AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Premtimet elektorale nuk ngjallin shpresë për ndryshim mes votuesve në qarkun e Elbasanit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
9 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Reportazhe, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra e qytetit të Elbasanit dukej e qetë të enjten 15 Qershor, edhe pse fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare po arrin kulmin | Foto nga : Besar Likmeta

Edhe pse partitë politike janë munduar ta zgjerojnë bazën e votuesve në një fushatë elektorale me tone të ulëta dhe pak angazhime konkrete, disa nga votuesit më vulnerabël të këtij qarku me probleme të mëdha sociale ndjehen të papërfaqësuar.

Qendra e qytetit të Elbasanit dukej e qetë të enjten 15 Qershor, edhe pse fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare po arrin kulmin | Foto nga : Besar Likmeta

Të enjten më 15 qershor zyra e vogël e Lëvizjes Rinore Rome dhe Egjiptiane, në katin e dytë të një pallati të ri, ku shumica e dyqaneve janë bosh në rrugën “Qemal Stafa” në Elbasan, ishte e tejmbushur me gra, burra dhe fëmijë – anëtarë të 32 familjeve të cilave i është mohuar bonusi i strehimit nga Ministria e Zhvillimit Urban me argumentin se nuk përmbushin kriteret financiare.

Edhe pse fushata për zgjedhjet parlamentare është në kulmin e saj në këtë qark, i cili shihet nga vëzhguesit si një nga fushëbetejat kryesore për përcaktimin e mazhorancës së ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ky nuk është një takim elektoral dhe pjesëmarrësit nuk presin zgjidhje nga politikanët.

“Pasi aplikuan 42 familje për bonus strehimi pranë bashkisë Elbasan… Ministria e Zhvillimit Urban miratoi vetëm 10, ndërkohë që familjet e tjera nuk janë miratuar për shkak të kriterit të të ardhurave,” shpjegon Gentian Serjani, aktivist i Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome.

“Në një vendim vitin e kaluar Komisioneri Kundër Diskriminimit është shprehur në një rast të ngjashëm se kjo përbën diskriminim ndaj shtresave në nevojë, ndaj këtë vit ne kemi vendosur t’i mbështesim këto familje të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë,” shton ai.

Strehimi, papunësia dhe diskriminimi mbeten problemet kryesore me të cilat komuniteti rom dhe egjiptian përballet në qarkun e Elbasanit. Edhe pse këto tema si shpesh herë në të kaluarën janë pjesë e premtimeve elektorale të partive politike në fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, aktorët vendorë që e ndjekin procesin nga afër shprehen se premtimet e partive politike rrallë herë ndiqen me vepra dhe shumë zgjedhës, ngjashëm me anëtarët komuniteti rom dhe egjiptian ndjehen të papërfaqësuar.

Të njëjtët vëzhgues vlerësojnë se ndryshe nga betejat e mëparshme elektorale kjo fushatë është më e qetë në sipërfaqe, madje ka dhe një angazhim nga komuniteti mysliman vendor që ka mes kandidatëve dhe përfaqësues të saj besimtarë praktikantë, por ajo nuk i adreson në mënyrë konkrete sfidat e mëdha me të cilat përballen shtresat më vulnerabël të këtij qarku – të cilat nuk e gjejnë veten te premtimet e partive politike.

Zona e Administrim Zgjedhor e Elbasanit përfshinë 7 njësi vendore, ku përfshihen Peqini, Belshi, Cërriku, Elbasani, Gramshi, Librazhdi dhe Përrenjasi  dhe numërohen 321,138 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve. Në vitin 2013 pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 55%, ndërsa në vitin 2009 ajo ishte 53%.

Aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjyptiane Rome në Elbasan bisedojnë me anëtarë të komunitetit | Foto nga : Besar Likmeta

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013-të Partia Socialiste mori 5 deputetë në këtë zonë, Lëvizja Socialiste për Integrim 2, Partia Demokratike 4, PDIU 1 dhe Partia Republikane 1. Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit udhëhiqet nga Taulant Balla për Partinë Socialiste, Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Aqif Rakipi për PDIU dhe nënkryetari Edmond Spaho për Partinë Demokratike. [Lexo analizën politike].

Me gjithë rëndësinë e këtij qarku që zgjedh 14 deputetë në parlament dhe zyrtarët e lartë politikë që udhëheqin betejën elektorale, Elvira Lumi, Profesore e Asociuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani, shprehet se si kurrë më parë fushata ka qenë e qetë.

“Në raport me fushatat e tjera, unë krahasoj fushatën e sivjetshme me 4 vjet më parë ose 8 vjet më parë, kjo është fushatë është ekzemplare,” tha Lumi. “Gjuha nuk është më aq agresive siç ka qenë më përpara dhe nuk ka incidente të kundërshtarëve të partive ose të simpatizantëve të njërës palë me palën tjetër,” shpjegoi ajo.

Megjithatë, edhe pse fushata është me e qetë se në të shkuarën, Lumi shprehet se partitë nuk po e shfrytëzojnë atë ashtu si duhet për të adresuar disa nga problemet e mprehta të komunitetit.

“Unë gjykoj që për sa i përket Elbasanit, është një qytet që vuan nga papunësia dhe duhet të bëhet një lloj sensibilizimi i programit të partive që bëjnë fushatë se kush është vizioni i tyre në lidhje me punësimin e njerëzve, në lidhje me interesat e shtresave vulnerabël ose shtresave në nevojë, në lidhje me emigracionin – kur ne dimë që një pjesë e njerëzve kërkojnë të emigrojnë jashtë shtetit. Kush është programi i këtyre partive që njerëzit t’i mbajnë këtu dhe të mos largohem jashtë vendit, kush është programi në lidhje me arsimin që është një nga pikat kryesore të shoqërisë që duhet të ketë si njëra parti dhe tjetra,” tha Lumi.

