AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Korrupsioni, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus, Nyje Debati
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i Bënçës, degë e Vjosës | Foto nga : Ivana Dervishi

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë, ndërsa i kanë dërguar të mërkurën kryeministrit Rama kërkesën e tyre zyrtare për një moratorium 3-vjeçar.

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë. 18 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë. 18 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i janë bashkuar nismës së aktivistëve që i kërkojnë qeverisë shqiptare moratorium të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

228 shkencëtarë nga vende si Austria, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Italia, Sri Lanka, Hungaria, Spanja, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Çekia etj nënshkruan memorandumin e shkencëtarëve dhe mjedisorëve, të cilën ia dërguan të mërkurën kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ata iu bashkangjitën listës së mëparshme të qershorit 2016 me 50 studiues shqiptarë.

Të njohur si miqtë e Vjosës, kërkesat kryesore të rreth 300 shkencëtarëve dhe mjedisorëve janë moratoriumi 3-vjeçar i ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe në degët e saj; realizimi i një vlerësimi të ndikimit në mjedis gjatë periudhës 3-vjeçare; si dhe një hulumtim sistematik dhe vlerësim i detajuar i lumit Vjosë nga shkencëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Firmëtarët e memorandumit iu zotuan kryeministrit Rama në letrën e tyre të sigurojnë fondet për programin kërkimor ndërdisiplinor 3-vjeçar.

“Pellgu ujor i Vjosës – në gjendjen e tij të ndikimit të pakët antropogjen – mund të shërbejë si një strehë natyrore në shkallë të gjerë dhe si një laborator më rëndësi për mbarë Europën.”

“Për shkak të vazhdimësisë së pashqetësuar lumore, të transportit të sedimenteve dhe morfo-dinamikës lumore, si dhe të biodiversitetit të tij të veçantë, Vjosa përbën një sistem ndërkombëtar model, të veçantë për dinamikën e ndërlikuar morfologjike dhe biologjike të korridoreve lumorë, për studime që ndihmojnë në bashkë kalibrimin e vlerësimit të ndërhyrjeve në lumenj, dhe mund të shërbejë si një vend krahasues ndërkombëtar për kërkime mbi ndryshimin e klimës”, shkruhej në memorandumin e shpërndarë nga RiverWatch, EuroNatur dhe EcoAlbania.

Shkencëtarët argumentuan se moratoriumi do të lejojë kryerjen e studimeve mbi ndikimin në mjedis, hartimin e programeve gjithëpërfshirëse në Vjosë dhe eksplorimin e mundësive të financimit nga BE të zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.

Miqtë e Vjosës sugjeruan gjithashtu nisjen e një procesi diskutimi të hapur ku të marrin pjesë gjithë përfaqësuesit vendorë kryesorë dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të ekosistemit të Vjosës në dobi të banorëve.

Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës. Qindra aktivistë mjedisorë i janë bashkuar gjatë vitit 2016 fushatave të ndryshme sensibilizuese për ruajtjen e Vjosës duke krijuar dokumentarë ndërgjegjësues dhe duke bashkuar fuqitë në turin disa-ditor të lundrimit në lumenjtë e Ballkanit.

Problemi i lumit Vjosë po diskutohet gjithashtu në Parlamentin Europian, i cili ka kritikuar vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar diga në Vjosë dhe ka kërkuar kthimin e Vjosës në Park Kombëtar.

Etiketa: aktivistAktivistëAustriaBanorëBEBIRNdigaDokumentarEcoAlbaniaEdi RamaEuroNaturGjermaniaHECItaliaIvana DervishiLumiMbretëria e BashkuarmbrojtjeMjedismoratoriumMoratoriumiProtestaRamaRiverwatchSHshqiptareShtetet e BashkuaraSpanjaVjosaZvicra
Tjetri

Referendumi në Bosnjë kthen debatet për luftë në Ballkan

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.