AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Plani ekonomik i COVID-19 premton “garanci” dhe falje të padetajuara

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama shpalli planin ekonomik për krizën e shkaktuar nga COVID-19 pa dhënë detaje se si do të funksionojë, por premtoi 22.5 miliardë lekë borxhe dhe ndihma për popullsinë në nevojë dhe faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike që sipas tij, mbajnë vlerën 150 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama u shfaq i zymtë mbrëmjen e së Enjtes duke sharë kritikët dhe opozitën ndërsa ofroi 22.5 miliardë lekë “garanci” për kredi për biznesin dhe ndihma për shtresat në nevojë ndërsa premtoi anulimin e kamatëvonesave që shtresat e varfra kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që sipas Ramës, kanë vlerën 150 milionë euro.

Në fjalimin e tij, Rama u ankua se Shqipëria nuk është si Amerika apo Europa ndërsa fjalimi i tij ishte mbushur me shprehje frazeologjike të zymta, të tilla si “kohë e mallkuar që Zoti e di se sa do të zgjasë”.

“Nuk do të jetë një plan për t’i kënaqur të gjithë sot,” deklaroi Rama. “Nuk kemi askujt se kujt t’i shtrijmë dorën,” shtoi ai.

Duke iu referuar planeve në SHBA, Europë dhe vende të tjera për ndërhyrje masive në ekonomi, Rama tha se sipas opinionit të tij, “përrallat që tregohen nga Amerika nuk janë ashtu siç tregohen. I kanë ekonomitë me dhjamë.”

Shtatë pika

Rama e prezantoi planin e tij si një ide me shtatë pika, nga të cilat, 10 miliardë do të jepen për atë që ai e quajti “instrumenti garancie sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive në shlyerjen e pagave” por pa dhënë detaje se si do të funksionojë. Garancitë sovrane janë zakonisht tituj huamarrjeje që kompanitë duhet të marrin nga bankat për të përballuar krizën, por garancitë për shlyerjen e këtyre kredive jepen nga buxheti i shtetit.

Pika tjetër e madhe sipas Ramës është një fond me vlerë 6.5 miliardë lekë “për shtresat në nevojë për papunësinë apo biznesin e vogë”. Edhe për këtë pikë nuk u dhanë detaje se çfarë do të thotë.

Rama deklaroi se buxheti i shtetit do të alokojë 2.5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjet e materjaleve që mund t’i nevojiten gjatë “luftës” me koronavirusin ndërsa 1.5 miliardë lekë vendosi “t’i lërë rezervë” për Këshillin e Ministrave për t’i shpenzuar në varësi të situatës. Rama tha se do t’i jepte Ministrisë së Mbrojtjes 2 miliardë lekë për atë që ai e quajti “operacioni humanitar”.

Në fund, Rama deklaroi se kamatëvonesat që qytetarët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të fshihen. Sipas tij, këto kamatëvonesa kanë vlerën e 150 milionë eurove.

Etiketa: AmerikaBankatBorxhebuxhetiBuxheti i ShtetitCOVIDCOVID-19DibraEdi RamaekonomiEuroEuropakrediKryeministri Edi RamaKuvendoperacioniOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeRamaSHSHBAshqipShqipëria
Tjetri
Covid-19, punonjësit e një Call Center në karantinë, pas dyshimeve për një të prekur

Covid-19, punonjësit e një Call Center në karantinë, pas dyshimeve për një të prekur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.