AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BIRN fiton apelin për të deklasifikuar dosjet e Sigurimit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-selia e Sigurimit në Tiranë, tani Muzeu i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit. Foto: Wikimedia/Bes-ART.

Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi deklasifikimin e disa dokumenteve nga arkiva e ish-Sigurimit të kërkuara nga BIRN duke rrëzuar pretendimet e Shërbimit Informativ Shtetëror për “sekret pa afat”.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të martën të rrëzojë kërkesën e Shërbimit Informativ Shtetëror duke urdhëruar deklasifikimin e të dhënave statistikore dhe të raporteve vjetore të ish-Sigurimit, të kërkuara nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN Albania, më shumë se dy vjet më parë.

Duke reflektuar ndryshimet e ndodhura përgjatë dy viteve e gjysmë që nga vendimi i shkallës së parë, konkretisht, transferimin e arkivës së Sigurimit nga përgjegjësia e Shërbimit Informativ në Autoritetin e Dosjeve, gjykata urdhëroi gjithashtu SHISH të përcjellë kërkesën për informacion te autoriteti i ri, bashkë me detyrimin ligjor për deklasifikimin dhe publikimin e informacionit të kërkuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është final dhe i zbatueshëm, pavarësisht nëse Shërbimi Informativ vendos apo jo të ushtrojë të drejtën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kërkesa

BIRN i dërgoi një Kërkesë për të Drejtë Informimi Shërbimit Informativ Shtetëror në mars 2016, ku kërkoheshin: a) raportet vjetore të Sigurimit për periudhën 1980-1989 dhe b) numri i personave të ndjekur lidhur me figura të ndryshme armiqësore gjatë periudhës 1980-1989, referuar Dosjeve të kategorisë 2A.

SHISH e refuzoi kërkesën e BIRN duke argumentuar se arkiva e Sigurimit i ishte lënë këtij institucioni në ruajtje, por jo në përdorim.

Pas refuzimit, BIRN iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke i kërkuar zbatimin nga ana e SHISH të detyrimeve të lindura nga ligji Për të Drejtën e Informimit, konkretisht, detyrimin e SHISH që të dorëzojë informacionin e kërkuar. Pas shumë debatesh ligjore, Komisioneri urdhëroi SHISH të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të rivlerësojë informacionin e kërkuar nëse vijon apo jo të jetë sekret shtetëror.

Në shtator 2016, SHISH njoftoi BIRN se komisioni i saj për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin e Informacionit të Klasifikuar “Sekret Shtetëror” ka vendosur të mos deklasifikojë informacionin statistikor mbi numrin e personave “të ndjekur”, ndërsa në lidhje me kërkesën e parë, raportet vjetore, SHISH deklaroi se nuk i dispononte dhe se këto të dhëna dhe për këtë arsye ia kishte përcjellë kërkesën institucioneve të tjera ku mund të gjendeshin informacione të tilla, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Arkivën e Shtetit. Nga këto dy institucione, Ministria e Brendshme u përgjigj duke deklaruar se informacioni i kërkuar disponohej prej tyre, por ishte i klasifikuar me nivelin më të lartë të sekretit dhe se aksesimi i tij mund të bëhej vetëm nga persona me certifikatë sigurie.

Beteja gjyqësore

Kërkuesi Gjergj Erebara dhe BIRN iu drejtuan Gjykatës Administrative Tiranë duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për mosdeklasifikim dhe detyrimin e autoritetit publik që të vë në dispozicion informacionin e kërkuar.

Gjatë procesit gjyqësor, SHISH ngriti një numër argumentesh në mbrojtje të qëndrimit të vet, përfshirë supozimin se informacioni i kërkuar vijonte të ishte “me afat ruajtjeje i përhershëm”, se ky institucion nuk mund të deklasifikojë informacionin e kërkuar për shkak se klasifikimi është bërë nga një institucion tjetër, se nuk ka vijimësi ligjore mes Shërbimit Informativ të sotëm dhe ish-Sigurimit, se Shërbimi Informativ ka “eskluzivitet” në deklasifikimin ose jo të një informacioni. SHISH argumentoi më tutje se deklasifikimi i informacionit statistikor përbën premisa për “cënim të sigurisë kombëtare”.

“Që të kemi një qasje të plotë për shifrat e personave të ndjekur gjatë periudhës objekt kërkimi të “BIRN Albania”, duken deklasifikuar të gjithë ato regjistra që kanë në përmbajtje persona që janë ndjekur në atë kohë,” shkroi SHISH në argumentimin para gjykatës. Zbulimi i identitetit të personave që janë ndjekur nga ish-sigurimi i shtetit, jo vetëm që nuk është në tagrin e SHISH, por krijon premisa për cënim të sigurisë kombëtare,” argumentoi më tutje SHISh.

