AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Punësimet fiktive në burgun e Reçit; paditen në prokurori zyrtarët e LSI-së

Elvis NabollingaElvis Nabolli
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardit Hotaj koordinator i saj për Malësinë e Madhe, pasi shpjegon angazhimin e LSI për vende të reja pune, e ilustron me vendet e lira në burgun e Reçit. Foto: Youtube

Pasi BIRN hodhi dritë mbi një skemë fiktive për punësime në burgun e Reçit në Shkodër në shkëmbim të votës, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një hetim administrativ duke kallëzuar penalisht disa zyrtarë të LSI-së. Kandidati për deputet i LSI i cilësoi akuzat e Ministrisë së Drejtësisë një spekulim. [custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]

Ardit Hotaj koordinator i saj për Malësinë e Madhe, pasi shpjegon angazhimin e LSI për vende të reja pune, e ilustron me vendet e lira në burgun e Reçit. Foto: Youtube

Ministria e Drejtësisë kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme disa përfaqësues të LSI në Shkodër dhe ish-funksionarë të saj, të cilët i akuzon për mashtrim të qytetarëve me vende pune fiktive në këmbim të votës.

“Ministri i Drejtësisë urdhëron kallëzimin në Prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, si dhe pezullimin apo shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga detyra,” tha Ministria në njoftim për sthyp.

“Ministri i Drejtësisë kërkon hetim penal ndaj z. Ardit Hotaj, me funksion politik – Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër z. Agron Çela dhe z. Dritan Ylli në këtë proces,” shton njoftimi.

Në një reagim pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë se kishte kallëzuar disa funksionar të LSI i dyti në listën e deputetëve po ashtu i përmendur nga ministri, Dritan Ylli e cilësoi akuzën politike. “Një sqarim për ministrin Bardhi, të paditur për shkelje të ligjit! Gënjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit të Drejtësisë, s’mund të fshehin gjendjen katastrofike të PD në Shkodër”, shkroi Ylli në profilin e tij në Facebook. Ylli tha se deklarata e Ministrisë së Drejtësisë ishte “vetëm një sajesë e turpshme dhe një spekullim”. Ai tha se më 26 qershor të gjithë “personat e të pushuarit padrejtësisht nga ai, do të rikthehen në vendet e punës”.

Pak ditë pas nisjes së fushatës, më 1 qershor, në një kronikë reklamë për LSI të bërë në një televizion lokal, nga zyrat e kësaj force politike  Ardit Hotaj koordinator i saj për Malësinë e Madhe, pasi shpjegon angazhimin e  LSI për vende të reja pune, e ilustron me vendet e lira në burgun e Reçit.

Hotaj gjatë kronikës reklamuese ku theksohet se “LSI do të thotë punësim, mirëqenie dhe zhvillim” angazhohet të shpjegojë pse për mbi 400 aplikues për vende pune në burgun e Reçit do kenë një vend të sigurt aty. “Investimi shkon diku rreth 15 mln euro, ku aty do të hapen rreth 400 vende të reja të punës, ato pak a shumë janë të ndara ne 342 vende punonjës me uniformë dhe rreth 50 punonjës të administratës”- deklaron Hotaj, ndërsa shton se në faqen zyrtare të drejtorisë së burgjeve “të gjithë mund të konsultojnë shpalljen si dhe procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që aplikantët kanë dorëzuar për të fituar të drejtën e punësimit”.

Po sipas koordinatorit të LSI- së në Malësi të Madhe i cili nuk ka ndonjë funksion në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve,  “në përfundim të këtyre procedurave ka mbërritur urdhëri 24 Majit në të cilin janë emërimet e rreth 42 fituesve të parë që janë pjesë e administratës. Shumë shpejt do të përfundojnë edhe procedurat për emërimet e pjesës tjetër të punonjësve të këtij institucioni,” thotë Hotaj në kronikë.

Urdhri që shfaqet në kronikë është firmosur nga  ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i cili u shkarkua nga detyra pak ditë pas marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Luzim Basha, e cila parashikonte që disa drejtori ku emërimet ishin bërë nga LSI të kalonin në kontrollin e opozitës.

Megjithë ndryshimet në Kodin Penal, në të cilin premtimi për vend pune në këmbim të votës dhe dhënia e votës në këmbim të vendit të punës dënohen me burg, partitë politike dhe kandidatët e tyre vijojnë të përdorin taktika të njëjtë. Në Shkodër BIRN mësoi nga të paktën dy persona se njerëz të LSI u kishin premtuar atyre vend pune në këmbim të votave, në burgun e Reçit, një investim i Bashkimit Europian  i cili ende pritet të hapet.

I pyetur për këtë Dritan Ylli i tha BIRN se vendet e punës nuk ishin premtuar në këmbim të votave. “Nuk është aspak e vërtetë që të jenë premtu vende pune në këmbim të votave për LSI, punësimet janë ba krejtësisht të rregullta dhe gjithë këto procedura sëbashku me fituesit janë shpallë në faqen zyrtare.” deklaron Ylli ndërsa shton se këto lajme kanë një prapavijë politike.

Ministri i Drejtësisë, i cili ka urdhëruar një hetim të plotë administrativ, e sheh ndryshe nga Ylli.

Madje, sipas Ministrisë edhe ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi të qytetarëve, duke krijuar perceptimin e gabuar se janë punësuar në IEVP Shkodër, që pritet të hapet në muajt në vijim, apo se ata janë në proces emërimi.

“Ministria e Drejtësisë sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në IEVP Shkodër. Çdo premtim apo deklarim lidhur me këtë çështje është mashtrim për qëllime elektorale,” thotë Ministria.

“Ministria e Drejtësisë informon të gjithë personat që u është deklaruar se janë punësuar në IEVP Shkodër, se janë mashtruar dhe duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për vënien përpara përgjegjësi penale të personave përgjegjës të kësaj skeme mashtrimi,” përfundon ajo.

*Ky shkrim u përditësua me reagimin e kandidatit për deputet të LSI në Shkodër.

 

Etiketa: BashaBashkimit EuropianBIRNBurgdeputetDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveEdi RamaEuroFacebookHetimIEVPkandidatëtlajmeliraLSILuzim BashamashtrimpaktPDProkuroriPunëRamaShkodërzhvillim
Tjetri
Zgjedhjet 2017, Elbasani, të voglat synojnë mandate

Zgjedhjet 2017, Elbasani, të voglat synojnë mandate

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.