AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

KLP i hap rrugën ngritjes së Prokurorisë së Posaçme me 8 anëtarë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi një propozim që synon emërimin e tetë prokurorëve dhe hapjen e garës për drejtuesin e SPAK brenda nëntorit, por ngritja e plotë e strukturës antikorrupsion- që sipas Kushtetutës duhet të ketë të paktën 10 prokurorë, mbetet ende e paqartë.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi pas intervistave me katër kandidatët e parë të SPAK-ut. Foto: Malton Dibra/LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hapi rrugën të premten ngritjes së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK edhe me numrin minimal prej 8 anëtarësh -një numër ky më i vogël se dyshemeja e përcaktuar në Kushtetutë prej të paktën dhjetë prokurorësh.

Sipas një njoftimi për shtyp, anëtarët e Këshillit votuan unanimisht në favor të një propozimi që parashikon emërimin e tetë prokurorëve të kualifikuar me vendim të formës së prerë të vetingut brenda 30 ditëve si dhe hapjen e garës për drejtuesin e SPAK-ut.

Neni 148/dh i Kushtetutës përcakton që Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për nëntë vjet, pa të drejtë riemërimi. Megjithatë, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi deklaroi për mediat se vendimi nuk bie ndesh me Kushtetutën, pasi lidhet me emërimin e prokurorëve dhe jo me ngritjen e SPAK-ut.

“Ne sot arrijmë në përfundimin se ngritja me 8 apo me 10 anëtarë nuk na përket ne. Ne po emërojmë prokurorët për SPAK, ne nuk marrim vendimin për krijimin e SPAK. Ne nuk e shkelim Kushtetutën për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë,” tha Ibrahimi për mediat.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e hapi garën për ngritjen e SPAK-ut në fillim të janarit, megjithatë dhjetë muaj më vonë është ende e paqartë se kur struktura që shpresohet se do të luftojë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar do të jetë plotësisht funksionale.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi 15 kandidatë nga 27 që iu përgjigjën fillimisht thirrjes, por vetëm 8 prej tyre ia kanë dalë të kenë një vendim pozitiv të formës së prerë nga institucionet e vetingut.

Katër kandidatët Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doloreza Musabelliu dhe Anita Jella nuk janë përballur ende me vetingun, ndërkohë që prokurorja Manjola Kajana është apeluar në Kolegj dhe Ndini Tavani u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Besnik Muçi, i cili ishte i zgjedhuri i 15-të i KLP-së është dekretuar tashmë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse vazhdon të përballet me një kërkesë për shkarkim në Kolegj.

Konstituimi i plotë i Prokurorisë së Posaçme kërkon që të paktën dy kandidatë të tjerë të kalojnë procesin e vetingut si dhe KLP të ketë kryer zgjedhjen e drejtuesit të SPAK. Sipas Kushtetutës, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet me votat e shumicës së anëtarëve të KLP-së për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

 

Prokurorët gati për SPAK

1-Altin Dumani

2-Arben Kraja

3-Klodian Braho

4-Enkeleda Millonaj

5- Edvin Kondili

6- Ened Nakuçi

7-Elida Kaçkini

8-Behar Dibra

Ende pa veting

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Doloreza Musabelliu

Anita Jella

E apeluar

Manjola Kajana

I shkarkuar

Ndini Tavani

Etiketa: Altin DumaniAnita JellaAnton MartiniArben KrajaBehar DibraDibraDoloreza MusabelliuEdvin KondiliElida KaçkiniElisabeta ImerajEned NakuçiGent IbrahimiGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseImerajkandidatëtKlodian BrahoKLPKolegjKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseManjola KajanaNdini TavanipaktprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeSHShkarkimSPAKVendimVendimiVeting
Tjetri
KPK ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e kreut të Prokurorisë së Apelit Shkodër

Komisioneri Publik ankon konfirmimin në detyrë të Elvin Gokajt

protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.