AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Ekspozohet aparati i PR-it të bashkisë së Tiranës

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se departamenti i informacionit në bashkinë Tiranë është fryrë dhe tashmë rivalizon në numra redaksitë e shtypit të shkruar dhe të medias elektronike, të cilat çdo ditë e më shumë publikojnë si lajme të verifikuara informacione dhe video të shpërndara nga institucionet publike.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Artikull kryesor Media Watch, Investigime, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë Tirane, Erion Veliaj | Foto : LSA

Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore.

Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend.

Sasia dhe cilësia e informacionit që buron nga bashkia Tiranë ka sjellë dhe spekulime të pashmangshme në lidhje me madhësinë dhe misionin e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në këtë institucion, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet me median dhe komunikimin me publikun.

Për të hedhur dritë mbi këtë strukturë, BIRN iu drejtua Bashkisë me një kërkesë të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, duke kërkuar të dhëna mbi numrin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe të drejtorive në varësi të saj, organogramat e këtyre drejtorive si dhe emrin dhe përshkrimin e pozicionit të punës së çdo punonjësi.

Nëpërmjet një përgjigje zyrtare të ardhur me 30 dhjetor, bashkia e Tiranës sqaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj “është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin  e rrjetit dhe kanaleve komunikuese.”

Sipas informacionit të ofruar nga bashkia e Tiranës për BIRN, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm.  Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.  Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.

Sipas bashkisë së Tiranës, përveç mbajtjes së marrëdhënieve me mediat dhe informimit të publikut nëpërmjet programit të transparencës, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit ka si funksion dhe menaxhimin e aktiviteve të ndryshme të bashkisë, si dhe ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për qytetarët.

“Në kuadër të reformës territoriale të qeverisjes vendore, e cila u pasua nga riorganizimi i bashkisë Tiranë nga 11 në 24 njësi administrative, ka pësuar një zgjerim shumë të madh vitit e fundit dhe specialistët e bashkisë janë duke u përballuar me një volum pune mjaft të shtuar,” tha bashkia për BIRN.

Bashkia sqaron se pjesë e Drejtorisë së Përgjithme të Komunkimit është dhe menaxhimi i aplikacioneve të reja në shërbim të qytetarëve, si aplikacioni “Tirana Ime,”  i cili ka për qëllim të nxisë qytetarinë aktive.

Marrëdhëniet me median dhe informacioni në bashki prodhohet nga Drejtoria e Informacionit.

Të dhënat e bashkisë Tiranë tregojnë se në total kjo drejtori ka 17 punonjës, ku përveç drejtorit përfshihen dhe tre përgjegjës sektori. Pjesë përbërëse të kësaj drejtorie janë sektori i marrëdhënies me median, sektori i marrëdhënieve me publikun, sektori i komunikimit dixhital online dhe sektori i menaxhimit të aktiviteteve.

Është pikërisht ky sektor, me punonjësit dhe mjetet teknike dhe financiare të vendosura në funksion të tij, që administron prezencën në media dhe rrjete sociale të kryetarit te bashkisë së Tiranës si dhe të institucionit që ai drejton. Përveç këtij grupi drejtorësh dhe specialistësh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka dhe një këshilltar për median në kabinetin e tij.

Madhësia e aparatit të komunikimit dhe PR-it në bashki nuk ka qenë i vetmi shqetësim i ngritur në lidhje më marrëdhënien e kryetarit Erion Veliaj me median në Tiranë.

Në tetor, një numër shoqatash gazetarësh aluduan se ai qëndronte pas mbylljes së emisionit investigativ “Publicus” në Vizion Plus, në vigjiljen e transmetimit të një dokumentari mbi vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Më 7 gusht, trupi i pajetë i Gjoklajt u gjet në landfillin e Tiranës. Policia arrestoi tre supervizorë të impiantit të riciklimit të plehrave ku Gjoklaj punonte krahas dhjetëra punëtorëve të tjerë, për llogari të një kompanie të quajtur 3R për të ndarë plastikën, letrën dhe metalet nga mbeturinat e pariciklueshme.

Policia e hetoi ngjarjen si një aksident në punë dhe arrestoi tre mbikëqyrës të punimeve për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Administratori i kompanisë 3R, Edurim Teqja, u shpall formalisht në kërkim nga policia. Teqja qe emëruar udhëheqës i Partisë Socialiste për qytetin e Peqinit pak muaj më parë.

Dokumentari i Publicus, i cili më vonë u transmetuan online, hidhte drite mbi kontratën e bashkisë Tiranë më kompaninë 3R, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e saj.

Në gusht 2016 gazetarja Alida Tota njoftoi gjithashtu se ajo qe pushuar nga puna nga televizioni ku punonte, pasi kishte investiguar mbi të njëjtën çështje.

Në një intervistë televizive në Top Channel, Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat se ai ka lidhje me mbylljen e emisionit dhe shkarkimin e gazetares.

Etiketa: 3RAdministrativeaksidentArdit GjoklajbashkiBashkiaBIRNErion VeliajgazetarlajmeMediaMjaftndikimPartisë SocialistePoliciaPRPunaPunëPunëtorPunëtorërrjete socialeSharrëTiranaTiranëTop ChannelvideoVizion PLuszgjerim
Tjetri
Të pastrehët në qendrat sociale, në udhëkryq për të ardhmen e tyre

Të pastrehët në qendrat sociale, në udhëkryq për të ardhmen e tyre

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.