AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Brenda protestave në Hong Kong

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
7 years më parë
në Analiza, Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën : Foto nga : VOA

Çfarë ka të ngjashme midis protestave në Hong Kong dhe revolucionit ‘Euromaidan’ në Ukrainë pesë vjet më parë?

Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën : Foto nga : VOA

Pavarësisht nëse ndodh tani ose në 28 vjet, kohë kur korniza “një vend, dy sisteme” do të skadojë, miliona njerëz në Hong Kong dëshirojnë të parandalojnë të pashmangshmen: integrimin e detyruar të qytetit në territorin e Kinës. E megjithatë ka ndarje të thella brenda Hong Kongut se si të parandalohet ai rezultat. Në njërën anë janë ata, si udhëheqësja e Hong Kongut e mbështetur nga Pekini, Carrie Lam, i cila do të preferonte të arrinte një lloj marrëveshjeje me qeverinë kineze; nga ana tjetër janë ata që kanë dalë në rrugë këtë verë. Cilado palë beson se ka baza për të shenjestruar tjetrin si tradhtar.

Nga ana e saj, Lam është një masë e njohur: guvernatorja e modelit perandorak që dëshiron të bëjë më të mirën për njerëzit, por që në fund të fundit duhet të bëjë siç urdhërohet nga ata që e emëruan. Protestuesit e rinj, megjithatë, përfaqësojnë diçka unike. Në fillim të këtij muaji, unë isha në mesin e tyre gjatë dy prej episodeve më intensive deri më tani – më 11 gusht, kur policia plagosi një grua të re në sy, dhe së fundmi, kur protestuesit me maska pushtuan aeroportin e Hong Kongut për dy ditë duke u pëballur me brutalitetin policor.

Në pamje të parë, demonstruesit duket sikur janë në një situatë të ngjashme me atë të protestuesve në ‘Maidan’ të Ukrainës pesë vjet më parë. Të dyja episodet përfshijnë një “provincë në revoltë” dhe një fqinj më të madh, me fuqinë për t’i mposhtur demonstratat me forcë. Dhe në të dy rastet, qeveria në pushtet punësoi ‘proletarë pa ndërgjegje klase’ vendorë dhe elementë të ndryshëm kriminalë për të sulmuar protestuesit.

Por në një mënyrë të thelbësore, protestat në Hong Kong nuk janë si Euromaidani. Protestuesit e Ukrainës kishin liderë të njohur, kishin një strukturë organizative dhe një axhendë të qartë dhe për këtë arsye ata ishin në gjendje të negocionin me autoritetet kur erdhi koha. Në të kundërt, protestat e Hong Kongut janë kryesisht pa udhëheqje dhe janë bashkuar rreth një forme inovative të mosbindjes civile që është e afërt me luftën hibride. Duke u lëkundur mes pacifizmit dhe dhunës, protestat kanë marrë një formë të lëngshme, dhe ende nuk kanë as një emër.

Protestuesit njihen thjesht si njerëzit me të zeza. Për shkak se ata veshin maska, ata janë pa fytyrë. Dhe për shkak se ata vetë nuk e dinë se çfarë do të bëjnë tjetër, ato janë plotësisht të paparashikueshme. Ato mund të materializohen në vende të shumta menjëherë, duke u mbledhur me shpejtësi dhe më pas shpërndahen. Policia nuk mund t’i kapë ata, e lëre më t’i numërojë ose të ndalojë ndonjë udhëheqës të identifikueshëm. Autoritetet nuk mund të negociojnë me ta dhe as të përpiqen t’i ndajnë, sepse ato tashmë janë të ndara. Ata janë anonimë madje edhe për njëri-tjetrin. Ata komunikojnë përmes aplikacionit të mesazheve të koduar Telegram dhe marrin vendime spontanisht mbi baza maxhoritare.

Megjithatë, protestuesit e Hong Kongut kanë shumë të përbashkëta. Ata janë kryesisht njëzet e kusur vjeç, të cilët flasin Kantonisht dhe u rritën në botën e lirë (pse policët e fshehtë nuk flasin Kantonisht, ata janë lehtësisht të demaskuar). Dhe ata i miratuan taktikat e tyre të luftës hibride jo si zgjedhja e parë, por sepse “Lëvizja  çadër”, pacifiste, e drejtuar nga qendra politike në Hong Kong në vitin 2014 nuk dha rezultat. Drejtuesit e saj u arrestuan dhe lëvizja u shpërbë shpejt.

