Blog28 Sep 2021

Pandemia e COVID-19 ka ulur jetëgjatësinë

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, sipas një studimi të publikuar të hënën nga Universiteti i Oksfordit, duke bërë që jetëgjatësia e meshkujve të ulej me më shumë se dy vjet.

Autor: Weforum Weforum.org
Printo

Foto ilustruese: Foto: Xhemali Moku/Reporter.al

Jetëgjatësia ra me më shumë se gjashtë muaj në krahasim me vitin 2019 në 22 nga 29 vendet e analizuara në studim, i cili përfshinte Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Kilin. Pati një ulje të jetëgjatësisë në 27 nga 29 vendet në total.

Universiteti tha se shumica e uljeve të jetëgjatësisë në vende të ndryshme mund të lidhen me vdekjet zyrtare të COVID-19. Deri më tani, janë regjistruar gati 5 milionë vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, tregon një raport i Reuters.

“Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt COVID-19 tregon se sa tronditës dhe shkatërrues kanë qenë efektet e kësaj pandemia për shumë vende”, tha Dr Ridhi Kashyap, bashkëautore e studimit të publikuar në International Journal of Epidemiology.

Në shumicën e vendeve pati një rënie më të madhe të jetëgjatësisë për burrat sesa për gratë, me rënien më të madhe te burrat amerikanë, të cilët panë që jetëgjatësia të binte me dy vjet e dy muaj në krahasim me vitin 2019.

Në përgjithësi, jetëgjatësia te burrat ra me një vit në 15 vende, krahasuar uljen e jetëgjatësisë për gratë që ra në 11 vende.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja e vdekshmërisë ishte kryesisht midis atyre në moshë pune dhe atyre nën 60 vjeç, ndërsa në Evropë, vdekjet në mesin e personave mbi 60 vjeç ishin ato që kontribuuan në mënyrë më të konsiderueshme në rritjen e vdekshmërisë.

Kashyap u bëri thirrje më shumë vendeve, përfshirë atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që të vënë në dispozicion të dhënat mbi vdekshmërinë për studime të mëtejshme.

“Bëjmë urgjentisht thirrje për për publikimin dhe disponueshmërinë e të dhënave më të ndara për të kuptuar më mirë ndikimet e pandemisë në nivel global”, tha ajo.