AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rritet vdekshmëria foshnjore, tregues i politikave të gabuara publike

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ | Foto : LSA

Në cepin e një publikimi të Institutit të Statistikave bëhet e ditur se në vitin 2019 vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është rritur, një trend i pazakontë dhe tregues hapave të hedhura në drejtimin e gabuar në zhvillimin shoqëror.

Ambjentet e sallës soperatore dhe inkubatore për neonatologjinë, në Spitalin Maternitetin “Mbretëresha Geraldine” | Foto : LSA.

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri arriti në 10,3 për mijë lindje të gjalla në vitin 2019 duke u rritur në mënyrë dramatike nga 8,9 për mijë që ishte në vitin 2018 apo 7.1 për mijë që ishte në vitin 2015.

Në total në vitin 2019 rezultojnë të kenë vdekur 294 foshnja nën 1 vjeç nga 257 në vitin 2018.

Të para së bashku, shifrat e vdekshmërisë foshnjore të dekadës së fundit, 2010-2020, tregojnë se rritja e vdekshmërisë foshnjore është në fakt një tendencë dhe jo një ngjarje rastësore. Dhe nëse merren parasysh faktorë të tjerë si niveli i përgjithshëm i lindshmërisë, rritja është akoma më dramatike.

Vdekshmëria foshnjore llogaritet si një pjesëtim i thjeshtë i numrit të foshnjave që nuk kanë mbijetuar deri në përvjetorin e parë pas lindjes me numrin e lindjeve totale në një vit të caktuar. Duke qenë se shanset e mbijetesës së një foshnje varen nga një numër faktorësh shëndetësorë, socialë e ekonomikë, vdekshmëria foshnjore shihet si një matës i nivelit të përgjithshëm të zhvillimit të një vendi ndërsa tendenca e këtij treguesi është sugjerues nëse vendi po përmirësohet apo po përkeqësohet. Edhe nëse e sheh si tregues përgjatë 80 viteve të fundit, (shih grafikun), është e lehtë të dallosh se përtej një tendence të përgjithshme rënëse, vdekshmëria foshnjore ka pësuar rritje në periudha të caktuara ku gjendja e përgjithshme e vendit është përkeqësuar.

Për shembull, në periudhën menjëherë pas ardhjes së komunistëve në pushtet në vitin 1945, vdekshmëria foshnjore u rrit nga niveli i frikshëm i 100 për mijë më 1940 në 121 për mijë më 1950. Ose në krizën që pasoi prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1962 apo në krizën e mesit të viteve ’90.

Rregulli i përgjithshëm është që kur niveli i lindshmërisë në një vend bie, vdekshmëria foshnjore bie gjithashtu për shkak se familjet dhe kombet kanë më shumë burime ekonomike dhe shëndetësore për të investuar te kujdesi për foshnjat. Problemi është se lindshmëria në Shqipëri është sakaq në nivelet më të ulëta në njëqind vitet e fundit ndërkohë që vdekshmëria foshnjore po rritet.

Rritja e vdekshmërisë duket se është një tregues në drejtim të kundërt edhe me rritjen ekonomike të vendit apo ecurinë e shpenzimeve për kujdes shëndetësor. Kështu, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit ekonomia shqiptare zyrtarisht ka vijuar të rritet dhe shpenzimet për kujdes shëndetësor kanë vijuar të rriten, por sërish, vdekshmëria foshnjore është rritur në vend që të ulet.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi vdekshmërinë foshnjore në kontinentin Europian i përkasin vitit 2018 dhe tregojnë se vdekshmëria është 3.5 për mijë mes 27 vendeve anëtare ku më të ulëtin e ka Estonia me 1.6 ndërsa më të lartin e ka Bullgaria në nivelin 5.8. Mes vendeve të rajonit tonë, Maqedonia e ka 5.7 ndërsa Serbia e ka 4.9. Turqia dhe Azerbajxhani kanë vdekshmëri foshnjore më të lartë se Shqipëria, respektivisht 9.3 dhe 11.1 për mijë.

Lexo më shumë:

Bebet vdesin në maternitet për mungesë inkubatorësh

Etiketa: BullgariaEkonomiaEkonomia shqiptareEstoniaEurostatkujdes shëndetësorMaqedoniaMatParaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTurqia
Tjetri
Policia turke gjurmon hakerat e sistemit audio të minareve

Policia turke gjurmon hakerat e sistemit audio të minareve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.