AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Liria e fjalës dhe lajmet e rreme

Peter SingerngaPeter Singer
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një spanjoll po ha drekë në një bar ndërkohë që lexon gazetat spanjolle që lajmërojnë zgjedhjen e Presidentit Donald Trump të Shteteve të Bashkuara në Pamplona, në veri të Spanjës më 10 nëntor 2016. Trump mposhti Hillary Clinton dhe u zgjodh presidenti i 45-ë i Shteteve të Bashkuara. Lexo analizat në: http://www.reporter.al/project-syndicate/ (AP Photo/Alvaro Barrientos)

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ekspozuan në një shembull mjaft të prekshëm fuqinë e lajmeve të rreme. Peter Singer arsyeton për kufirin mes lirisë së fjalës dhe dënimit të shpifjes.

Një spanjoll po ha drekë në një bar ndërkohë që lexon gazetat spanjolle që lajmërojnë zgjedhjen e Presidentit Donald Trump të Shteteve të Bashkuara në Pamplona, në veri të Spanjës më 10 nëntor 2016. Trump mposhti Hillary Clinton dhe u zgjodh presidenti i 45-ë i Shteteve të Bashkuara. Lexo analizat në: http://www.reporter.al/project-syndicate/ (AP Photo/Alvaro Barrientos)
Një spanjoll po ha drekë në një bar ndërkohë që lexon gazetat spanjolle që lajmërojnë zgjedhjen e Presidentit Donald Trump të Shteteve të Bashkuara në Pamplona, në veri të Spanjës më 10 nëntor 2016. Trump mposhti Hillary Clinton dhe u zgjodh presidenti i 45-ë i Shteteve të Bashkuara. Foto: (AP Photo/Alvaro Barrientos)

Rreth një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nëntorin e shkuar, dikush postoi në Twitter se Hillary Clinton ishte në qendër të një rrjeti pedofilie. Thashethemi u përhap në median sociale dhe një prezantues i një emisioni të krahut të djathtë me emrin Alex Jones vazhdimisht deklaroi se ajo ishte e përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe se shefi i fushatës së saj, John Podesta merrte pjesë në rituale satanike. Në një video në YouTube (e fshirë që atëherë), Jones fliste për “të gjithë fëmijët që Hillary Clinton kishte vrarë personalisht dhe prerë në copa e përdhunuar”. Video, e postuar katër ditë përpara zgjedhjeve, u pa më shumë se 400,000 herë.

Emailet e publikuara nga WikiLeaks tregonin se Podesta ndonjëherë darkonte në një piceri në Uashington quajtur Comet Ping Pong. Mesa duket për këtë arsye akuzat e rrjetit seksual të fëmijëve u përqendruan mbi picerinë dhe u përdor hashtagu #pizzagate (skandali i picave). Akuzat u shpërndanë shpesh nga programe të projektuara për të përhapur mesazhe të caktuara – duke kontribuar në krijimin e përshtypjes se shumë njerëz po flisnin për “Pizzagate” në mënyrë serioze. Historia, çuditërisht, u shpërnda gjithashtu nga gjenerali Michael Flynn, i cili së shpejti do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Edhe pas zgjedhjes së Trump – dhe pavarësisht hedhjes poshtë nga New York Times dhe Washington Post – historia vazhdoi të përhapej. Comet Ping Pong u kërcënua shpesh me telefonata abuzive. Kur menaxheri iu drejtua policisë, atij iu tha se thashethemet ishin mendime të shprehura që mbroheshin nga Kushtetuta.

Edgar Welch, një i krishterë që ka vargje të Biblës të bëra tatuazh në kurriz, ishte një nga ndjekësit e Jones. Më 4 dhjetor, ai ngau makinën për 350 milje nga shtëpia e tij në Karolinën e Veriut në Comet Ping Pong, i armatosur me një pushkë, një revolver dhe një thikë. Ai lejoi klientët dhe stafin të largoheshin ndërsa kërkoi për fëmijët e abuzuar që thuhej se ishin në tunele. Ai qëlloi me armë të paktën një herë për të hapur një derë të mbyllur me çelës. Pasi nuk gjeti fëmijë, ai iu dorëzua policisë.

Lajmet e rreme – “dizinformimi aktiv” që zbukurohet që të duket sikur vjen nga uebsajte serioze lajmesh – është një kërcënim për institucionet demokratike. Ka pasur shembuj më pak absurd, përfshirë një raportim të rremë për kërcënim bërthamor nga ministri i mbrojtjes së Izraelit që nxitën në mënyrë të gabuar homologun e tij pakistanez të ripublikonte lajmin dhe të kërcënonte Izraelin se edhe Pakistani është fuqi bërthamore.

