Ndërsa thuhet se ai nuk kishte lidhje me lëvizjen gyleniste.

Avokati Elton Hyseni, i cili përfaqësonte edhe Çelik në gjykatë, i tha BIRN se duke u nisur nga rasti i parë rreziku është i qartë. “Duke parë rastin e të parit (Çelik) frika është reale. Që ai të keqtrajtohet”, tha Hyseni. Ai tha se shqetësues ishte fakti që vendimi nuk u ishte dhënë zyrtarisht. “Megjithatë unë do ta apeloj si një fakt të njohur botërisht”, tha Hyseni.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eAkuzaAnkimiApelimAvokati i PopullitAvokatja e PopullitazilazilkërkuesBIRNBurgDibraEmriErinda BallancaFetullah GylenGjykataGjykata e TiranësGjykatëGylenHarun ÇelikHetimhetimeKanadaMediaMinistria e BrendshmeMIToperacionPoliciaRefuzimiRinasrreziksekretSelami SimsekSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëTurqiTurqiaVendimVendimi
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj shkarkohet nga detyra

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.