AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Neutraliteti i internetit dhe tentativat për censurë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Zela, Vangjush Dako, Endri Fuga, Safet Gjici, Erion Veliaj, duke hyre nje mbledhje e Asamblese Kombetare te PS, më 6 janar 2018.
Foto: LSA / MALTON DIBRA

Neutraliteti i rrjetit ka rëndësi. Ka aq shumë rëndësi sa përbën qëllimin e ligjit “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”. Megjithatë, ky neutralitet është kërcënuar të shkelet, një kërcënim që përbën gjithashtu shkelje të një të drejte kushtetuese, asaj të ndalimit të censurës paraprake.

Funksionarët e Partisë Socialiste, Ilir Zela, Vangjush Dako, Endri Fuga, Safet Gjici, Erion Veliaj, duke hyre nje mbledhje e Asamblese Kombetare te PS, më 6 janar 2018. Ilir Zela është njëkohësisht edhe kryetar i AKEP, një insitution që ligjërisht duhet të jetë i pavarur nga politika. Foto: LSA / Malton Dibra

Vitin e kaluar, në qytetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pata fatin të dëgjoj një leksion mbi median, internetin dhe demokracinë nga Nicholas Johnson. Profesor i ligjit, aktivist dhe ish-anëtar i Komisionit Federal të Telekomunikimit në SHBA, (Ekuivalenti i AKEP), Johnson na foli për temën e ditës në SHBA, të quajtur “neutraliteti i rrjetit” si dhe për kontekstin historik të telekomunikimit. Na shpjegoi se pse vendet duhet të kenë autoritetet mbikëqyrëse të pavarura dhe të paanshme dhe se pse kjo ka një rëndësi vendimtare për demokracinë dhe jo vetëm. [Blogjet e Profesor Johnson mund të lexohen këtu].

Leksioni i tij më vuri gjithashtu në pah dallimin, jo në teknologji, por në mendësi dhe në të kuptuarit të lirisë mes ne në Shqipëri dhe amerikanëve.

Sipas Johnson, kompania e parë e madhe e botës për telefoni, ATT, i kishte të gjitha mundësitë që të diskriminonte amerikanët duke favorizuar njërin me një linjë telefoni dhe duke ia mohuar tjetrit. ATT, shpjegoi Johnson, nuk e bëri këtë diskriminim jo se nuk kishte interes biznesi për ta bërë, apo se i mungonin mundësitë, për shkak se kultura amerikane e ndaloi dhe imponoi neutralitetin e saj në treg. Pasja e një telefoni përgjatë të gjithë shekullit të 20 ishte për familjet dhe bizneset një avantazh i madh, si për të komunikuar për arsye personale, ashtu edhe për të komunikuar ide, për të komunikuar për biznes e për të fituar para. Imagjinoni p.sh., që dy biznese picash konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe njërit i jepet një linjë telefoni për të pranuar pica me porosi ndërsa tjetrit i mohohet e drejta për të pasur telefon.

Natyrisht që dikush mund ta përdorte telefonin për të urdhëruar vendosjen e një bombe, të një vrasjeje apo të gjithë gjërave të tjera të pakëndshme. Por rreziku që disa individë të keqpërdorin telefonin, nuk mjafton që në SHBA të pengoheshin të tjerët me supozimin se mos ndoshta ata abuzonin, ose kishin prirjen për të abuzuar, ose kishin të shkuar abuzive.

Morali i fabulës është që ofruesi i shërbimit të telefonisë, nuk duhet të mbahet përgjegjës dhe as nuk duhet të përdoret si hallkë kontrolli për pasjen apo mospasjen e një linje telefoni. Kjo do të thotë se censura paraprake e komunikimit është e ndaluar. Ne shqiptarët e mësuam këtë në vitin 1998, kur në Kushtetutën e Republikës, në nenin 22 shkruam: “Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet”.

