AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Gazeta Shqip klonohet për të shpërndarë lajme të rreme përpara zgjedhjeve

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Lajme, Media Watch, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot të faqeve web të gazetës “Shqip” zyrtare majtas dhe gazetës së rreme djathtas.

Një portal i ri me domain në Mali të Afrikës ka kopjuar pamjen e gazetës “Shqip” dhe shpërndan lajme të rreme në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit -një formë e re dhe e rrezikshme piratimi që sipas gazetarëve synon të keqinformojë publikun.

Screenshot të faqeve web të gazetës “Shqip” zyrtare majtas dhe gazetës së rreme djathtas.

Fushata elektorale në Shqipëri ka arritur kulmin, ndërsa vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit portalet mediatike në vend, të porsakrijuara ose të hershme, gëlojnë nga artikujt e shumtë politikë.

Një ndër portalet që po merr qindra pëlqime dhe dhjetra shpërndarje të artikujve është dhe portali më i ri Gazeta-Shqip.ml (gjithashtu me domain Gazeta-Shqipi.com) – i cili pretendon të gënjejë lexuesit se është faqja zyrtare e të përditshmes 11-vjeçare “Shqip”.

Portali i ri figuron i regjistruar më 14 qershor, sipas të dhënave të domainit dhe ka kopjuar krejtësisht pamjen e gazetës së vërtetë Shqip, ndërkohë që përhap lajme të pavërteta në emër të portalit origjinal.

Artikuj të caktuar politikë kanë marrë mbi 500 pëlqime në faqen e rreme të Shqip në Facebook përmes shpërndarjes së sponsorizuar të lajmeve, pavarësisht se faqja ka vetëm 972 pëlqime. Postimet në këtë faqe janë manipuluar që të duken se vijnë nga adresa zyrtare e Gazetës Shqip, por në raste të caktuara shfaqen edhe me diferencën .ml të domainit.

Domaini “ml” përfaqëson një domain të ofruar falas nga qeveria e Malit në kontinentin Afrikan në vitin 2013, në një përpjekje për të rritur përdorimin e teknologjisë në vend.  Identiteti i personave që fshihen pas këtij domaini ruhet nga privatësia e përdoruesit në të dyja rastet, si tek gazeta-shqipi.com ashtu dhe te gazeta-shqip.ml dhe nuk është e mundur të zbulohet.

Duke shprehur shqetësim të thellë për këtë keqpërdorim të emrit të Gazetës Shqip, kryeredaktori i portalit, Erion Abule tha për BIRN se “piratimi rrezikon të dëmtojë reputacionin e gazetës dhe të mashtrojë lexuesit besnikë të saj përmes shkrimeve të sponsorizuara”.

“Dënojmë keqpërdorimin e faqes sonë për të fituar disa ‘like’ më shumë, por edhe për të bërë propagandë në favor të një partie apo një tjetre në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit,” tha për BIRN Abule.

“I bëjmë thirrje lexuesve të gazetës Shqip online që ta injorojnë një faqe të tillë pirate, e cila nuk ka lidhje me lajmet dhe informacionin e vërtetë të medias sonë,” shtoi ai duke saktësuar se portali i vërtetë ka mbi 650 mijë pëlqime në Facebook dhe mbart domain www.gazeta-shqip.com.

Megjithëse shprehet se rasti i imitimit të një gazete ekzistuese është vërtet i veçantë [një formë e re e fake news], sipas gazetarit Blendi Salaj kjo ilustron se jemi në një etapë kur teknologjia mund të përdoret edhe kundër nesh dhe se lexuesit duhet të jenë shumë të kujdeshëm.

“Publikut i lind nevoja të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm me lajmet që lexon. Vetë lexuesi duhet të sigurohet se i merr lajmet në një media të besueshme. Nëse lexon gjëra andej-këndej, të cilat nuk di as kush i ka shkruar, e as pse i ka shkruar, sot rrezikon të keqinformohet në mënyrë të plotë”,  tha Salaj për BIRN.

“Sot shumë portale shqiptare botojnë lajme të pakonfirmuara, sensacionalizma e të pavërteta të lloj-llojshme për të përfituar klikime. Ndaj besimi i publikut tek gazetarët po humbet,” shtoi ai.

Portalet e shumta mediatike në Shqipëri operojnë në mënyrë kaotike dhe jashtë çdo rregullimi ligjor. Ato akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për kopjim të lajmeve dhe shumica prej tyre postojnë lajme pa autorë të deklaruar.

Ish-drejtori për një dekadë i Gazetës Shqip, Besnik Myftari tha për BIRN se i vjen keq të shohë integritetin e gazetës të cenohet, ndërsa shtoi se situata duhet të kontrollohet.

“Duhet të vendoset një ligj dhe të ndërhyjë një institucion që të rregullojë këtë punë,” përfundoi Myftari.

Të mërkurën (21 qershor) personat pas faqes së rreme hapën një tjetër portal www.gazeta-shqip.net me të njëjtën pamje dhe përmbajtje, duke e çuar kështu numrin e faqeve të rreme dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën në tre.

Etiketa: adresaAfrikanBIRNFacebookFake NewsfushatagazetagazetarklikimelajmeLigjMaliMediaPortaletQeveriashqipShqipërishqiptare
Tjetri
Partitë politike fshehin donatorët e fushatave elektorale

Partitë politike fshehin donatorët e fushatave elektorale

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.