AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

ILDKPKI nis hetimet për dypunësimin e nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, duke folur në njëmbledhje të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, | Foto : LSA

Dypunësimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku edhe si administrator i kompanisë “Eco Tirana” po verifikohet nga ILDKPKI si rast i dyshuar i konfliktit të interesit, ndërsa Mazniku mohon akuzat.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, duke folur në njëmbledhje të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, | Foto : LSA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, njoftoi të martën se kishte filluar hetim administrativ për të verifikuar nëse punësimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku edhe si administrator i kompanisë “Eco Tirana“ sh.a, është apo jo konflikt interesi.

“Bazuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë, do të nisë hetimi administrativ me qëllim verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin Z. Arbjan Mazniku,” thuhet në një përgjigje që ILDKPKI i dërgoi BIRN.

Dypunësimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës si administrator i shoqërisë “Eco Tirana” u denoncua fillimisht në portalin “JOQ”. Përmes një statusi në Facebook, edhe ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi vjedhje pagesën e Maznikut nga kompania “Eco Tirana”, paralelisht me atë të Bashkisë.

“Eco Tirana” është kompania aksionere që merret me menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit dhe zotërohet me 51 për qind nga Bashkia dhe 49 për qind nga Holding AGSM Albania Sh.a. Mazniku u emërua administrator i “Eco Tirana” në qershor 2019, ndërkohë që mbante më parë pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës.

I pyetur nga BIRN, Mazniku mohoi konfliktin e interesit, ndërsa shtoi se ishte administrator pa tagra administrativë.

“Kjo shoqëri funksion si një shoqëri aksionare me dy nivele. Në përputhje me statutin e shoqërisë Eco Tirana sha, shoqëria ka 4 administratorë dhe ku vetëm njëri prej tyre ka detyra dhe kompetenca ekzekutive që i jepen nga këshilli i administratorëve dhe i cili duhet të përmbushë funksionin e tij me kohë te plotë. Administratorët pa tagra ekzekutive përbëjnë këshillin e administratorëve”, tha Mazniku në përgjigje të pyetjeve të BIRN.

Mazniku tha gjithashtu se përfaqësonte interesat e bashkisë në këtë kompani, ndërsa paralajmëroi se do të padiste penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. I pyetur për nisjen e hetimit administrativ nga ILDKPKI, Mazniku u përgjigj se ishte “shumë i lumtur sa herë që flasin institucionet në vend të baltexhinjve”.

Neni 5 i ligjit për  “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimi e Funksioneve Publike” parashikon si interes privat të zyrtarit “të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre dhe çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile”.

Megjithatë, ILDKPKI është i vetmi institucion që mund të vlerësojë nëse jemi para një rasti të konfliktit të interesit.

Ky është rasti i dytë që nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku po hetohet për konflikt të dyshuar interesi. Në shtator 2019, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim ndaj tij për përfitimin e pagesës së një hoteli me 5 yje në Barcelonë nga kompania “Fusha” sh.p.k, por tre muaj më pas kërkoi pushimin e akuzave në gjykatë.

Etiketa: AdministrativeArbjan MaznikuBashkiaBIRNFacebookFushaHetimHetimetILDKPKIjuridiko-civileKompetencakonfliktkonflikt interesiMbledhjenatyreParaProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunësimiSali BerishaSHShpifjeshqipshtatortë drejtaTiranaTiranëvjedhje
Tjetri
Ligjet për media, qeveria bën një hap pas në pritje të Komisionit të Venecias

Sondazhi: Bie besimi i qytetarëve tek institucionet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.