AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë para Kuvendit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Protesta e banorëve të Unazës së Re të cilët preken nga zgjerimi i rrugës, para godinës së Kuvendit, u shoqërua me përplasje me policinë, e cila njoftoi se 6 punonjës të saj u plagosën. Ndërkohë disa protestues u shoqëruan në komisariat. Protestuesit akuzojnë qeverinë se po u prish pa dëmshpërblim shtëpitë.

Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA
Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA
Banorët e Unazës së Madhe të Tiranës duke u përplasur me policinë para Kuvendit të Shqipërisë më 22 nëntor 2018. Foto: Malton Dibra/LSA

Banorë të zonës së Unazës së Re u përplasën me policinë gjatë një proteste mëngjesin e të ejtes përpara parlamentit. Banorët, të cilët kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjen e ndërtesave nga zgjerimi i rrugës  hodhën tymuese e shashka, ndërsa policia raportoi se 6 efektivë të saj u plagosën.

Protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe disa deputetë të opozitës, akuzuan qeverinë për korrupsion. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut për godinat që u prishen pavarësisht statusit të legalizimit të tyre, ndërsa akuzojnë autoritete për trajtim të diferencuar pasi një pjesë janë legalizuar e të tjerë jo. Para kuvendit protestuesit kërkuan të priten prej drejtuesve të qeverisë dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Policia njoftoi ndërkohë shoqërimin e disa protestuesve pas përplasjeve fizike. Policia njoftoi se “Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit”. Ajo u bëri thirrje protestuesve për tu disatancuar nga aktet e dhunës.

Opozita e cila i është bashkuar protestës, po ashtu ka denoncuar tenderin për disa segmente të reja të unazës si korruptiv. Kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se veprimet e qeverisë në zonë ishin “spastrim etnik”.  “Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria”, tha Basha në një takim me studentë.

Protesta u zhvillua gjatë kohës që në kuvend po lexoheshin diskutimet për buxhetin e vitit 2019.

Ndërsa policia përplasej me banorët, kryeministri Edi Rama i quajti ata zaptues. Ai po ashtu përmendi emra që tha se ishin të protestuesve e që sipas tij kishin tashmë të legalizuara godina pa leje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Duke përmendur rritjet e pagave të parashikuara në buxhet, Rama tha se nuk mund ta ndryshonin këtë për të dëmshpërblyer 100 për qind protestues, të cilët ndërkohë kishin përfituar nga legalizimet dhe kishin disa ndërtime pa leje. “(Ramazani) Proteston sepse nuk pranon që objekti i 5 pa leje t’i prishet për interes të qytetit ku ai është bërë zotërues i 4 pronave të tjera”, tha ai.

Zgjerimi i rrugës dhe prishjet u njoftuan në fillim të këtij muaji nga Drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Bashkisë Tiranë. Qeveria pretendon se  për momentin ishtë në fazë verifikimi dhe matjesh.

Ata thanë se ndërtesat që prekeshin ishin rreth 317 në të gjitha segmentet e Unazës së madhe dhe binin në disa kategori. Shumica rreth 163 ishin të palegalizuara dhe procesi do u ndërpritej, 123 ishin me vërtetim pronësie, 22 ishin skualifikuar, ndërsa disa kishin statuse të ndryshme ose ende të papërcaktuara.

Banorët, një pjesë e të cilëve thonë se i kanë godinat prej kohësh në proces legalizimi e madje se kanë paguar tarifat e kërkuara prej këtij procesit, janë tashmë prej javësh në protestë. Ata kanë bllokuar disa herë rrugën,  ndërsa pretendojnë se po trajtohen në mënyrë të padrejtë.

Autoritetet shtetërore premtuan fillimisht dëmshpërblim për ata që kishin dokumente pronësie dhe një vit qira për pjesën tjetër që humbiste shtëpitë pa të drejtë dëmshpërblimi për shkak se ndërtesat ishin të palegalizuara. Pas protestave Bashkia Tiranë premtoi tre vite qira për ata që nuk përfitonin nga dëmshpërblimet.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria paralajmëron apo prish ndërtime që bien në vijën ku kalojnë punë publike. Një vit më parë dhjetra banorë në Shkozë u shpronësuan dhe shtëpitë e tyre u prishën pavarësisht se një pjesë pretendonin se kishin dokumente për to. Në Shkurt 2016 projekti preku komunitetin rom në Selitë, të cilët po ashtu u shpronësuan mes protestave dhe me ndërhyrjen e policisë. E ngjashme është historia në Bulevardin e Ri të Tiranës dhe një sërë projektesh infrastrukture në mbarë vendin, ndërtimi i të cilave ka kaluar përmes prishjes së banesave, ndërsa banorët kanë kundërshtuar dëmshpërblimet bazuar në çmimet e referencës, mosmarrjen në konsideratë të procesit të legalizimit dhe ndërhyrjen arbitrare në një kohë të shkurtër.

Etiketa: Autoritetit Rrugor ShqiptarBanorëBashaBashkiadeputetDhunëDibraEdi RamaEuroInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritKorrupsionKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiLulzim BashaOpozitaParaPDPerplasjePoliciaProtestaprotesteprotestuesQeveriaRamaromSHshqipspastrim etnikstudenttenderTiranëUnaza e Re
Tjetri
Borxhi i jashtëm bruto, 7.5 miliardë euro që presin të shlyhen

Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë e bllokuar nga vakancat

nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.