Gjykata i dha të drejtë BIRN në nëntor 2016, duke shfuqizuar vendimin e mosdeklasifikimit të informacionit të kërkuar dhe duke urdhëruar SHISH të japë informacionin e kërkuar “për aq sa disponon”.

SHISH apeloi vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, ku numri i lartë i çështjeve të prapambetura ka krijuar pritje disavjeçare për çështjet e apeluara.

Gjykata e Apelit e mori çështjen në shqyrtim në maj 2019 dhe vendosi fillimisht rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor për shkak të ndryshimeve të ndodhura nga vendimi i shkallës së parë, konkretisht, transferimin e arkivës së Sigurimit te Autoriteti i Dosjeve.

SHISH vijoi të kërkojë rrëzimin e vendimit të shkallës së parë ndërsa Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i thirrur si palë e tretë, theksoi rëndësinë e vendimit si një shembull për trajtimin e kërkesave të tilla.

“Gjatë punës sonë hasim rezistencë nga autoritetet publike, të cilat kanë frikë nga krijimi i precedentit,” thanë në seancë përfaqësueset e Komisionerit, ndërsa kërkuan lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Përfundimisht, të martën më 28 maj, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të SHISH për mosdeklasifikim të informacionit të kërkuar. Në reflektim të situatës së re, Gjykata urdhëroi SHISH të përcjellë kërkesën e BIRN te “çdo institucion tjetër” që mund të disponojë informacionin e kërkuar”.

Gjatë procesit gjyqësor BIRN u asistua nga juristët e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros.

Precedent në shumë drejtime

Vendimi i gjykatës administrative mund të kthehet në një udhërrëfyes për institucionet publike, si sa i përket faktit që informacioni statistikor nuk mundet në asnjë rast të përbëjë sekret shtetëror, ashtu edhe për mënyrën se si institucionet publike duhet të trajtojnë rastet kur disponojnë dokumente të kohës së komunizmit, të cilat, pasi janë klasifikuar dikur si sekret shtetëror, vijojnë të kenë nominalisht të njëjtin status pavarësisht se legjislacioni aktual mbi sekretin shtetëror ka kufizime të qarta kohore dhe lëndore, si dhe lejon klasifikimin e informacionit vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

Sa i përket informacionit statistikor, SHISH-it iu rrëzua pretendimi se një informacion i tillë mund të jetë sekret, gjë që hap rrugën për më shumë transparencë mbi aktivitetin e SHISH në të ardhmen. Në fakt, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjykuar vite më parë një çështje të ngjashme, kur një grup aktivistësh në Serbi kërkuan statistika mbi njerëzit nën përgjim nga shërbimi sekret serb. Vendimi i Gjykatës ishte që shërbimi sekret kishte shkelur të drejtën kushtetuese për informim të kërkuesit dhe se duhej të vinte në dispozicion informacionin statistikor të informuar.

Por vendimi mundet të ndikojë edhe në praktikat e menaxhimit të “sekreteve” të kohës së komunizmit në Shqipëri.

Theodoros Alexandritis, një ekspert ndërkombëtar mbi të drejtën për informim, i tha BIRN se vendimi i gjykatës ndihmon për të luftuar kulturën e gjithëpërhapur të sekretit në administratën publike.

“Sa i përket ngurimit të Shërbimit Sekret për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për ta mbajtur atë sekret përgjithmonë, kjo tregon se kultura e sekretit është ende dominuese në atë institucion dhe se qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë bërë asgjë për ta luftuar atë,” tha Alexandritis.

“Në kuptim të rëndësishë, ky është qartazi një hap i guximshëm nga gjykatat shqiptare për të sjellë përqasjen e tyre në këtë çështje të ndjeshme në linjë me ligjet ndërkombëtare dhe standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut,” shtoi ai.

Aktualisht një numër institucionesh, përfshirë Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ministrinë e Mbrojtjes apo Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, disponojnë informacione të tilla të “harruara” me statusin “sekret”, pavarësisht se sa kohë ka kaluar nga prodhimi i atij dokumentacioni. Në këtë drejtim, procesi administrativ te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe në dy shkallët e gjykatave duket se përbën një lloj udhërrëfimi se si duhet të trajtohen kërkesat për të drejtë informimi mbi këto dokumente, përfshirë detyrimin e mbajtësit për t’i deklasifikuar si dhe të drejtën e kërkuesit për t’i publikuar.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëAutoriteti i DosjeveBIRNBIRN AlbaniaFinalGjergj ErebaraGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqKomisioneriKrijonkufizimeKulturakushtetuesembrojtjeMinistria e BrendshmeParaPunëRrjeti Ballkanik për Gazetari InvestigativesekretSerbiSHshqipShqipërishqiptareshtatorSigurimiSigurimi i ShtetitSorosVendimi
Tjetri
Ish-kryeprokuroja rumune e Anti-Korrupsionit mohon të ketë si plan B politikën

Ish-kryeprokuroja rumune e Anti-Korrupsionit mohon të ketë si plan B politikën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.