AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy institucionet kyç të drejtësisë startojnë punën, KLGJ dhe KLP zgjedhin kryetarët

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Naureda Llagami u zgjodh kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa Gent Ibrahimi u votua në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke i hapur rrugën zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK.  

Anetarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor u mblodhën të enjten për të zgjedhur kryetarin e institucionit më të ri që do të qeverisë sistemin e drejtësisë në vend. Naureda Llagami, e zgjedhur si përfaqësuese e shoqërisë civile mori 10 vota nga 11 gjithsej për të drejtuar Këshillin.

Të mërkurën, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi Gent Ibrahimin si kryetar të saj. Ibrahimi, i cili ka qenë njëherazi edhe ekspert për reformën në drejtësi mori 7 vota kundrejt kandidatit tjetër Nurian Seiti.

Nënkryetar i KLGJ-së u zgjodh Maksim Qoku, i cili mori shtatë vota. Ndërsa anëtarët e KLP zgjodhën nënkryetar Alfred Ballën, i zgjedhur si përfaqësues i shoqërisë civile.

Partia Demokratike e kundërshtoi zgjedhjen e Gent Ibrahimit në krye të KLP, duke e cilësuar këtë si kapje politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Duke përmendur lidhjen familjare të Ibrahimit me ish-ministren Kodheli, PD tha se eksperti i qeverisë nuk duhej ta kishte fare vendin në KLP.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy institucionet kyç në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë në vend, të cilat do të drejtojnë sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë. Secili prej Këshillave përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve u zgjodhën mes radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe 5 anëtarët e tjerë për secilin Këshillin u zgjodhën nga avokatia, trupa e pedagogëve dhe shoqëria civile.

KLGJ dhe KLP kanë për detyrë emërimin dhe promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Ato kanë gjithashtu një rol kyç në zgjedhjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e njohur si SPAK si dhe shkarkimin e tyre me 2/3 e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet ta nisë punën me plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Ndërsa konstituimi i KLP-së i hap gjithashtu rrugën zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë. Sipas ligjit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i propozon Kuvendit 3 kandidatura për kryeprokuror.

 

Anëtarët e KLGJ

Naureda Llagami, kryetare

Maksim Qoku, zv.kryetar

Medi Bici, Gjykata e Lartë

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë

Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës

Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Kurbin

Fatmira Luli, e zgjedhur nga Avokatia

Alban Toro, i zgjedhur nga Avokatia

Erion Muharremaj, i zgjedhur nga pedagogët

 

Anëtarët e KLP

Gent Ibrahimi, kryetar

Alfred Balla, nënkryetar

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Vlorë

Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës

Besnik Cani, i zgjedhur si prokuror në Elbasan

Nurihan Seiti, i zgjedhur nga avokatia

Tartar Bazaj, i zgjedhur nga avokatia

Sandër Beci, i zgjedhur nga radha e pedagogëve

Etiketa: Alfred BallaAntoneta SevdariArben DollapajBesnik CaniBrunilda KadiBujar SheshiDritan HallunajelbasanGent IbrahimiGjykataGjykata e Rrethit KurbinGjykata e TiranësGjykatësGjyqgjyqtarIlir ToskaKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPKostaq BelurikryetarKurbinMaksim QokuMarçela ShehuMedi BiciNaureda LlagamiNurihan SeitiPartiaPartia DemokratikePDprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësSPAKTartar BazajTiranëVota
Tjetri
Fëmijët interseks në Shqipëri përballen me ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme

Fëmijët interseks në Shqipëri përballen me ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme

rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.