Neutraliteti i rrjetit ishte një debat që mbërtheu Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë të mirë të vendeve të zhvilluara përgjatë të gjithë vitit 2017. Shqetësimi doli pasi disa kompani amerikane kërkuan që të paguanin më shtrenjtë në kompanitë e shpërndarjes së internetit në mënyrë që materialet e tyre të kishin prioritet, d.m.th., të shpërndaheshin më shpejt se sa materialet e atyre që nuk paguanin. Profesori Johnson dhe shumë e shumë amerikanë të tjerë protestonin kundër kësaj ideje, duke argumentuar se neutraliteti i infrastrukturës së informacionit në raport me llojin e informacionit ka rëndësi vendimtare për demokracinë. Ata shihnin një rrezik sado të largët që një ditë, një informacion praktikisht të censurohej nga fuqia ekonomike e korporatave apo e politikës që ishin të gatshme të paguanin shpërndarje më efikase të informacioneve të tyre.

Dhe këtu vijmë në Shqipëri dhe te fakti se sa larg jemi në të kuptuarit të rëndësisë së pasjes një AKEP të paanshëm që imponon rregulla të paanshme dhe neutrale ndaj përmbajtjes për infrastrukturën e shpërndarjes së informacionit, përmes telefonisë apo internetit, (si dhe ekuivalenti i AKEP për televizionet, AMA).

Dy ditë më parë, AKEP zbuloi veten si një institucion i njëanshëm politikisht duke publikuar një listë me faqe interneti, të cilat, ajo në mënyrë të paqartë ligjore i klasifikoi si “portale”. Ajo kërcënoi mbylljen e faqeve të internetit në rast se ato nuk plotësonin një kriter, regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Deklarata e AKEP e publikuar në faqen e saj të internetit shkeli njëkohësisht neutralitetin e AKEP dhe kërcënoi me shkelje të neutralitetit të rrjetit. Zyrtarët e AKEP, të cilët kontrollojnë regjistrin e adresave të internetit me prapashtesë .al, i dhanë të drejtë vetes të përcaktojnë se çfarë nga informacioni i internetit duhet të licencohet paraprakisht dhe çfarë nuk duhet. Ato i dhanë të drejtë vetes ta trajtojnë adresarin .al si një pronë private dhe jo si një pronë publike të përdorshme nga të gjithë.

Për ata që nuk janë shumë të informuar se si funksionon interneti, një organizatë me bazë në SHBA e quajtur ICANN menaxhon sistemin e adresave. Kjo organizatë ka përcaktuar për çdo vend sovran një simbol dallues, p.sh., .al për Shqipërinë apo .fr për Francën. Çdo vend sovran ka të drejtë të menaxhojë kodin e daljes së vet në internet sipas rregullave të veta. Disa vende (SHBA në krye), kanë zgjedhur që t’i japin një adresë interneti çdokujt që është i interesuar. Disa vende të tjera kanë vendosur kritere, të tilla si shtetësia, apo identifikimi paraprak i pronarit të adresës. Në Shqipëri, një adresë mund të blihet me një kartë identiteti. Si një pronë virtuale, detaje të tilla si forma e regjistrimit, person fizik, juridik apo individ, apo organizatë, nuk ka kurrfarë rëndësie. Adresat mund të  blihen e shiten, nga një individ te një kompani dhe anasjelltas dhe nuk ka kurrfarë peshe për AKEP që të dijë paraprakisht se kush është kush në botën e adresave të internetit. AKEP-it i intereson vetëm një gjë: që mbajtësit e adresave të paguajnë një tarifë vjetore për mirëmbajtjen e serverit të regjistrit. Puna e AKEP është që të sigurohet se adresari funksionon në rregull, që serveri ka furnizim të vazhdueshëm me energji, që temperatura e serverit është konstante, etj.etj. D.M.Th, puna e AKEP është teknike, as politike, as fiskale, as policore. Duke kërcënuar me mbylljen e adresave që sipas AKEP, nuk plotësojnë kushtet e vëna prej saj në regjistrim në QKB, ky institucion ka prekur ekzaktësisht asnjanësinë e regjistrit të adresave.