Këtë herë, pa udhëheqës që mund të shenjestrohen, autoritetet u tërhoqën sapo panë gurët në duart e protestuesve. Megjithëse Lam e ka pezulluar projektligjin e diskutueshëm që shkaktoi demonstratat – i cili do të lejonte që të dyshuarit nga Hong Kong të ekstradohen në territorin e Kinës – ajo nuk e ka tërhequr atë. As qeveria kineze nuk mund të lejojë të perceptohet se është dorëzuar, pasi kjo thjesht do të sillte më shumë “terrorizëm” nga provincat e tjera potencialisht kryengritëse.

Në vend të kësaj, makina e propagandës kineze, pasi injoroi kryesisht protestat e Hong Kongut, ka filluar t’i përshkruaj ato si një kërcënim, në mënyrë që të mashtrojë popullin kinez. Dhe më 17 gusht, aktivistë pro-Kinë mbajtën një demonstratë në Hong Kong ku ata pretendojnë se tërhoqën afro 500,000 njerëz (sipas policisë, pjesëmarrja ishte afër 100,000). Këto përpjekje propagandistike kanë qenë kaq të egra sa Facebook dhe Twitter kanë mbyllur rreth 1.000 llogari të territorit kinez që gjeneronin raporte false.

Këto përpjekje për të nxitur nacionalizmin kinez janë synuar qartë për të përgatitur terrenin për një ndërhyrje dhe përdorimin e forcës. Mediat kineze kanë qarkulluar video të forcave paraushtarake kineze që mobilizohen në Shenzhen, vetëm pak kilometra përtej kufirit nga Hong Kong. “Shanset e [Presidentit Kinez] Xi [Jinping] të vendosin të dërgojnë në Ushtrinë Çlirimtare Popullore për të shuar trazirat po rriten çdo ditë,” shkruan Jamil Anderlini i Financial Times, “dhe unë dyshoj se tashmë janë më të larta se 50%.”

Por edhe nëse protestat e Hong Kongut do të tkurren, ata së shpejti do të rifillonin. Një protestues i tha Hong Kong Free Press, “Ne do të vazhdojmë të shkaktojmë shqetësime dhe do të fillojmë një lëvizje mosbindje civile derisa qeveria të përgjigjet.” Askush në Hong Kong nuk mund ta imagjinojë rajonin e tyre gjysmë-autonom që të bëhet ashtu si çdo qytet tjetër kinez, me prosperitet, por subjekt i censurës. Për të rinjtë e qytetit në veçanti, ideja se kushdo që dëshiron të përparojë profesionalisht duhet të anëtarësohet në Partinë Komuniste të Kinës është absurde.

Por Partia Komuniste Kineze nuk mund, thjeshtë të heqë dorë. Hong Kongu mund t’i shërbejë interesave të biznesit të Kinës dhe të tërheqë investitorë të huaj, por për sa kohë që qyteti është i lirë, do të jetë një tundim i papranueshëm për kontinentin. Prandaj, qeveria kineze është përpjekur t’i akuzojë protestuesit si “terroristë”. Sidoqoftë, kushdo që ka parë demonstratat e para, e di se kjo është një propagandë pesë lekëshe. Shumica dërrmuese janë idealistë të rinj që preferonin të bënin diçka tjetër me kohën e tyre, por janë detyruar në rrugë nga autoritarizmi në rritje i qeverisë kineze.

Në vitin 2014, të rinjtë e Hong Kongut demonstruan në mënyrë paqësore dhe u injoruan. Tani, ata ndonjëherë arrijnë deri te gurët. Nëse qeveria kineze vazhdon mos t’u japë atyre zgjidhje tjetër, pretendimet e saj të rreme rreth tyre thjesht mund të bëhen një profeci vetë-përmbushëse. Kjo është ajo që ndodhi me ushtrinë republikane irlandeze në Irlandën Veriore dhe grupin separatist bask ETA në Spanjë. Nëse diçka e ngjashme ndodh në Hong Kong, Partia Komuniste Kineze nuk do të ketë kë të fajësoj veç vetes.

Etiketa: aktivistDhunëFacebookgazMakinaMASMaskandarjeParaPartiaPoliciaProtestatprotestuesPunëQeveriarepublikaneSHTelegramTerroristTwitterUkrainëvideo
Tjetri
hsh godina

Hekurudha në kolaps ekonomik i kushton buxhetit miliona euro për paga

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.