Blog29 Jun 2016

Nëse nuk e zgjidhim pabarazinë, 69 milionë fëmijë do të vdesin deri në vitin 2030

Nëse bota nuk bën më shumë për t’i dhënë fund pabarazisë, 69 milionë fëmijë do të vdesin kryesisht prej shkaqeve të parandalueshme deri në vitin 2030, 167 milionë do të jetojnë në varfëri dhe 759 milionë martesa fëmijësh do të mbahen, paralajmëron raporti më i fundit i UNICEF.

Autor: Rosamond Hutt WeForum.org
Printo

Familjet e evakuuara në palestrën e shkollës Misto Mame në Tiranë pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga lumi i Tiranës më 8 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Viti 2030 është data e përcaktuar për Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB – një grup prej 17 synimesh të miratuar vitin e shkuar për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë dhe për të mbrojtur planetin.

Por Gjendja e Fëmijëve në Botë, raporti i përvitshëm i UNICEF paraqet një tablo të zymtë për atë që kërcënon fëmijët më të varfër të botës deri në atë vit, nëse qeveritë, donatorët, bizneset dhe organizatat ndërkombëtare nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur pabarazinë dhe varfërinë.

Fëmijët më në disavantazh kanë dyfish gjasa të vdesin krahasuar me fëmijët më të pasur përpara ditëlindjes së tyre të pestë dhe të kequshqehen vazhdimisht.

Në Azinë Jugore dhe në Afrikën Nën-Sahariane, fëmijët e lindur nga nënat e paarsimuara kanë trefish më tepër gjasa të vdesin përpara se të mbushin pesë vjeç sesa ata që janë lindur nga nënat me arsim 9-vjeçar.

Ndërkohë, martesat e fëmijëve nuk kanë rënë në dekada – vajzat nga familjet më të varfra janë dy ose tre herë më të ekspozuara të bëhen nuse në fëmijëri sesa ata që kanë prejardhje më të afër.

Ndërsa ka pasur progres substancial në disa zona – për përgjysmimin e normave të vdekshmërisë globale për fëmijët nën moshën 5-vjeçare, duke e përgjysmuar numrin e fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme që nga viti 1990 dhe duke arritur barazi gjinore në arsimin fillor në 129 vende – raporti thekson se zhvillimet nuk kanë qenë as të barabarta dhe as të drejta.

Gjendja për fëmijët është veçanërisht e zymtë për fëmijët në Afrikën Nën-Sahariane, ku të paktën 247 milionë fëmijë –ose dy në tre fëmijë – deprimohen nga mjetet e nevojshme për të mbijetuar apo për t’u zhvilluar dhe rreth 60 për qind e 20-24 vjeçarëve nga popullata e pestë më e varfër në botë arsimohen katër vite ose më pak.

Raporti parashikon me trendet aktuale se deri në vitin 2030 në Afrikën Nën-Sahariane:

  • Rreth gjysma e 69 milionë fëmijëve do të vdesin përpara ditëlindjes së pestë kryesisht prej shkaqeve të parandalueshme.
  • Më shumë se gjysma e 60 milionë fëmijëve në moshë të shkollës fillore nuk do të jenë në shkollë.
  • 9 në 10 fëmijë do të jetojnë në varfëri ekstreme.

Nivelimi i kushteve

Arsimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në pakësimin e pabarazisë, që nuk është “as i paevitueshëm dhe as i pakapërcyeshëm”, argumenton raporti. Mesatarisht çdo vit shtesë në arsimin e një fëmije rrit fitimet e tyre në moshë të madhe me 10 për qind.

Dhe për çdo vit shtesë në shkollim nga të rinjtë, norma e varfërisë së një vendi bie mesatarisht me 9 për qind.

Megjithatë, rreth 124 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë fillore ose 9-vjeçare, një numër që është rritur me rreth 2 milionë që nga viti 2011, thotë raporti. Rreth dy në pesë fëmijë që mbarojnë shkollën fillore nuk kanë mësuar të lexojnë, të shkruajnë apo të bëjnë mbledhjet e thjeshta matematikore.

Raporti argumenton se investimi te fëmijët më të prekur mund të sjellë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata. Transferimi i parave, për shembull, ka treguar se ndihmon që fëmijët të qëndrojnë në shkollë më gjatë dhe të përparojnë në nivele më të larta të arsimit.

Duhen të dhëna më të mira për shumicën e fëmijëve vulnerabil, zgjidhje të integruara për sfidat me të cilat fëmijët përballen, mënyra inovative për të zgjidhur problemet e vjetra, investim më të barabartë dhe shtim të përfshirjes së komuniteteve.

“Duke i mohuar qindra miliona fëmijëvve një shans të drejtë në jetë kjo jo vetëm që kërcënon të ardhmen e tyre – duke nxitur cikle disavantazhi te brezat, por rrezikon edhe të ardhmen e shoqërive të tyre,” tha drejtori i përgjithshëm i UNICEF, Anthony Lake.

“Ne kemi një zgjidhje: të investojmë te këta fëmijë tani ose ta lejojmë botën tonë të bëhet më e pabarabartë dhe më e përçarë”.