AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mjedisorët në protestë kundër rrudhjes së zonave të mbrojtura

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndryshimi i projektuar i kufijve të Zonave të Mbrojtura nga KKT sipas organizatave të mjedisit. Foto:Vladimir Karaj

12 organizata të mjedisit dhe profesorë të Universitetit të Tiranës protestuan kundër projektvendimit të Këshillit Kombëtar të Territori, që fshin nga harta 15 mijë hektarë zona të mbrojtura dhe i copëton ato, për tu hapur rrugë projekteve infrastrukturore.

Përfaqësues të organizatave të mjedisit në protestë pranë Ministrisë së Mjedisit në Tiranë. Foto:Vladimir Karaj.

Një grup i organizatave mjedisore dhe tre profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës protestuan të shtunën para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit kundër një projektvendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura”.

Në një komunikatë të përbashkësht për shtyp ata thanë se projekti i KKT-së: “fshin nga harta zonat me rëndësi ndërkombëtare dhe kombëtare”, ndërsa kërkuan që ai të mos miratohej.

Profesorët e Universitetit të Tiranës, Prof. Aleko Miho, Prof. Ferdinand Bego, Prof. As. Mihallaq Qirjo dhe organizatat EcoAlbania, Ekolëvizja, FOUR PAWS, ILIRIA – Protection and Social & Environmental Development Association, Albania, Instituti i Politikave Mjedisore, Milieukontakt Albania, Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri), Qendra EDEN, Qendra për Ruatjen dhe Mbrojetjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Qendra Shpendët e Shqipërisë Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe WWF Adria, thanë se kundërshtonin projektvendimin që linte jashtë mbrojtjes sipërfaqë të tëra të zonave të mbrojtura aktuale.

“Projekt-vendimi përjashton nga zonat e mbrojtura në Divjakë-Karavasta, Butrint, Vjosë-Nartë, Bunë-Velipojë etj, sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore me përdorim tradicional si dhe zona urbane. Për më tepër ky projektvendim fshin nga harta rreth 15,000 ha të Zonave të Mbrojtura sikurse Luzni-Bulac, Piskal-Shqerri, Dardhë-Xhurrë, etj”, thuhet në komunikim.

Sipas organizatave flagrante është “përjashtimi nga zona e mbrojtur i sipërfaqes së aeroportit në Akërni (Vlorë) dhe heqja e gjithë sipërfaqes së ullishtave në kodrat e Panajasë”. Këtu qeveria ka në plan të ndërtojë një aeroport, vlera ekonomike e të cilit është e dyshimtë edhe sipas vetë dokumenteve të tenderit. Madje për të garantuar investitorët qeveria garanton tu paguaj atyre 138 milion euro në rast se projekti dështon. Koncesioni për aeroportin u fitua kompanitë Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania YDA, një kompani turke, e cila është kontraktuar nga qeveria turke për ndërtimin e një spitali në Fier.

Një investigimi i BIRN i nëntorit të vitit 2019 ngriti dyshime për konflikt interesi në tenderin për përpilimin e studimit për këtë rishikim, i cili dha si produkt reduktimin me gati 20% të parqeve kombëtare në bregdet. Shoqata fituese rezultoi e lidhur me një tjetër organizatë mjedisore, e cila është drejtuar për 7 vjet nga drejtori aktual i AKZM, Zamir Dedej, duke ngritur pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi.

Ndryshimi i projektuar i kufijve të zonave të mbrojtura nga KKT sipas organizatave të mjedisit. Foto:Vladimir Karaj

“Duke i’u referuar hartës, ky projektvendim bën shoshë Parkun e Dajtit, të Divjakës, Bunë-Velipojën, Tomorrin dhe të tjerë”, thuhet në deklaratën e organizatave që vunë në dukje se veç zvogëlimit të hapësira zonat urbane dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtura hiqeshin prej mbrojtjes duke krijuar probleme shtesë.

“Vendimi fragmenton zonat e mbrojtura duke lënë hapësirat urbane dhe bujqësore tërësisht jashtë kontrollit të Zonave të Mbrojtura dhe keto të fundit në mëshirë të veprimtarive të ardhshme që mund të shkelin funksionin e vetë zonave të mbrojtura”, tha  Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Bino shtoi se ky ishte sulmi më i rëndë ndaj integritetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.

Profesor Aleko Miho tha se zonimin ishte jashtë çdo lloj kërkese ekologjike. “Një mënyrë e tillë arbitrare, e shpejtuar dhe aspak profesionale, legjitimon shumë ndërhyrje abuzive të bëra në gjithë këta vite tranzicioni brenda ZM-ve, dhe lë shteg edhe për ndërhyrje të tjera në të ardhmen”, shkroi Miho në një qëndrim drejtuar kryeministrit, qeverisë dhe pushtetit vendorë për të ndaluar avancimin e projektit.

Duke iu referuar situatës së pandemisë Miho tha se ishte e rëndësishme që të ndërgjegjësoheshim se me humbjen e zonave të mbrojtura nuk rrezikohet vetëm flora dhe fauna e tyre por edhe shëndeti i njerëzve. Ai tha se pandemia ishte një shenjë se ishte e nevojshme një qasje tjetër ndaj mjedisit. “Asnjëherë nuk është vonë të bëhemi më të përgjegjeshëm për këtë!”, tha Miho.

Drejtori i EcoAlbania, Olsi Nika, tha se procesi kishte qenë jotransparent dhe ishte i pabazuar në parimet e mbrojtjes së natyrës. Ai paralajmëroi se miratimi i këtij projekti me “shumë gjasa do t’i paraprijë dëmtimit të pjesës më të vlefshme të Rrjetit të Zonave të Mbrojtura”.  Nika tha se ata kërkonin anullimin e projektit.

Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë përbën rreth 17% të territorit të Republikës –me rezervate natyrore të trashëguara nga regjimi komunist si dhe parqe e monumente natyrore, të cilat e fituan statusin e tyre të mbrojtjes pas viteve ’90.

 

Etiketa: AeroportAKZMAleko MihoAMPAOSBehgjet PacolliBIRNbregdetEcoAlbaniaEDENEuroFierFour PawsKKTKoncesionikonfliktkonflikt interesiMihallaq QirjoMjedisiMjedisitOlsi NikapandemiaParaPPNEApresidentQendra Burimore e MjedisitQeveriaregjimi komunistrishikimSHShoshshqipShqipërishqiptareTaulant BinoTiranëVelipojëVendimiWWFWWF AdriaZona e mbrojturZonat e Mbrojtura
Tjetri
Seanca në KPA, relatorja Natasha Mulaj përplaset me gjyqtaren Kosova

KPA thotë se gjyqtari Dritan Seci fshehu pasuritë duke manipuluar të vërtetën

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.