AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hapja “simbolike” e dosjeve të Sigurimit pritet me dyshim nga ish-të përndjekurit politikë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë dhe studiues në ekspozitën e dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit në Tepelenë. 20 gusht 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një ekspozitë me dosje të deklasifikuara të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, e hapur në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nxori në pah përballjen “simbolike” të Shqipërisë me të shkuarën, ndërkohë që viktimat kërkojnë ende drejtësi.

Qytetarë dhe studiues në ekspozitën e dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit në Tepelenë. 20 gusht 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup dosjesh të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit ndaj ish të përndjekurve politikë në zonën e Tepelenës u ekspozuan të hënën në ambientet e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) në Tiranë, në kuadër të 23 gushtit- Ditës Memorial të viktimave të komunizmit.

Materialet e deklasifikuara, të cilat zyrtarët thonë se arrijnë në disa mijëra faqe, hedhin dritë mbi dosjet informative të të pushkatuarve e ish-të përndjekurit politikë, dosjet hetimore dhe formularë që tregojnë si ka funksionuar Sigurimi në Tepelenë, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit si dhe dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula e quajti ekspozitën si një nxitje për përballje “me humanizëm të lartë” ndaj të shkuarës, ndërsa kolegu i saj Marenglen Kasmi u shpreh se “përndjekja i kalonte përmasat e një ekspozite modeste”.

“Por ky është një fillim i mirë për t’u përballur me të shkuarën që të gjejmë paqe mes njëri-tjetrit”, tha Kasmi.

Nga viti 1945 deri në 1955, mijëra njerëz, më së shumti gra e fëmijë vuajtën izolimin dhe keqtrajtimin në një kamp të ngritur në Tepelenë, për shkak të lidhjeve të tyre familjare me “armiqtë” e shtetit. Të mbijetuarit kanë dëshmuar gjerësisht mbi kushtet çnjerëzore. Disa nga kujtimet e mbledhura nga studiuesit pas rënies së komunizmit tregojnë se si qindra fëmijë vdiqën si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

Qindra të tjerë u vranë dhe u varrosën në vende të panjohura, duke bërë të pamundur gjetjen e eshtrave të tyre.

Kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Çika u shpreh se shpresonte që zbardhja e dokumenteve shtetërore të tregonte se tepelenasit nuk ishin bashkëfajtorë të kampit të zonës, por bashkëvuajtës.

“Kampi i Tepelenës është diçka që iu la në derë tepelenasve …ashtu sikurse mirditorët nuk kanë përgjegjësi për Spaçin,” u shpreh Çika.

Ekspozitë e dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, e hapur pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. 20 gusht 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Nevila Nika, stërmbesa e deputetit opozitar Selaudin Toto,i pushkatuar me urdhër të diktatorit Hoxha në vitin 1947 ndau me pjesëmarrësit brengat e familjes së saj për zhdukjen e të afërmit dhe mosgjetjen e eshtrave.

“Selaudini ndërroi jetë para togës së pushkatimit. Sot nuk i kemi eshtrat e tij, i kemi kërkuar, por mesa duket një regjim diktatorial merrte hak ndaj të gjallëve, por nuk kursehej as ndaj të vdekurve,” u shpreh Nika.

“Leximi i atyre dokumenteve, qoftë dhe shikim apo prekja është një ndjesi krejt tjetër,” tha ajo, ndërsa shtoi se ndarja e këtyre eksperiencave me të rinjtë, që nuk janë të njohur me historinë,është shumë e nevojshme që fatkeqësia të mos përsëritet.

Përballja e Shqipërisë me të shkuarën është nënvijëzuar përgjatë dekadave të fundit nga procese të brishta, të cilat nuk kanë pasur në thelb dënimin e krimeve të diktaturës, por mes frikës për “gjueti shtrigash” dhe përdorim të “hapjeve të dosjeve” për të shënjestruar kundërshtarë politikë janë përqendruar më tepër tek hedhja e një drite të vakët mbi një pjesë të dokumenteve të deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u krijua në nëntor 2016,pas miratimit të një projektligji që kishte në thelb zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH” duke bërë mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to të publikut.

Ish të burgosurit politikë të Tepelenës ndjekin ekspozitën e hapur pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. 20 gusht 2018 Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një pjesë e ish të burgosur politikë që vuajtën në Tepelenë e pritën ekspozitën e mbajtur në Tiranë, si një veprim simbolik përballë dëshirës së tyre për atë që njihet si drejtësi tranzicionale, pra zbardhje dhe dënim të krimeve të së shkuarës.

“[Hapja e dosjeve] është një veprim që duhej bërë dhe më parë, por shyqyr që po bëhet sot dhe me ato dosje, aq sa kanë mbetur,” tha një ish i përndjekur i pranishëm në ekspozitë, duke shtuar se procesi nuk ka marrë në konsideratë palët e prekura.

“Dosja duhej t’u ishte hapur një herë atyre që i vranë njerëzit, ata që i masakruan fëmijët në Tepelenë, ata që dënuan me gjyq apo pa gjyq. Duheshin demaskuar në një gjyq publik që të mos flasin nëpër gazeta, kjo duhej bërë. Nuk u bë dhe pse s’u bë, secili e merr vesh,” shtoi i moshuari.

Një tjetër ish i përndjekur, ndau me pjesëmarrësit shqetësimin se hapja e dokumenteve të tyre nuk do të ishte e mjaftueshme për t’u njohur me të vërtetën.

“Si mund të pretendojmë që fëmijët tanë të mësojnë për të shkuarën tonë përmes dosjeve të Sigurimit, kur në to ka të pavërteta dhe dëshmi të marra nga hetuesia me forcë?,” u shpreh ai.

“Çfarë do të bëjë shteti për ta zgjidhur këtë çështje?,” shtoi ish i përndjekuri.

Aktivitete përkujtuese të 23-Gushtit, ditës Memorial të Tepelenës do të mbahen të enjten edhe në qytetin e Tepelenës.

Etiketa: AIDSSHBIRNDosjadosjeekspozitegazetaGentiana SulagjuetiGjyqgraIvana DervishikamppaqeParaProjektligjiSHshqipSigurimiSpaçZbardhje
Tjetri
Kosova i zhvendos eshtrat e guerrilasve të UÇK në varreza të reja Dëshmorësh

Kosova i zhvendos eshtrat e guerrilasve të UÇK në varreza të reja Dëshmorësh

photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.