AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

Hetimet e SPAK identifikojnë dy struktura paralele të trafikut të kokainës të drejtuara nga Alfredo Hamzai – një person i lidhur me Artur Shehun – dhe Luçiano Koçekun me bazë në Londër, i cili akuzohet se financonte kullat e betonit në Tiranë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, goditi të premten një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove të përfituara nga kjo veprimtari kriminale në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar.

Gjykata e Posaçme miratoi 15 masa arresti me burg dhe 5 të tjera në arrest shtëpie për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të narkotikëve, mes të cilëve edhe Artur Shehun e biznesmenët e ndërtimit, Ilir Shtufi dhe Orest Sota.

Dosja hetimore identifikon dy struktura paralele kriminale të drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, të cilat sipas SPAK, kanë bashkëpunuar në segmente të ndryshme të trafikut të drogës dhe më pas në pastrimin e parave të fitura në investime të ligjshme në Shqipëri.

Prokuroria akuzon Alfredo Hamzain, Ardian Zykajn, Adrian Ramën, Elton Memetin, Orgest Birçajn, Orest Sotën dhe Dritan Agën për pjesmarrje në trafikim masiv të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Disa prej tyre janë të lidhur sipas SPAK me Artur Shehun, një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, i cili jeton prej më shumë se dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi i dytë drejtohet nga Luçiano Koçeku, 44 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër. Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.

Hetimet tregojnë se rrjeti kriminal shtrihej nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Paraguaji, Surinami, Uruguaji, Porto Riko dhe Brazili deri në portet kryesore të Evropës Perëndimore, kryesisht në Anversë të Belgjikës dhe Roterdam të Holandës.

Kokaina fshihej në ngarkesa tregtare të ligjshme si qymyr druri, pasta frutash, mish apo sojë dhe transportohej përmes kompanive të krijuara posaçërisht për këtë aktivitet, ndërsa besohet se trafikantët kishin ndihmë nga brenda shërbimeve doganore në portet europiane që lehtësonte kalimin e ngarkesave.

Pas mbërritjes në Evropë, lënda narkotike përpunohej në magazina dhe laboratorë të ngritur në Belgjikë dhe Holandë dhe sipas hetimeve, grupet kriminale kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut: nga furnizimi me kokainë në Amerikën Latine, sigurimi i laboratorëve dhe kimistëve, deri te transporti dhe shpërndarja në tregjet evropiane.

Sipas SPAK, Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku konsideroheshin si furnizues të lëndës narkotike dhe kishin lidhje të drejtpërdrejta me laboratorë në Kolumbi dhe Ekuador të administruar nga shtetas shqiptarë. Hetimet përshkruajnë një organizim të sofistikuar, ku përdoreshin pajisje GPS, kamera survejimi dhe aparatura për bllokimin e sinjaleve të pajisjeve gjurmuese.

Grupet kriminale shqiptare kishin krijuar lidhje me organizata kriminale holandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane dhe britanike, si dhe me kartelet e drogës në Kolumbi, Paraguaj dhe Ekuador dhe hetimet sugjerojnë se anëtarët e grupeve ndihmonin njëri-tjetrin në sigurimin e tregjeve të shitjes në Itali, Angli, Zvicër dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, duke shkëmbyer furnizime, logjistikë dhe rrugë transporti.

Një sërë sekuestrimesh të mëdha të trafikut të drogës nga autoritetet evropiane i atribuohet  këtij rrjeti. Mes tyre përmenden 441 kilogramë kokainë të sekuestruara në Barcelonë, ku u arrestuan Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj dhe Gian Luca Ciprian; 1.435 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit që, sipas hetuesve, lidhej me Alfredo Hamzain; 162 kilogramë kokainë të sekuestruara në Britaninë e Madhe; si dhe disa ngarkesa të tjera prej 600 kilogramësh, 1 ton dhe 1.2 tonësh të sekuestruara gjatë vitit 2020.

SPAK vlerëson se sasitë reale të trafikuara kanë qenë shumë më të mëdha se ato që janë kapur nga autoritetet e huaja.

Paralelisht me hetimin për trafikun e narkotikëve, SPAK ka zhvilluar hetime për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas prokurorisë, të ardhurat e gjeneruara nga trafiku i kokainës janë investuar në prona të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare në Shqipëri. Në dosje thuhet se personat nën hetim “janë të përfshirë edhe në pastrimin e produkteve të veprës penale, konkretisht të të ardhurave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale përgjatë periudhës 2017 e në vijim”.

Hetuesit përshkruajnë një skemë të ndërlikuar që përfshin blerjen e tokave, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, shtimin artificial të sipërfaqeve të regjistruara, copëzimin dhe transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Sipas SPAK, një pjesë e pronave i jepeshin më pas kompanive ndërtuese për zhvillim, duke integruar fondet e dyshuara kriminale në ekonomi. “Një modus operandi i tillë është konstatuar edhe me veprimet e kryera nga grupet kriminale që kanë vepruar në zonën e Palasës, Himarë apo Dhërmi, Vlorë”, thuhet në dosje.

Në skemën e dyshuar të pastrimit të parave përmenden biznesmeni Ilir Shtufi dhe kompanitë “Nova Construction 2012” (sot “Nova Group”) dhe “LTD Co” sh.p.k. Sipas hetimeve, paratë e grupit të drejtuar nga Luçiano Koçeku dyshohet se janë pastruar përmes investimeve të lidhura me këto kompani. Në dosje përmenden gjithashtu Artur Shehu dhe Arben Ismailaj, për të cilët SPAK thotë se ekzistojnë indicie për përfshirje në veprimtari kriminale dhe në procese të lidhura me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas përfundimeve të SPAK, personat nën hetim “lidhen me njëri-tjetrin, kryejnë veprime investimi, tjetërsimi të pronave me njëri-tjetrin në zona të njëjta, duke ndihmuar dhe bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale”. Prokuroria dyshon se miliona euro të gjeneruara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë integruar në projekte turistike dhe zhvillime ndërtimore, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare.

 

Etiketa: Alfredo HamzaiAmerika LatineArtur ShehuIlir ShtufiLuçiano KoçekuNova Construction 2012SPAKTrafiku i kokaines
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.