AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

‘Pa logjikë ekonomike’: ONM kërkon rihetimin e pasurisë dhe figurës së Rilinda Selimit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dalë nga seanca dëgjimore e KPK-së | Foto : Edmond Hoxhaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e konsideron të paplotë dhe sipërfaqësor hetimin e KPK-së për blerjen e një pike karburanti në Vlorë dhe përfitimet e nxjerra prej tij, ndërkohë që kërkon hetim edhe për figurën dhe etikën e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dalë nga seanca dëgjimore e KPK-së | Foto : Edmond Hoxhaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, i kërkoi Komisionerëve Publikë që të apelonin vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi dhe të kërkonin rihetimin e saj në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në rekomandimin e firmosur nga tre vëzhgues, ONM e konsideron të paplotë hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili vendosi në 14 dhjetor 2020 konfirmimin në detyrë të Selimit. ONM lë të kuptohet se trupa e drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtarës që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.

“Karburanti dhe kontratat e tij të qirasë, shitja e makinave më shtrejtë se çmimi i blerë, dhënia me qira e një apartamenti në Vlorë me çmim dyfish më të lartë se qiraja që paguante subjekti në qendër të Tiranës, dështimi për të paguar taksat, vendime të gjykatës në favor të saj në mënyrë të paarsyeshme,” numërohen arsyet në rekomandim.

Dyshimet për figurën dhe etikën

Rilinda Selimi është bashkëshortja e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i shkarkuar nga institucionet e vetingut për lidhje me krimin e organizuar. Sipas ONM-së, gjyqtarja Selimi nuk është verifikuar mjaftueshëm në këtë kriter, edhe pse kjo (lidhja me bashkëshortin) ishte indicie e mjaftueshme, pavarësisht raportit pozitiv nga Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar.

“Përfshirja e një personi të lidhur me krimin e organizuar apo shkëmbimin e parave, favoreve nuk është një hamendësim aq i largët,” thuhet në rekomandimin e ONM-së për Komisionerin Publik. Vëzhguesit thonë se ky është kushti i qartë që duhej të kishte çuar në një hetim të thellë të kriterit të figurës. ONM e mbështet arsyetimin në këtë pikë, duke iu referuar të dhënave për bashkëshortin e Selimit, të cilat shton se janë marrë nga një burim i pavarur dhe shumë i besueshëm.

ONM po ashtu ngre dyshime mbi etikën e gjyqtares dhe ndikimin e saj në vendimin e kolegëve në Gjykatën e Tiranës, në një çështje ndaj një kompanie ajrore që kishte refuzuar fluturimin e tre fëmijëve të saj për shkak të afateve të skadimit të pasaportave. Selimi ka kundërshtuar se ka ushtruar ndikim, duke arsyetuar se çështja është prishur në Gjykatën e Apelit dhe ajo ende nuk ka një vendim, por ONM arsyeton se vendimi i Shkallës së Parë ka një sërë problemesh proceduriale që ngrenë dyshime për trajtim preferencial.

“Duhej të ishte hetuar si një trajtim preferencial dhe (duhej hetuar) nëse kishim trajtim të pabarabartë para gjykatës,” thuhet në rekomandim, ndërsa vihet në dukje se dëmshpërblimi i kërkuar prej 30 mijë eurosh ishte mjaft i lartë për kushtet ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

Mes dyshimeve për sjellje joetike të gjyqtares u përfshinë edhe shitja e dy makinave me çmim më të lartë se sa ai i blerjes. ONM vë në dukje se KPK kishte anashkaluar standardin e vendosur në këto raste dhe se hetimi nuk kishte qenë i plotë dhe as nuk ishte verifikuar pagimi apo jo i taksave nga subjekti. Mospagimi i taksave dhe deklarimi i Selimit mbi këtë çështje në KPK, ishte sipas ONM-së një problem më vete.

“Mosnjohja e ligjit nuk është justifikim,” shprehet ONM “aq më shumë për një gjyqtare”.