Kur Shqipëria miratoi një ligj për komunikimet elektronike e postare, “asnjanësisë teknologjike” ishte objekti i ligjit.

Shkruhet në ligj: “Qëllimi i këtij ligji është që nëpërmjet parimit të asnjanësisë teknologjike të promovojë konkurrencën dhe infrastrukturë efikase në komunikimet elektronike dhe të garantojë shërbimet e duhura dhe të përshtatshme në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

AKEP nuk është një institucion përgjegjës për mbledhjen e taksave dhe as një institucion përgjegjës për luftën kundër terrorizmit. Ai është një institucion që ekziston për të siguruar “Asnjanësinë teknologjike” në komunikimet elektronike. Çdokush ka të drejtë të ketë një adresë interneti dhe të komunikojë përmes saj çfarë të dojë pa iu nënshtruar censurës paraprake dhe pa u detyruar të regjistrohet në QKB. AKEP nuk ka të drejtë të refuzojë dhënien e një adrese interneti .al dhe as nuk ka të drejtë të fshijë një adresë të tillë. AKEP nuk mundet të urdhërojë kompanitë e internetit të bllokojnë aksesin në një faqe pa një urdhër gjykate, i dhënë për arsye konkrete. Nuk mundet që AKEP të paragjykojë faqet e internetit si evazorë fiskalë. Kjo prek njëkohësisht si neutralitetin e AKEP ashtu edhe përbën ndërhyrje në punët e një institucioni tjetër që quhet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Tatimet, nëse vërejnë se ka një faqe interneti që shet reklama pa faturë fiskale, kanë të drejtë që ta ndjekin këtë faqe interneti, si dhe të marrin masa në përputhje me legjislacionin fiskal. Tatimet nuk kanë të drejtë të shënjestrojnë një subjekt tregtar evazor vetëm se është media. Ajo duhet ta ndjekë vetëm se është biznes. Edhe nëse një faqe interneti bën evazion fiskal, kurrkund në legjislacionin fiskal nuk parashikohet mbyllja e aksesit në rrjet si masë ndëshkuese.

Mundet, siç thonë disa, se krerët aspak të pavarur të AKEP nuk e kanë seriozisht dhe se kërcënimi për mbyllje ishte vetëm një shashkë. Megjithatë, fakti është që AKEP ka kërcënuar se do të shkelë parimin kushtetues të ndalimit të censurës paraprake, ka shkelur parimin e neutralitetit të rrjetit të komunikimit dhe ka shkelur pavarësinë e vet institucionale. Këto të treja janë sakaq shumë shkelje të rënda për t’u kaluar si një shashkë e parëndësishme politike.

Nëse kërcënimi bëhet realitet, AKEP do t’i japë vetes të drejtë të mbyllë disa faqe interneti pa asnjë procedurë konkrete thjeshtë me paragjykimin se këto faqe interneti kanë potencialin të bëjnë evazion fiskal. Kërkesa e AKEP që faqet e internetit të kenë NIPT është absurde. NIPT është një numër identifikimi kur ke aktivitet ekonomik. NIPT është një numër që lëshohet nga tatimet dhe aktiviteti ekonomik taksohet nga tatimet. AKEP nuk ka kurrfarë lidhjeje me taksat. Ajo nuk duhet të merret me taksat.

Demokracia zakonisht gërryhet hap pas hapi. Shkelja e neutralitetit të rrjetit dhe neutralitetit të AKEP është një hap i madh pas në demokracinë shqiptare.

Etiketa: AKEPaktivistAMACensuraCensureDakodemokraciaDibradiskriminimDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEndri FugaErion VeliajKEKontrollikryetarKulturakushtetueseLigjMASMasaMbledhjeMediaNeutraliteti i internetitParaPSPunëraportreklamarrezikSafet GjiciSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTaksatteknologjiTelevizionetTregVangjush Dako
Tjetri
Amerika shpreh zhgënjim ndaj opozitës maqedonase

Amerika shpreh zhgënjim ndaj opozitës maqedonase

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.