AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Harresa e qeverisë lë mijëra familje në errësirë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Disa dhjetëramijëra është numri i familjeve shqiptare që vlerësohet se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar energjinë elektrike. Një ligj i miratuar në vitin 2015 premtonte zgjidhjen e problemit duke krijuar një skemë ndihme. Katër vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar sepse qeveria nuk ka ndërmarrë aktet e nevojshme nënligjore për të zbatuar ligjin që ajo vetë ka propozuar.

Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Adile Gusholli, 51 vjeç nga Cërriku, thotë se tashmë ka shtatë vjet e shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike.

“Që të bëj kontratë kërkohet 400 mijë lekë [të vjetra]”, i tha ajo BIRN ndërsa protestonte para derës së kryeministrisë në Tiranë, ku disa dhjetëra aktivistë i kërkuan me ngulm qeverisë një përgjigje mbi një peticion të firmosur nga 3,500 vetë.

Gusholli thotë se burimi i saj i jetesës është ndihma ekonomike e qeverisë shqiptare, e cila është rreth 3 mijë lekë në muaj. Në këto kushte, kostoja e lidhjes së një kontrate të re me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej rreth 40 mijë lekë, është e papërballueshme për të. Rrjedhimisht ajo jeton me qiri.

“Fëmija im u rrit me qiri,” thotë Gusholli.

Vlerësohet se disa dhjetëramijëra familje shqiptare janë zënë nën kurthin e detyrimeve të prapambetura të larta, apo janë shkëputur prej vitesh nga rrjeti i furnizimit me energji. Këta janë shqiptarët e varfër, të cilët nuk kanë mundësi reale për të paguar lidhjen me rrjetin apo faturën mujore të energjisë.

Duke qenë të vetëdijshëm për këtë realitet, qeveria shqiptare dhe kuvendi i Shqipërisë përfshinë disa klauzola që parashikonin krijimin e një sistemi në ndihmë të familjeve si ajo e Adiles.

““Klient në nevojë” është një klient familjar, i cili, për shkak të gjendjes sociale, gëzon disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore, sipas përcaktimeve të këtij ligji,” shkruhet në ligj.

“Ministria përgjegjëse për çështjet sociale, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, harton kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave,” shkruhet më tutje në ligj.

Ligji sanksionon gjithashtu që aktet nënligjore për zbatimin e tij të miratohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi. Katër vjet më pas, qeveria e kryeministrit Edi Rama të premten më 19 qershor, i mbylli veshët para thirrjeve të protestuesve që kërkonin zbatimin e ligjit që vetë Rama formalisht ka propozuar për miratim në kuvend.

Disa dhjetëra aktivistë të të drejtave të njeriut organizuan shqiptarët në nevojë të premten më 19 korrik për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale si dhe para kryeministrisë.

Ervis Çota, aktivisht nga Elbasani tha para protestuesve se aktivistët kishin dërguar mbi 150 ankesa në të ashtuquajturën “platformë e bashkëqeverisjes” në lidhje me këtë problem por nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Platforma e bashkëqeverisjes është një faqe interneti e krijuar dhe reklamuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama në mënyrë të shumëfishtë. Ajo konsiderohet si një lidhje jashtëinstitucionale mes qytetarëve që mund të kenë probleme nga më të ndryshmet me strukturat partiake. Dhe megjithëse gjatë vitit të fundit Rama vetë ka nxitur shqiptarët të ankohen te kjo platformë për çështje të ndryshme, nga kërkesat për vende pune në shtet te ankesat ndaj hipotekave apo ALUIZNI-t, kërkesat e aktivistëve për zbatim të ligjit për energjinë elektrike nuk kanë marrë përgjigje.

Aktivistët që protestuan të premten para zyrës së Ramës u përpoqën prej muajsh që të komunikojnë me institucionet përgjegjëse për t’i rikujtuar detyrimin ligjor në fjalë. Letërkëmbimi i tyre me institucionet, i parë nga BIRN, sugjeron se këto institucione ose nuk kanë kthyer fare përgjigje, ose ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës.

Kështu, Ministria e Energjisë i ktheu përgjigje në shkurt të këtij viti një kërkese për informacion nga presidenti Ilir Meta, të cilit i kishin kërkuar ndihmë aktivistët.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Gentian Keri shkroi: “Gjykojmë të rastit që kërkesat që lidhen me pikën 1 duhet t’i adresohen edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale në cilësinë e institucionit përgjegjës për zhvillimin e politikave.”

Kjo ishte në fakt përgjigjja e vetmje që aktivistët morën ndaj pyetjes se pse shteti nuk zbaton ligjet që vetë ka miratuar. Nga dhjetë institucione të cilave iu drejtua kërkesa, vetëm zyra e presidentit e pa të arsyeshme të vepronte.

Vetë Rama nuk iu përgjigj thirrjeve me autoparlant të aktivistëve gjatë protestës së të shtunës.

Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Adile gusholli duke protestuar në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Zyra e kryeministrit Edi Rama.
Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Aktivistët protestojnë në Tiranë më 19 korrik 2019 para zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar zbatimin e një ligji të miratuar nga vetë kryeministri. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: aktivistAktivistëBIRNEdi Ramaenergji elektrikeErvis ÇotaFamiljeGjergj ErebaraIlir MetaKëshillit të MinistraveKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiLigjMetaOSHEEParapeticionQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipshqiptaretë drejtaVendim
Tjetri
Dyshimet për konflikt interesi dhe pasuri të pajustifikuara rëndojnë Gjyqtarin Artan Broci

KPA lë në fuqi shkarkimin e Artan Brocit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.