AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Hetimi disiplinor, Saraçi akuzohet se ka penguar funksionimin e Komisionerit Publik

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Heral Saraçi përballe Komisionit Disiplinor. Foto:Ivana Dervishi

Sipas procedimit disiplinor, komisioneri Heral Saraçi akuzohet se është bërë pengesë për hartimin e rregullores së Komisionerit Publik, për punësime të parregullta si dhe për “sabotim” të mbledhjeve në Kolegjin e Apelimit. Saraçi nuk komentoi akuzat dhe kërkoi avokat.

Komisioneri Heral Saraçi përballe Komisionit Disiplinor. Foto:Ivana Dervishi

Në një seancë dëgjimore të zhvilluar të hënën përpara një Komisioni Disiplinor, komisioneri publik, Heral Saraçi u përball me rezultatet e hetimit disiplinor të nisur kundër tij me dyshimet se ka penguar funksionimin e institucionit, ka nënshkruar kontrata të parregullta në rekrutimin e stafit si dhe ka sabotuar mbledhjet në komisionin ad-hoc të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rezultatet e hetimit disiplinor u lexuan nga gjyqtarja hetuese, Natasha Mulaj-njëherazi kryetare e Kolegjit të Apelimit.

“Komisioneri Saraçi ka vënë në rrezik funksionimin e institucionit me veprimet dhe mosveprimet e tij,” tha Mulaj përpara anëtarëve të Komisionit Disiplinor, Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Komisioneri publik, Heral Saraçi nuk komentoi asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij në seancën dëgjimore. Ai kërkoi kohë për parashtrimin e mbrojtjes me pretendimin se dosja ishte voluminoze, ndërsa kërkoi praninë e përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë në shqyrtim, kërkesa të cilat u rrëzuan nga trupi gjykues.

Saraçi kërkoi gjithashtu prezencën e një avokati në mbrojtje të tij, ndaj Kolegji Disiplinor vendosi të shtyjë seancën në datën 7 mars.

Hetimi disiplinor kundër komisionerit Saraçi nisi me kërkesë të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM.

Sipas rezultateve të hetimit disiplinor të lexuara nga Mulaj, konflikti në institucionin e Komisionerit Publik daton nga 27 korriku 2017, kur komisionerët Heral Saraçi dhe Florian Ballhysa i janë drejtuar për mendim Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për hartimin e rregullores së institucionit.

ONM ka sugjeruar që hartimi i rregullores të kishte miratimin e të dy komisionerëve.

Sipas gjyqtares hetuese, më 30 nëntor komisionerët janë takuar me përfaqësuesit e ONM dhe janë dakordësuar për miratimin e rregullores, por Saraçi ka ndryshuar qëndrim.

“Më 8 janar 2018  komisioneri  Saraçi ka parashtruar një draft tjetër të rregullores që ishte në kundërshtim me miratimin e dakordësuar me ONM-në dhe  kjo është arsyeja që deri më tani ne nuk kemi një rregullore për funksionimin e Komisionerit Publik,” tha Mulaj.

Rekrutimi i  stafit ka qenë një tjetër akuzë në dosjen voluminoze të hetimit disiplinor të Saraçit. Sipas Mulajt, është vërtetuar në të paktën dy raste që komisioneri ka lidhur kontrata pune në mënyrë individuale në kundërshtim me rregulloren, e cila përcakton që ato duhet të firmosen nga të dy komisionerët publikë.

Saraçi u konsiderua gjithashtu përgjegjës për bllokimin e aktivitetit të komisionit ad-hoc të ngritur pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sipas Mulajt, Saraçi ka qenë prezent në seancat e zhvilluara, por në kundërshtim me rregulloren nuk ka firmosur në vendimet e marra.

Sipas gjyqtares hetuese, kjo është një shkelje disiplinore, pasi vendimet e Komisionit janë unanime ose me  shumicë votash, ndërkohë që Saraçi ka kërkuar do të shprehej me vendim personal.

Komisioneri Publik është një ndër tre institucionet e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së procesit të vetingut.

Sipas Kushtetutës, ky institucion ushtron apelimin  e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimArdian HajdariDosjaFlorianFlorian BallhysagjyqtarIvana DervishiKolegjikomisionerKomisioneriKomisioneri PublikmbrojtjeNatasha MulajONMpaktprokurorPunërrezikshqipSokol ÇomoVendimVendimet
Tjetri
Sigurimi serb i shtetit “mori pjesë në krimet e luftës në Bosnjë”

Sigurimi serb i shtetit “mori pjesë në krimet e luftës në Bosnjë”

marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.