Një 47-vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë nga një presë metalike gjatë punës në minierën e rihapur të Spaçit.
Një 47-vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë nga një presë metalike gjatë punës. Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes në minierën e rihapur sëfundmi të Spaçit në Mirditë. Viktima u identifikua nga policia si Anton Prenga nga Fani. Ai ishte magazinier i minierës e cila është nën administrimin e kompanisë me aksionerë turq Tete Albania Tunnel & Mining.
I kontaktuar nga BIRN përmes telefonit një përfaqësues i kompanisë tha se nuk mund të komentonte, pasi ende ndodhej në spitalin e Rrëshenit.
Sipas të dhënave nga policia 47-vjeçari, ka marrë goditje në kokë dhe ka mbërritur pa shenja jete në spital. Policia bëri me dije se trupi i viktimës ishte dërguar në morgun e spitalit ku do nështrohet mjekësisë ligjore. Policia njoftoi se “kanë nisur menjëherë hetimet dhe po verikohen elementet e sigurisë të punës brenda minierës”.
Zona në fjalë përdoret për nxjerrjen e mineralit dhe janë të punësuar një numër i konsiderueshem punëtoresh të cilët janë kryesisht nga fshtrat e Mirditës. Sipas një artikulli të revistës Monitor miniera në Spaç rifilloi punën vitin e kaluar.
Sipas faqes zyrtare të kompanisë ajo është një nga minierat më produktive në zonë me mbi 3 milion tonë rezerva të nxjerrshme të bakrit. Miniera e Spaçit njihet kryesisht për shkak të burgut famëkeq me të njëjtin emër. Gjatë viteve të diktaturës për të nxjerrë mineralin u shfrytëzuan të burgosurit politikë.