AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Tanja Fajon nxit Kosovën të punojë për liberalizimin e vizave

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në një intervistë për BIRN, eurodeputetja Tanja Fajon i nxiti politikanët në Kosovë të ndërmarrin veprimet vendimtare – nëse duan që shtetasit e tyre të shijojnë lëvizjen e lirë pa viza në Europë.

Tanja Fajon. Foto: Twitter/Tanja Fajon

Tanja Fajon, raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën mbi liberalizimin e vizave, tha për BIRN se koha kur shtetasit e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen të BE-së varet nga faktorë të ndryshëm.

Ajo tha se Kosova duhet të përfundojë marrëveshjen polemike të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të luftojë korrupsionin – të gjitha këto në një kohë kur atmosfera europiane është shumë më pak inkurajuese se dikur në lidhje me hapjen e kufijve.

“Kemi shumë probleme si pasojë e krizave të ndryshme që po vazhdojnë,  si kriza e emigrantëve dhe futja e disa kontrolleve të kufijve të brendshëm, të cilat kufizojnë lirinë e lëvizjes në Europë”, tha ajo.

“Në rrethana të tilla, është sigurisht më e vështirë të futësh vende të reja në regjimin pa viza”, tha Fajon.

Megjithatë, ajo tha se të gjithë presin që politikanët e Kosovës të fillojnë të kenë rezultat në kriteret më të rëndësishme të përcaktuara nga BE-ja si kushte progresi.

“Nëse Kosova arrin sukses në një nga çështjet që janë në tavolinë, mund të ecim hap pas hapi. Ndoshta kjo nuk do të ndodhë shpejt, por është koha të arrihet diçka. Nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë komplekse”, ajo tha.

Eurodeputetja sllovene tha gjithashtu se mund të gjenden zgjidhje alternative për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, edhe pse do të qe mirë që politikanët e Kosovës të dilnin në një qëndrim të përbashkët për këtë.

“Nuk jam eksperte në çështjet e kufirit, por nëse nuk është e mundur të bëhet kjo marrëveshje e demarkacionit, atëherë është e nevojshme të gjendet një alternativë – por konsensusi duhet të vijë nga terreni në Kosovë, nga të gjithë,” tha ajo.

Fajon gjithashtu tha se në Europë ekziston një “ndjesi se kjo [ndarja e kufirit] është gjithashtu pjesë e lojës politike në Kosovë”.

“Dua të dërgoj një mesazh: ju lutemi të punoni për shtetasit e Kosovës, sepse kjo është diçka që ne të gjithë e duam dhe ata presin që të përmbushet,” tha ajo.

Fajon tha se ka shpresë që, brenda dy viteve të ardhshme, përgjatë të cilave ajo do të ketë rolin e raportuesit për liberalizimin e vizave, lëvizja e lirë mund të bëhet realitet.

Megjithatë ajo i përkufizoi deklaratat e ndryshme të politikanëve të Kosovës, mbi data të caktuara për heqjen e vizave me BE-në, si të papërgjegjshme.

“E shoh premtimin e një date… si shumë të papërgjegjshme… dhe do t’iu thosha politikanëve të Kosovës që të kufizohen për premtime të tilla, sepse kur bëjmë premtime si politikanë, njerëzit presin që t’i mbajmë ato dhe jemi të gjykuar në lidhje me to,” tha ajo.

Gjatë fushatës së fundmit zgjedhore në Kosovë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha se nëse koalicioni i tyre fitonte zgjedhjet, liberalizimi i vizave mund të arrihej brenda tre muajve.

Etiketa: BEBIRNHaradinajKosovaKosovëKrizamarrëveshjeRamush HaradinajSHShengenTwittervizaZgjedhjet
Tjetri
Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Mjedisi përballë ekonomisë në Shqipëri

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.