AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pandemia ndryshon traditat e lashta të funeraleve në Ballkan

Milica StojanovicMarcel Gascón BarberáSvetoslav TodorovngaMilica Stojanovic,Marcel Gascón Barberádhe6 të tjerë
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Automjet funeral duke transportuar për në banesën e fundit një shtetas shqiptar të mbërritur në Portin e Durrësit | Foto : Geri Emiri

Pandemia e koronavirusit po ndryshon traditat zakonore të funeraleve në Ballkan, duke detyruar të afërmit dhe të dashurit e të ndjerëve të heqin dorë nga shumë ceremoni ngushëllimi dhe tradita që lidhen me varrosjen.

Automjet funeral duke transportuar për në banesën e fundit një shtetas shqiptar të mbërritur në Portin e Durrësit | Foto : Geri Emiri

Masat kundër përhapjes së koronavirusit, të imponuara në të gjithë rajonin e Ballkanit, tashmë kanë pasur një ndikim të madh në traditat e funeraleve, të cilat u desh të ndryshonin në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të rajonit.

Dukur mbaheshin funerale të mëdha. Tani këto të fundit ndiqen kryesisht vetëm nga një rreth i vogël i anëtarësh dhe miqsh të ngushtë të familjes, të cilët duhet të respektojnë masat e distancimit social.

Funeralet tani organizohen për një kohë shumë të shkurtër dhe në disa vende, policia i monitoron ato për t’u siguruar që të gjithë i binden rregullave.

Pandemia ka ndryshuar edhe procedurat e varrimit. Në disa vende, njerëzit e infektuar tani varrosen me arkivole metalikë të vulosur, ndryshe nga arkivolet prej druri të stilit të vjetër.

Në Rumani, në një ceremoni varrimi mund të marrin pjesë maksimumi tetë persona dhe ritualet tradicionale përpara se varrosjes nuk lejohen.. Për shembull, mesha për shpirtin e të ndjerit duhet të mbahet afër vendit të varrosjes, jo në një kishë.

“Gjërat kanë ndryshuar dhe ne nuk e marrim më në shtëpi trupin e të ndjerit”, tha Ovidiu Bejenariu, pronar i një kompanie shërbimesh funerale nga Suceava, në Rumaninë verilindore.

“Shkojmë direkt nga spitali në varreza. Shumicën e kohës, vjen edhe policia për të vëzhguar varrosjet, për t’u siguruar që numri i pjesëmarrësve të mos tejkalojë atë të lejuar”, tha ai për BIRN

Lejohet të marrin pjesë vetëm të afërmit e afërt

Varrezë në Podgoricë, Mal i Zi. Foto: BIRN.

Në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgari, Moldavi, Serbi dhe Kroaci, numri i njerëzve që lejohen të marrin pjesë në funerale gjithashtu është zvogëluar në minimum.

Në shumicën e vendeve, funeralet janë shkurtuar dhe pas çdo të tilli, ambientet duhet të dezinfektohen. Në Kroaci, nekrologjitë nuk duhet të përmbajnë asnjë informacion për vendin dhe kohën e mbajtjes së funeralit.

Shteti kroat gjithashtu rekomandon që “asnjë nga pjesëmarrësit nuk duhet të ketë ethe ose simptoma të infeksionit akut të frymëmarrjes”. Në shumicën e vendeve të rajonit, vetëm një prift mund të marrë pjesë në një funeral, ndërsa ata që marrin pjesë duhet të respektojnë rregullat e distancimit sociale. Megjithatë, në Kroaci nuk është i përshkruar numri i saktë i personave të lejuar në funeral, ndërsa në Serbi maksimumi për këtë është 10 persona.

Ndërmarrja e shërbimeve publike “Funeral Services” tha se tani ngushëllimet jepen pa asnjë person që hyn në kishë dhe pa pasur asnjë kontakt të ngushtë fizik. Nderimet bëhen para kishës, që është edhe vendi ku mund të ndizet një qiri, pas së cilës stafi i “Funeral Services” e transporton të ndjerin në varr, me rekomandimin e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale. “Funeral Services” rekomandon mbajtjen e një distancë gjatë varrimit, pa u endur më gjatë nëpër varreza pas përfundimit të funeralit.

“Në funerale ka vetëm të afërm. Ne i kemi bërë thirrje njerëzve të mos organizojnë një funeral të madh, qoftë në kish apo edhe në shtëpi”, tha për BIRN Zef Dushaj, peshkopi katolik i Tuzi në Mal të Zi.

