Edhe pse në Shqipëri kuadri ligjor dhe kushtetuta ndalojnë diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar, ato vazhdojnë të përballen me vështirësi për të pasur akses në arsim dhe punësim.
Nëpërmjet këtij video dokumentari BIRN sjell 5 histori njerzore të individëve me aftësi ndryshe, të cilët me anë të kurajos dhe këmbënguljes kanë sfiduar stigmat dhe paragjykimin për t’u bërë pjesë produktive e shoqërisë.