President Barack Obama pranoi rrezikun ndaj lirive demokratike ndërsa foli për shtypin në Gjermani pas zgjedhjeve në SHBA. Pavarësisht nëse lajmet e rreme i kushtuan apo jo Clinton presidencën, ato haptazi mund të shkaktojnë humbjen e një kandidati në zgjedhje dhe të prishin marrëdhëniet ndërkombëtare. Është gjithashtu kundër një prej premtimeve thelbësore të demokracisë: që votuesit të bëjnë zgjedhje të informuara mes kandidatëve në garë.

Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane e deklaron këtë. “Kongresi nuk duhet të bëjë ligje… që pakësojnë lirinë e fjalës apo të shtypit…” Në vitin 1919, interpretimi i Gjykatës Supreme për këto fjalë kishte çuar në doktrinën se Kongresi duhet ta ndalojë lirinë e fjalës vetëm kur shkaktonte “rrezik të qartë dhe real” për dëm serioz.

Ky pozicion u ripërkufizua në atë që është ndoshta mbrojtja më madhështore e lirisë së fjalës nga një gjykatës amerikan: opinioni i dakordësisë së Louis Brandeis për çështjen e vitit 1927 të Whitney kundër Kalifornisë. Brandeis e përshkroi lirinë e fjalës dhe tubimit si “funksione thelbësore për demokraci efektive”. Ai bëri thirrje për “njerëz guximtarë, të sigurt në vetvete, me besim te fuqia e arsyetimit të lirë dhe të patrembur të aplikuar përmes proceseve të qeverisë popullore”. Në këtë aspekt, që liria të paraqesë një rrezik të qartë dhe real që të mund të justifikojë ndalimin e saj, dëmi i fjalës duhet të jetë aq i shpejtë saqë të përjashtojë çdo mundësi për të diskutuar plotësisht se çfarë është thënë. Nëse, këmbënguli Brandeis, ka kohë për të ekspozuar përmes diskutimit falsitetin dhe mosvërtetësinë, për të shmangur të keqen përmes proceseve të arsimit, përmirësimi duhet të vijë përmes më shumë sqarimesh, jo duke detyruar heshtje”.

Sot, është e vështirë të kesh aq shumë besim te “arsyetimi i lirë dhe i patrembur”, veçanërisht nëse supozohet të “aplikohet përmes proceseve të qeverisjes popullore” – që kërkon që të ketë ndikim në zgjedhje. Po kështu, besimi i Brandeis që “sqarimet e mëtejshme, jo heshtja e detyruar”, janë ilaçi  për “mosvërtetësinë” duket naiv, veçanërisht nëse zbatohet për një fushatë zgjedhore.

Cila është alternativa? Ajo që Jones tha rreth Clinton është sigurisht shpifje dhe ajo mund ta padisë atë; por do të ishte e kushtueshme dhe do të shpenzonte kohë, me gjasa do të duheshin vite përballje në gjykata. Në çdo rast, paditë civile të shpifjes janë efektive vetëm kundër atyre që kanë asetet për të paguar dëmshpërblimet.

Po shpifjet penale? Në Mbretërinë e Bashkuar, “shpifja penale” ishte për shumë shekuj një shkelje penale, por nuk u përdor dhe u shfuqizua në vitin 2010. Në SHBA, shpifja penale nuk është një shkelje federale. Vazhdon të jetë një krim në disa shtete, por pak çështje paraqiten.

Një raport në 2015 nga A. Jay Wagner dhe Anthony L. Fargo për Institutin Ndërkombëtar të Shtypit i përshkruan shumë nga çështjet e fundit si “për të ardhur keq” dhe i drejtohet ligjit civil për shpifjen si një burim më i mirë për “ofendimet personale”. Raporti përmbyllet duke thënë se trajtimi i shpifjes si vepër kriminale është bërë “i tepërt dhe i panevojshëm”.

Shembujt e fundit të lajmeve të rreme sugjerojnë se konkluzioni i Wagner dhe Fargos ishte i nxituar. Akuzimi, gjatë një fushate zgjedhore, i një kandidate për presidente në SHBA për vrasje fëmijës nuk është për të ardhur keq dhe ligji civil për shpifjen nuk ofron zgjidhje të saktë. Në periudhën e internetit, a është koha që të kthehemi te parashikimi i shpifjes si krim?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Free Speech and Fake News

Etiketa: Barack ObamabesimdemokracidizinformimiDonald TrumpFake NewsGazetatGjermaniGjykataGjykatëGjykatësKandidateKESHKrimLiriaMbrojtjaMjaftndikimpaktPër ShtypinpresidentpresidenteProject SyndicateraportRaportirrezikSHBAShpifjaShpifjeShtetet e BashkuaraTrumpTwittervideovotuesitvrasjeWagnerWikileakszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Inflacioni më i ulët në 15 vjet, ndërsa ushqimet u shtrenjtuan

Inflacioni më i ulët në 15 vjet, ndërsa ushqimet u shtrenjtuan

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.