Funeralet që shihen si pika për përhapjen e koronavirusit

Mesha e së Premtes së Mirë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/ LSA

Në Rumani, Mal të Zi dhe Shqipëri, pati raportime që koronavirusi u përhap me shpejtësi pas tubimeve nëpër varrime. Pati të paktën një rast, në qytetin e Hasit në veri të Shqipërisë, ku një shërbim funeral me pjesëmarrje masive solli përhapjen e koronavirusit. Mediat njoftuan se vetëm në këtë funeral ishin infektuar 13 persona.

Në Rumani, një mjek lokal tha për mediat se një nga faktorët që përshpejtuan infeksionet në qytetin Tandarei në Rumaninë juglindore ishte një tubim njerëzish – ku mendohet se kanë marrë pjesë njerëz që e kishin marrë virusin jashtë vendit – në një varrim të mbajtur në mars, pavarësisht se ishin vendosur kufizimet që imponojnë distancimin social.

Në Mal të Zi, më 3 prill, kreu i Institutit të Shëndeti Publik, Boban Mugosa, tha se një funeral i mbajtur në qytetin bregdetar të Ulqinit kishte sjellë infektimin e rreth 40 personave. Mediat malazeze raportuan se pas funeralit, 15 prej të infektuarve ishin në Tuz, kështu që komuna u fut në karantinë.

“Ishim në një funeral në Ulqin, para se tubime të tilla të ndaloheshin. Që atëherë, na filluan simptomat e para të COVID19 dhe të gjithë anëtarët e familjes tonë janë infektuar”, tha Daci Camaj për mediat malazeze.

Viktimat e koronavirusit u varrosën në arkivole metalike të vulosur

Të gjitha vendet e rajonit kanë vënë në zbatim rregulla më të rrepta për funeralet e viktimave me COVID-19. Për shembull, të një të afërmi që ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit duhet t’i identifikojnë ata duke mbajtur veshje mbrojtëse.

Transporti i kufomave gjithashtu duhet të bëhet nën masa të rrepta. Punonjësit e ndërmarrjeve të varrimit duhet të veshin kostume speciale dhe të dezinfektojnë vendin prej nga trupit çohet për t’u varrosur. Në Maqedoninë e Veriut, nëse dikush ka ndërruar jetë nga COVID-19, në varrim mund të marrin pjesë vetëm të afërmit më të afërt.

Pjesëmarrësit në funerale të tilla gjithashtu duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit të detyruar 14-ditor. Në të dy pjesët e Bosnjës dhe Hercegovinës, ata që ndërrojnë jetë nga koronavirusi dezinfektohen dhe futen në një arkivol metalik.

“Arkivolet çohen direkt në vendin e varrimit, jo në ndonjë kishë apo vend tjetër ku mbahen shërbime funerale, dhe pas varrimit nuk ka më mbledhje zakonore të familjarëve apo miqve”, tha për BIRN pronari i shoqërisë funerale “Suza” nga Banja Luka, Aleksandar Hoptijan.

Shqiptarët që ndërrojnë jetë jashtë vendit duhet të transportohen në shtëpi për t’u varrosur nëpërmjet portit të Durrësit sepse transporti ajror është ndalur. Rreth gjysma e të gjithë të vdekurve që vijnë nëpërmjet portit të Durrësit janë viktima të COVID-19, kryesisht të ardhur nga Italia e veriut.

Edhe ata varrosen me arkivole speciale pasi janë pastruar nga shërbimet e morgut në Itali. Familjet që marrin trupat e të dashurve në Shqipëri, gjithashtu, tani janë të detyruar t’i varrosin pa e hapur arkivolin, që është një largim i madh nga tradita.

Në Moldavi, ata që vdesin nga COVID19 duhet të varrosen në vetmi, pa vaktin tradicional pas varrosjes, në të cilin, sipas traditës, zakonisht marrin pjesë shumë njerëz.

Etiketa: BallkanBIRNBullgariCOVIDCOVID-19DushajGeri EmiriItaliItaliaKishëKroaciMal i ZiMal të ZiMasaMbledhjeMjekMoldavindikimpaktpandemiaParaPeshkopiPoliciaRumaniSerbiSHshqipShqipëritubimeTuzUlqinvarrviktima
Tjetri
Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk sjell rritje të interesave të borxhit publik

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk sjell rritje të interesave të borxhit publik

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.