“Unë nuk i kam parë këto, programet nuk janë të shpalosura ashtu si do të doja unë t’i shikoja,” përfundoi ajo.

Rexhep Rada, Pedagog i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Aleksandër Xhuvani është i të njëjtit mendim kur thotë se fushata nuk ka regjistruar incidente, ndërsa nënvizon që ajo është dominuar kryesisht nga mesazhe populiste.

“Diçka që në këtë fushatë bie në sy është përdorimi mbi normalen i batutave dhe mungesa e konkretësisë së premtimeve,” tha Rada.

“Ka një mungesë të zërit të shoqërisë civile sepse instinkti i mbijetesës dominon mbi instinktet e tjera,” shtoi ai.

Mungesa e shoqërisë civile në debatin parazgjedhor si ndërmjetëse e shqetësimeve të komunitetit ndjehet dhe në tregun industrial të Elbasanit në lagjen “Rrapishtë,” ku tregtarët e vegjël ankohen për fuqinë e dobët blerëse, çfarë i kanë dënuar shumë prej tyre në kufijtë e skamjes.

Tregu industrial në lagjen “Rrepishtë” të Elbasanit, ku shumë anëtarë të komunitetit rom dhe egjyptian shesin mallra të përdorura | Foto nga : Besar Likmeta

Dallandyshja, një gjyshe 60-vjeçare, e cila rrit me tezgën e saj me rroba të vjetra 3 nipërit jetimë dhe mbesën 18-vjeçare, u shpreh se të ardhurat e pakta e kanë detyruar të bëjë zgjedhje të vështira.

“Gocën, e cila ndiqte vitin e 3-të të shkollës së mesme, e hoqa nga shkolla këtë vit,” tha ajo. “Librat e saj kushtojnë para,” Dallandyshja shpjegoi duke shtuar se shpresonte ta regjistronte përsëri vitin tjetër në mënyrë që mbesa të përfundonte gjimnazin.

Fikria, një grua 50-vjeçare që e nxjerrë jetesën gjithashtu duke shitur në tezgat e tregut u ankua se “shtëpinë e kam shumë keq, kështu është (tregon tezgën) me teneqe.”

“Pension jo, asistencën ma kanë prerë se më ikën çunat në Greqi, shumë keq,” shtoi ajo.

Sipas Ervis Çota, kreu i Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome, ngjashëm me Dallandyshen dhe Fikrien shumë anëtarë të komunitet kanë probleme me strehimi dhe arsimimin e të rinjve dhe ndjehen të diskriminuar dhe të papërfaqësuar nga institucionet që ato zgjedhin.

“Problemet e komunitetit janë çdo fushë, në strehim një pjesë shumë e mirë e komunitetit është e pastrehë, për sa i përket punësimit 99 për qind e komuniteti janë të papunë, për sa i përket arsimimit normalisht ka probleme me segregimin dhe forma të diskriminimit në institucionet arsimore- diskriminimi është pothuajse në çdo fushë,” tha ai.

“Absolutisht që nuk ndjehen të përfaqësuar nga partitë. Ato e dinë shumë mirë që partitë politike i përdorin njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe në fund fare produkti për ata njerëz është zero,” shtoi Çota.

Për shkak të zhgënjimit me premtimet e partive politike, aktivistët e Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome shqetësohen se shumë anëtarë të komunitet mund të bien pre e skemave për blerjen e votës në ditën e zgjedhjeve dhe për ta luftuar këtë fenomen kanë përgatitur një spot, që kërkon të tejçoj mesazhin që shitja e votës i bën ata skllav të politikanëve të pandershëm.

“Shumica e njerëzve që po raportojnë se shitet vota janë nga komuniteti rom dhe egjiptian dhe ne duhet të tregojmë se çfarë po ndodh,” u shpreh Gentian Serjani.

Ndryshe nga romët dhe egjiptianët, komuniteti i besimtarëve mysliman ndjehet më i përfaqësuar në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi partitë kryesore kanë futur në listat e deputetëve besimtarë praktikantë nga gjiri i tyre, çfarë i ka shtyrë pjesëtarë të tij të aktivizohen në mënyrë aktive në fushatë. Nga gjiri i komunitetit të besimtarëve mysliman listohen si kandidatë fizioterapisti Florenc Spaho nga Partia Socialiste dhe gazetari Fitim Zekthi nga Partia Demokratike.

Duke iu përgjigjur zërave që e shohin me shqetësim përfshirjen e komunitetit të besimtarëve mysliman në fushatë, kryetari i Qendrës Ndërfetare në Elbasan, Arben Ramkaj, shprehet se përfshirja në politikë është pozitive. Madje Ramkaj pretendon se shmang margjinalizimin dhe ndihmon luftën kundër rrymave ekstremiste.

“Një nga elementët e ekstremizmit të dhunshëm është që nuk e njeh shtetin ligjor, nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe e konsideron votën heretizëm fetar,” shpjegoi Ramkaj.

“Kështu që detyra qytetare e votës duhet nxitur dhe nuk duhet parë si tabu, [sigurisht] duke respektuar rregullat e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila ka një ndarje midis fesë dhe shtetit,” përfundoi ai.

Etiketa: aktivistAnalizëAqif RakipideputetdiskriminimEdmond HaxhinastoEdmond SpahoegjiptianelbasanFamiljegraGreqiKomisionerikomunitetLëvizja Socialiste për IntegrimLumiMonika KryemadhindarjeParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDIUraportrepublikaneromromëshkollashqipstrehimiTaulant BallaTreguVendimVëzhguesitVotaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Mbresat e përziera të Ballkanit

Tanja Fajon nxit Kosovën të punojë për liberalizimin e vizave

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.