AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ruçi është i paqartë, pezullohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gramoz Ruçi në seancë parlamentare më 17 maj 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Autoriteti shëndetësor i njohur si Komiteti Teknik i Ekspertëve, urdhëroi ndalimin e mbledhjeve me mbi 10 vetë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se nga urdhëresa e ekspertëve nuk arrin të kuptojë nëse në ndalim përfshihen edhe seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Gramoz Ruçi në seancë parlamentare më 17 maj 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se seanca plenare e ditës së enjte nuk do të zhvillohet për shkak se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e ka të qartë nëse urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar tubimet politike, dasmat e funeralet, përfshin apo jo edhe seancat plenare të Kuvendit.

Në një njoftim për shtyp, kuvendi bëri të ditur se Ruçi i ka dërguar një kërkesë për sqarim ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit,” thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të kuvendit.

Që kur Shqipëria ndërmorri masa kufizuese të aktivitetit ekonomik e shoqëror në mars të këtij viti në përpjekje për të penguar përhapjen e virusit që ka prekur deri më sot gati 30 mijë shqiptarë duke vrarë mbi 600 prej tyre, qeveria e Kryeministrit Edi Rama është kritikuar shpesh për paqartësi në urdhrat dhe kufizimet e hartuara, të cilat janë ndryshuar me dhjetëra herë, duke krijuar pasiguri për qytetarët e bizneset mbi mënyrën se si duhet të veprojnë. Por letra e Ruçit për Komitetin dhe ministren sugjeron se jo vetëm qytetarët janë të hutuar nga teknika e hartimit të rregullave dhe urdhëresave nga komiteti teknik.

Kuvendi i Shqipërisë gjendet aktualisht në fund të mandatit të vet aktual dhe disa funksione të tij duket se janë të domosdoshme, të tilla si miratimi i dekretligjeve që mund të nevojiten të ndërmerren nga qeveria me urgjencë për të përballuar emergjencën mjekësore të pandemisë. Kuvendi duket se nuk mund ta kryejë këtë funksion nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i jep leje që të mblidhet.

Etiketa: DasmatEdi RamaKuvendiMasamasa kufizueseMjekmjekëndalimOgerta ManastirliupasiguriQeveriaRamaSeancaSeanca plenareSHshqipShqipëria
Tjetri
Dhjetëra degë studimi drejt mbylljes në universitetet publike

Universitetet publike përshtaten me vështirësi për kushtet e pandemisë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.