AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Koncesionet e HEC-eve, kosto në kurriz të konsumatorëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nderhyrja qe eshte bere ne Kanionin e Holtes afer qytetit te Gramshit, ku kane filluar punimet per ndertimin e nje Hidrocentrali. Ndertimi i HEC prane nje destinacioni te rendesishem turistik ka ngjallur regime te shumta nga qytetare dhe ambientaliste. (Foto/ Alben Guide)/r/n/r/nThe intervention that has been done at the Holta Canyon near Gramsh city, where works have been started for the construction of a Hydropower Plant. The construction of the HPP at an important tourist destination has sparked numerous civic and environmental reaction. (Photo / Alben Guide)

Një raport i ri i ekspertëve ndërkombëtarë argumenton se pjesa dërrmuese e hidrocentraleve të vegjël në rajonin e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri po ndërtohen me kosto të lartë mjedisore dhe me kosto financiare për konsumatorët, por pa përfitime të dukshme në prodhimin e energjisë elektrike dhe në mungesë të theksuar transparence.

Ndëhyrja pranë kanionit të Holtës, afër qytezës së Gramshit për ndërtimin e një hidrocentrali në janar 2019, shkaktoi reagime nga mjedisorët dhe politika në Shqipëri | Foto : LSA

Hidrocentralet e vegjël janë kthyer në një skemë pushteti në dëm të xhepave të konsumatorëve dhe në dëm të mjedisit si dhe në përfitim të pak bizneseve të lidhura politikisht, vlerëson një grup ekspertësh ndërkombëtar në një raport shumë kritik të publikuar të mërkurën.

Sipas raportit, hidrocentralet e vegjël në Ballkanin Perëndimor po ushqehen nga subvencionime disporporcionale nga fondet publike në përfitim të biznesmenëve pranë qeverive ose drejtpërsëdrejti pjesë e zyrtarëve të qeverive. E gjitha kjo, vëren raporti, nuk ka sjellë ndonjë përfitim të madh publik në formën e gjenerimit të energjisë elektrike.

Raporti u hartua nga ekspertët e CEE Bankwatch Network një rrjet organizatash mjedisore në rajon.

Raporti vëren mes të tjerash se zëvendëskryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut Kocho Angjushev është aksioner i së paku 27 hidrocentraleve të vegjël dhe po kështu, presidenti i partisë kryesore opozitare në vend Hristijan Mickoski ka së paku 5 koncesione.

Në Serbi një pronar i madh koncesionesh hidrocentralesh rezulton Nikola Petrović, mik i presidentit të vendit Aleksandar Vuçiç.

Në Malin e Zi sistemi i incentivave është më së shumti në përfitim të njerëzve pranë presidentit të vendit Milo Gjukanoviç.

Shqipëria rezulton vendi me koston më të lartë dhe me transparencën më të ulët sa i përket incentivave për hidrocentralet private.

Raporti llogarit se shqiptarëve u ka kushtuar prodhimi privat i energjisë elektrike së paku 200 milionë euro, se çmimet e prodhimit privat të energjisë janë shumëfish më të larta se sa çmimet e prodhimit publik dhe se paratë e taksapaguesve po përdoren në mënyrë jotransparente për të paguar faturat e koncesioneve private në përfitim të dyshimtë për publikun.

“Sistemi nuk ishte shumë transparent, qoftë në termat e koncesioneve të dhëna, qoftë në termat e qarkullimit të parave për skemat e mbështetjes. Ndryshe nga shumë vende të rajonit, në Shqipëri nuk është vendosur tarifë në faturën e konsumatorit për mbështetjen e energjisë së rinovueshme kështu që është e paqartë se sa po paguajnë konsumatorët familjarë për këtë industri,” vijon më tej raporti.

“Duke marrë parasysh çmimin artificialisht të ulët të energjisë për shkak të rregullimit, ka gjasa që tarifat të jenë mbuluar nga buxheti i shtetit apo nga burime të tjera të KESH, por kjo e gjitha është e paqartë. Ajo që ne dimë është që në vitin 2018, kostoja totale e subvencionimeve është rritur në 93.5 milionë euro, shifra më e lartë në rajon,” vijon më tej raporti.

Hidrocentralet e vegjël në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore si dhe përplasje për ujë me komunitete të vogla e shpesh të varfra të Shqipërisë, ndërkohë që prodhimi i energjisë elektrike prej tyre paguhet nga konsumatorët me çmime shumëfish më të larta se sa kostoja me të cilën paguhet prodhimi publik i energjisë elektrike i menaxhuar nga KESH.

Etiketa: BiznesmenbuxhetiBuxheti i ShtetitCEE BankwatchEuroHECHidrocentraletKESHKoncesionetkostoMiloMjedisitrajonraportRaportiSerbiSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Kryeministri i ri grek zotohet të respektojë marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i ri grek zotohet të respektojë marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.