AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohen 5 oficerë të Rojes Bregdetare akuzohen se lejuan largimin e skafistëve

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gomone e sekuestruar nga polcia në Vlorë

Policia e Vlorës ekzekutoi të enjten masat e arrestit për 5 oficerë të Rojes Bregdetare, të cilët pas operacionit të shpëtimit të një gomoneje me 55 refugjatë dyshohet se lejuan largimin e skafistëve që drejtonin mjetin.

Gomone e sekuestruar nga polcia në Vlorë

Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurie “arrest me burg” për 5 marinarë e anijes “Bora” të Rojes Bregdetare, të cilët akuzohen se gjatë operacionit për shpëtimin e 55 refugjatëve nga Lindja e Mesme në janar 2021, lanë të largohej skafistët që akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.

Masat e sigurisë së gjykatës u zbatuan mëngjesin e të enjtes nga policia e Vlorës, që njoftoi arrestimin e komandantit të anijes Bora, Bledar Bufaj dhe marinarët Roland Çanaj, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Meçaj.  Pesë roje bregdetare të Forcës Detare, akuzohen nga Prokuroria e Vlorës  për “shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë këta persona “kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë̈ personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar”.

Edmond Dëmaj, avokati mbrojtës i njërit prej të arrestuarve e cilësoi ndalimin të paligjshëm dhe tha se akuza nuk kishte bazë, pasi rojet bregdetare nuk kanë të drejtë të bëjnë arrestime.

Dëmaj i tha BIRN se marinarët ishin paraqitur sa herë ishin thirrur prej prokurorisë dhe se ndalimi disa muaj pas ngjarjes ishte në fakt një përpjekje për t’i vënë ata nën presion. Ai tha se ndër të arrestuarit kishte marinarë që nuk ishin në kuvertën e anijes dhe nuk kanë dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Në 19 janar policia arrestoi Emiljano Likaj, një prej të dyshuarve si drejtues i gomones. Ndërkohë më herët u ndaluan dy pronarë hotelesh që dyshohet se kishin strehuar refugjatët për llogari të trafikut. Në total me 5 rojet bregdetare, numri i të arrestuarve për ngjarjen shkon në 8.

Oficerët e Rojes bregdetare ndërhynë në mbrëmjen e 8 janarit 2021 në grykëderdhjen e Vjosës pas një sinjali SOS nga gomonja që ishte fundosur për shkak të dallgëve. Operacioni i shpëtimit nxori në breg 55 refugjatë kryesisht nga Siria, të cilët ishin nisur drejt Italisë. Një pjesë e refugjatëve dolën në breg me plagë djegie prej bashkimit të karburatit me ujin e kripur.

Por ndërsa u shpëtuan bashkë me të tjerët në gomone, dy shtetas shqiptarë që dyshohet se drejtonin mjetin nuk u zbritën në breg dhe dyshohet se u lanë të largoheshin

Trafiku i njerëzve përmes detit, një mision i rrezikshëm që ka shkaktuar qindra viktima edhe në Shqipëri,  u rikthye vitin e kaluar me gjasë për shkak të fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut të cilët kërkojnë të mbërrijnë me çdo kusht në vendet e Bashkimit Europian.

Etiketa: AfrikaAkuzaArrestArrest me burgarrestimeBashkimit EuropianBIRNBurgGjykataGjykatëGjykatësgomoneLindjaLindja e MesmeMarinarëMASoperacioniPoliciaProkuroriashqipShqipëriSiriaTrafiktrafikuviktimaVlorë
Tjetri
Lufta s’ka të sosur për të mbijetuarit e minave në kufirin Shqipëri-Kosovë

Lufta s’ka të sosur për të mbijetuarit e minave në kufirin Shqipëri-Kosovë

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.