AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Socialistët kthejnë në ligj të shtetit platformën e vet elektorale

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folu ne nje konference shtypi me Ministrin e Jashtem Grek, Nikos Dendias, ku folen mbi ceshtjen e kufirit detar. /r/n/r/nPM Edi Rama speaks at a press conference with Greek Foreign Minister Nikos Dendias, to discuss the maritime border issue.

Partia Socialiste duket se do të hedhë një hap të ri drejt partitizimit të shtetit, pasi të miratojë në parlament transformimin e platformës së tyre elektorale shqiperiaqëduam.al në një strukturë shtetërore, nën varësinë e kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët | Foto :LSA

Një foto nga një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste mbulon faqen e parë të portalit shqiperiaqeduam.al, një portal i krijuar vite më parë dhe që është kritikuar si një instrument që zhduku dalimin mes institucioneve shtetërore dhe Partisë Socialiste gjatë katër viteve të fundit. Por një projektligj i propozuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në parlament synon që këtë portal ka kthejë si pjesë e strukturës qeverisëse të vendit, duke krijuar në këtë mënyrë një strukturë paralele me institucionet e zakonshme. Struktura duket se i fton qytetarët që ankesat e tyre për institucione të ndryshme të mos i drejtojnë në institucionet përkatëse shtetërore, si fjala vjen, polici apo prokurori, por t’ia drejtojnë portalit të Partisë Socialiste.

Projektligji “Për Bashkëqeverisjen” është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë [Link] dhe ai kërkon të ngrejë një strukturë piramidale nën varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit dhe me zyrtarë të infiltruar në të gjitha strukturat shtetërore, përfshirë ministritë, kadastrat, e të tjera.

Sipas projektligjit të qeverisë, drejtuesi i agjencisë dhe “koordinatorët” që ky drejtues do të përcaktojë në institucionet shtetërore, do të kenë për detyrë, mes të tjerave, të nisin procedurë disiplinore apo hetim administrativ ndërsa të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore do të kenë për detyrë të “bashkëpunojnë” me këtë agjenci, nën kërcënimin e penaliteteve që përcaktohen nga drejtuesi i agjencisë. Koordinatorët do të kenë për detyrë të bëjnë “inspektime” dhe të “konstatojnë shkelje” si dhe t’i rekomandojnë institucionit punëdhënës të punonjësit shtetëror largimin e tij nga detyra.

Sipas praktikës së zakonshme të socialistëve deri më sot, edhe kjo agjenci nuk do të ketë asnjë funksionar me statusin e nëpunësit civil, gjë që i jep mundësinë kryeministrit të emërojë persona politikë në të. Projektligji thotë gjithashtu se drejtori i përgjithshëm emërohet nga  kryeministri por nuk përcakton asnjë kriter për cilësitë që duhet të përmbushë kandidati për drejtor. Projektligji nuk përcakton gjithashtu asnjë procedurë punësimi, fjala vjen, konkurs. Ndonëse logjika ta do që shteti duhet të nxisë qytetarët të denoncojnë korrupsionin në strukturat përkatëse si SPAK, projektligji sanksionon që platforma do t’i nxisë qytetarët ta denoncojnë korrupsionin në këtë strukturë. Projektligji sugjeron gjithashtu që këta persona, koordinatorët e agjencisë, do të kenë mundësinë që të “verifikojnë indiciet” për ngjarjen korruptive dhe, nëse e shohin të arsyeshme, të kryejnë referimin e veprës penale në “prokurorinë kompetente”.

Portali shqiperiaqeduam.al u shfaq katër vjet më parë. Megjithëse dukshëm ishte një platformë elektorale e Partisë Socialiste, e mbushur me simbolika të kësaj partie, banerat e saj pushtuan faqet e internetit të të gjitha institucioneve kryesore duke i ftuar vizitorët që të regjistrojnë të dhënat e tyre personale në këtë faqe.

Kryeministri Edi Rama foli për këtë projektligj gjërë e gjatë në fjalën e tij të parë si kryeministër i mandatit të tretë. Ai e bëri të qartë në fjalën e tij se platforma do të trajtojë ato tema të nxehta të njohura për shqiptarët: Hipotekat, lejet e legalizimit, licencat, me pak fjalë, ato funksione të shtetit për të cilat, qytetarët kanë të drejta ligjore, por që socialistët janë kapur shpesh duke i përdorur si mjet pagese për vota.

“Do t’ju lutesha ta lexoni vetë deri në fund, gërmë për gërmë ligjin e ri të bashkëqeverisjes, ta konsideroni biblën dhe kuranin e shërbimeve ndaj publikut,” deklaroi Rama në fjalën e tij.

“…mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë minjtë e hipotekave, të legalizimeve, të lejeve, të licencave të autorizimeve,” shtoi ai. [Link]

Etiketa: Edi RamagazetarHetimKryeministri Edi Ramalejet e legalizimitLigjparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialistepoliciProjektligjProjektligjiProkuroriPunëPunësimiQeveriaRamaSHshqipSPAKtë drejtaVota
Tjetri
Vritet në detyrë oficeri i policisë së Lezhës, autori i dyshuar tenton vetëvrasjen

Vritet në detyrë oficeri i policisë së Lezhës, autori i dyshuar tenton vetëvrasjen

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.