AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gruevski dështon të sigurojë partnerët për qeverinë e re

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Gruevski. Foto: MIA

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE Nikola Gruevski e kaloi afatin për të formuar një qeveri të re pasi dështoi në sigurimin e mbështetjes nga ish-partneri i tij, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nikola Gruevski. Foto: MIA
Nikola Gruevski. Foto: MIA

Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, që ishte partneri në koalicionin qeverisës së VMRO DPMNE në qeverinë e mëparshme, tha të dielën në mesnatë se nuk kishte marrë ende një vendim nëse do t’i bashkohej një administrate të re të kryesuar nga Gruevski.

Kjo do të thotë se Gruevski e kaloi afatin për të siguruar një shumicë me të paktën 61 deputetë në parlamentin me 120 vende dhe duhet ta rikthejë mandatin e tij te presidenti Gjorge Ivanov të hënën.

“BDI nuk mori një vendim sot për asnjë nga pesë opsionet që po konsiderojmë… sepse nuk kishte mjaftueshëm argumente për të zgjedhur secilin prej tyre”, tha zëdhënësi i BDI, Bujar Osmani për gazetarët në mesnatë, duke shkatërruar shpresat e VMRO DPMNE për një përgjigje pozitive.

Megjithatë pas marrjes së përgjigjes nga BDI,  VMRO DPMNE tha në një deklaratë se zgjedhjet e reja ishin zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund ngërçit politik.

BDI më parë tha se kryesia po merrte në konsideratë pesë opsione – hyrjen në koalicion me VMRO DPMNE, koalicion me social demokratët e opozitës, formimi i një aleance të gjerë qeveritare, qëndrimin në opozitë ose zgjedhjet e reja.

Kryesia e partisë ka pasur këto opsione në mendje gjatë takimeve intensive që nga e premtja dhe sipas Osmanit, do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë në ditët e ardhshme.

Sipas kushtetutës, Gruevski tani duhet të kthejë mandatin e tij, ndërsa presidenti Ivanov ka dhjetë ditë kohë për t’ia dhënë atë në një tjetër konkurrenti që do të përpiqet të sigurojë shumicën.

Për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave kushtetuese, vëzhguesit nuk janë plotësisht të sigurt nëse Ivanov duhet t’ia japë mandatin rivalit të Gruevskit, liderit të Social Demokratëve të opozitës, Zoran Zaev, partia e të cilit doli e dyta, duke fituar 49 deputetë në zgjedhjet më 11 dhjetor.

Një tjetër mundësi mund të jetë zgjedhja e një tjetër personi nga partia e Gruevskit – një lëvizje që do të zemëronte opozitën.

Kujtdo që do t’i jepet mandati, do të ketë në dispozicion 20 ditë për t’u përpjekur për krijimin e një qeverie, ku duket se BDI me 10 deputetët e vet do të luajë një rol.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit erdhën pas një krize politike të stërzgjatur që rrotullohet rreth pretendimeve të opozitës se ish-kryeministri Gruevski ka përgjuar 20 mijë persona. Gruevski i mohoi akuzat.

Kjo i bën zgjedhjet dhe bisedimet për formimin e një qeverie të re veçanërisht të rëndësishme dhe me pasoja të thella për aktorët kryesorë të politikës, si dhe për të ardhmen e vendit.

Etiketa: BDIdeputetgazetarGruevskikrizekushtetueseNikola GruevskipaktPartiapasojaVendimVëzhguesitVMRO DPMNEZgjedhjetZgjedhjet e rejaZoran Zaev
Tjetri
Shkeljet e gjyqtarëve, 2/3 e procedimeve ngecin në KLD

Edi Rama shkarkon ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.