Vëzhguesit këmbëngulin rihetim edhe mbi posedimin apo përdorimin e dy makinave konkretisht në emër të kunatit dhe vjehrrit të subjektit. Sipas vëzhguesve, një prej makinave nuk ishte regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe se kishte dyshime për pasuri të fshehur. Ndërkohë, për makinën në emër të vjehrrit kërkohet hetim sa i përket konfliktit të mundshëm të interesit me kompaninë e shitjes.

ONM vë në dukje se në këtë rast duhej bërë vlerësim mbi sjelljen jashtëgjyqësore të gjyqtares duke marrë në konsideratë Parimet e Bangalores.

Rihetim për karburantin

Vëzhguesit e ONM-së kritikojnë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për hetim sipërfaqësor të kriterit të pasurisë, kryesisht lidhur me blerjen e karburantit të familjes Selimi në zonën e  “Lungomares” në Vlorë. Karburanti që u cilësua nga kryeministri si “Peshqesh i KÇK-së”, pasi kishte firmosur një leje për rikonstruksionin e tij, është në pronësi të bashkëshortëve Selimi dhe kompanisë Kastrati, që i bleu aksionet nga vjehrri i Selimit.

Sipas ONM-së, KPK nuk ka hetuar plotësisht mundësinë e vjehrrit të subjektit për të paguar pjesën e tij të investimit me burime të ligjshme dhe po ashtu nuk ka hetuar kontratat “pa logjikë ekonomike” të qirasë, që Selimi ka përfituar prej tij.

ONM thotë se kontratat e dhënies me qira të karburantit për kompani të ndryshme në vitet 2015 kishin “mungesë të arsyes ekonomike” dhe duhej të ishin hetuar si të dyshimta. Vëzhguesit shpjegojnë se karburanti ishte dhënë fillimisht me qira për 90 për qind të të ardhurave të fituara prej tij dhe pagesat e marra, sipas kësaj kontrate kishin shkuar deri në 297 mijë lekë në muaj në vitin 2013 dhe 228 mijë lekë në muaj në vitin 2014.

Por ONM thotë se karburanti u dha më pas me qira për 10 mijë euro në muaj, pagesë shumë më e lartë se ato që paguante e njëjta kompani për karburante të tjera në qytete të ndryshme të vendit.

ONM nuk gjen shpjegim se pse dy kompani pranuan që të paguanin 10 mijë euro në muaj për karburantin, ndërkohë që kishin një fitim vjetor prej 34 mijë eurosh dhe po ashtu nuk ka shpjegim logjik ekonomik se pse këto kontrata u bënë. Më herët sipas rekomandimit, një kompani kishte paguar jo më shumë se 2 mijë euro në muaj qira, bazuar mbi fitimet mujore të realizuara nga e njëjta pikë karburanti.

Sipas ONM-së, nuk ishte hetuar plotësisht pasuria e vjehrrit dhe se të ardhurat e kunatit janë marrë në konsideratë në analizë, por shpenzimet e tij dhe asetet që ai kishte, nuk ishin përfshirë. Vëzhguesit kërkuan hetim edhe në lidhje me një godinë në Fushë-Krujë, duke arsyetuar se duhej verifikuar dyshimi për pasuri të fshehur.

ONM po ashtu kërkon që në Kolegj të hetohet edhe një shtëpi prej 155 metrash katrorë në Tiranë, duke vërejtur  që KPK nuk kishte bërë hetim të kontratave të ngjashme, por ishte mjaftuar vetëm me kontratat që i kishte sjellë subjekti.

Etiketa: AdministrativeEuroGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareHetimKastratiKÇKkomisionerKomisioneri PublikKPKlulzim hamitajMjaftndikimOlsi KomiciONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPamela QirkoParapasuriaRilinda SelimiSeancaShkëlzen SelimishqipShqipëriTaksatTiranëVendimVendimiVëzhguesit
Tjetri
Plagoset në atentat një 60-vjeçar nga Mamurrasi

Plagoset në atentat një 60-vjeçar nga Mamurrasi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.