AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Nëse shkaku i protestës është rasti makabër i Zvërnecit, ligjërimi drejtpërsëdrejti lidhet me plagët që i kanë ardhur shoqërisë shqiptare gjatë këtyre tre dekadave e gjysmë: shpopullimit, korrupsionit, varfërisë, mungesës së transparencës, për problemet në sistemin e drejtësisë e shëndetësisë, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, arrogancës së kastave qeveritare ndaj njerëzve të këtij vendi.

Eduart CakangaEduart Caka
45 seconds më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 06 04 20 03 26
Dita e pestë e protestës kundër ndërtimit të një resorti në Nartë, të lidhur me Jared Kushner | Foto: LSA

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme të Europës sipas lajmërimeve që qarkullojnë në mediet sociale, kanë ngërthyer jo vetëm opinionin publik shqiptar, por i kanë “pushtuar” që në fillim mediat ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por grupe ambientalistësh, akademikësh e grupesh të shoqërisë civile të kontinentit po solidarizohen me deklarata në mbështetje të rinisë që ka mbushur prej katër ditësh bulevardin kryesor të Tiranës.

Ndërsa përjetojmë të gjithë si shoqëri zhvillimin e ngjarjeve, “sëmundja profesionale” më shtyn të mendoj se ku mund të pozicionohen këto “ditë kritike” në historinë e vendit. Më saktësisht, të këtyre 36 viteve që në mënyrë të rëndomtë i cilësojmë si “periudhë tranzicioni”.

Gjatë dekadës së fundit janë disa protesta kryesore, me kauza tërësisht qytetare, që i kanë mbushur rrugët e kryeqytetit. Do të veçoja atë kundër sjelljes së armëve kimike në vitin 2013 dhe atë të studentëve në 2018. Kjo e Zvërnecit është e treta e këtij lloji, si nga kauza që mbron, ashtu edhe nga profili i pjesëmarrësve dhe masivizimi që e karakterizon. Megjithatë, kjo e fundit paraqet disa veçori që nuk i kemi parë tek protestat e mëparshme, të cilat na shtyjnë të mendojmë se, nëse kjo protestë zgjat, rezultatet që do të prodhojë, do të jenë krejtësisht thelbësore për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.

Thuajse 90% e protestuesve janë të rinj. Pjesa tjetër janë familjarë që dalin bashkë me fëmijë, intelektualë, artistë, anëtarë të shoqërisë civile, sigurisht edhe pjesëtarë të organizatave të ndryshme politike. Pavarësisht gjithë këtyre “nuancave” të gjithë ata që janë në shesh kanë diçka të përbashkët, janë të qartë për atë që kërkojnë. Nëse shkaku i protestës është rasti makabër i Zvërnecit, ligjërimi drejtpërsëdrejti lidhet me plagët që i kanë ardhur shoqërisë shqiptare gjatë këtyre tre dekadave e gjysmë: shpopullimit, korrupsionit, varfërisë, mungesës së transparencës, për problemet në sistemin e drejtësisë e shëndetësisë, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, arrogancës së kastave qeveritare ndaj njerëzve të këtij vendi. Pra, ajo për të cilën protestohet, nuk është një çështje e vetme, por i gjithë sistemi i kalbur politik që e ka kapluar Shqipërinë post-komuniste.

Pra, duket se kjo nuk është thjesht një protestë për rastin e Zvërnecit, por për diçka shumë më të madhe e komplekse, e cila u artikulua qartësisht sot: “Shqipëria e Re”.

Ajo çka është më thelbësore, ka të bëjë me një pozicionim të qartë të palëve, pra të atyre që protestojnë, dhe pjesës tjetër që janë objekt i reagimit qytetar. Që ditën e parë protestuesit e kanë bërë të qartë distancimin e tyre prej sistemit aktual politik, si qeverisë ashtu edhe opozitës, duke i fajësuar qartësisht të dyja palët si bashkëpunëtorë në shpopullimin e vendit, keqqeverisjen dhe varfërimin.

Jo vetëm kaq, por njëri prej sloganeve kryesore të protestës, është bojkotimi i mediave të lidhura me politikën, si instrument i kësaj të fundit për të përçarë protestuesit dhe e kanalizuar protestën jo si një lëvizje qytetare, por si organizim i qarqeve të caktuara, të brendshme dhe të jashtme. E këtu nuk mungojnë as debatet nëpër studiot kryesore televizive, ku analistë e opinionbërës flasin për shtete të huaja që qëndrojnë pas organizimit të protestës.

Ajo që të “çudit” më së shumti në të gjithë këtë panoramë, është pozicionimi thuajse i njëjtë i qeverisë dhe opozitës ndaj protestuesve. Më shumë se deklaratat e liderve politikë, janë postimet në rrjetet sociale të eksponentëve por edhe qasja që media e analistë të të dyja kaheve kryesore politike të vendit tregojnë si ndaj pasqyrimit të protestës, ashtu edhe ndaj kërkesave të saj, të cilat tanimë duket se janë qartësuar, duke kërkuar specifikisht largimin e asaj kaste politike që e ka qeverisur vendin për plot 36 vjet duke qenë shkaktarë të prapambetjes së vendit.

I gjithë debati bëhet mbi zhvillimin. Nëse politika e sheh çështjen në prizmin e zhvillimit ekonomik që do të sjellin investimet e tilla, argumenti i protestës është se me pretekstin e investimit gjatë këtyre dekadave ka gjeneruar vetëm korrupsion, arrogancë e mungesë transparence duke mos gjeneruar të ardhura të drejtpërdrejta në mirëqenien e qytetarëve, por në thellimin e pabarazisë dhe shtimin e varfërisë.

Së fundmi, ndoshta elementi kryesor që i mungon gjithë kësaj panorame, është ajo që do ta quaja “mendja e shëndoshë”, pra e intelektualëve që do të bëjnë thirrje për maturi e vetpërmbajtje në një kakofoni zërash që vetëm i hedhin benzinë zjarrit. E kam fjalën për nevojën e një thirrjeje që kërkon evolucion, jo revolucion. Pasi nga “revolucioni” i fundit kanë kaluar vetëm 20 vjet dhe dëmet ende janë të pariparueshme. Dhe, Shqipëria është e të gjithëve…

Në këndvështrimin tim, protesta përballet me dy sfida kryesore, atë të unitetit dhe të vazhdimësisë. Fragmentarizimi i saj do të ndikonte në përçarjen e saj dhe shuarjen me kalimin e kohës. Por, nëse protestuesit do të vijojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre duke treguar vijimësi, atëherë, ndoshta Zvërneci mund të sjellë me vete fundin e tranzicionit shqiptar, duke çelur rrugën, jo vetëm të riformësimit të sistemit politik, por edhe të rivendosë në vend parimin se “politika nuk është Zot i popullit, por shërbëtore e tij…”

photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.